Dy javë më parë, kryeministri Rama nga ky podium, iu drejtua të rinjve që prisnin me ankth se të gjithë do të ishin të rregjistruar në fakultetet që dëshironin dhe që meritonin. Citoj “Kuotat e vëna bë dispozicion nga universitetet publike do të jenë deri në fund në dispozicion dhe do të plotësohen, me përjashtim të atyre rasteve kur vetë maturantët do të refuzojnë”.
Sot me datë 3 nëntor, shumë degë me rëndësi që gjithnjë kanë qenë të kërkuara dhe të synuara rrezikojnë të mbeten pa studentë, në mos kanë mbetur pa të tillë. Jam shumë e bindur që degët si arkitektura por edhe urbanistika nuk janë degë që nuk kërkohen nga të rinjtë e vendit. Sikundër edhe Matematika bashkë me Inxhinierinë Mekanike, të cilët kanë mbetur të boshatisura jo sepse studentët kanë zgjedhur por sepse shteti ka zgjedhur për studentët.
E gjithë kjo mrekulli nuk erdhi rastësisht edhe as me habi për shumicën prej nesh këtu, duke qenë se strumbullari i gjithë këtij kaosi me regjistrimet lidhet me udhëizimin e famshëm të datës 13, që njësoj si pëlhura e Penelopës bëhej ditën për t’u zhbërë natën dhe për t’u ribërë të nesërmen ndryshe. Për rrjedhojë, udhëzimi dhe shkruesit e tij luanin kungulleshkash me datën e fundit të regjistrimit.
Ndërkohë që maturantët, njësoj si çdokush që nuk pëlqen të bie në gënjeshtrat tuaja, kuptuan se rruga e vetme që qeveria kish lënë të hapur qe rregjistrimi. Prandaj ato shkuan, pë t’u regjistruar në Universitetet Private sepse edhe sistemi elektronik për të cilin kryeministri foli me sa e sa elozhe (si një tjetër arritje e rilindjes) jo vetëm prodhoi një gafë logjike; por gjithashtu i sugjeronte që nëse nuk regjistroheshin këtë fazë nuk u jepej mundësia për t’u regjistruar në fazën e dytë.
Më praktikisht, nëse një maturant do të dëshironte të regjistrohej për Arkitekturë në Universitetin e Inxhinierisë si një alternativë për fazën e dytë, nuk do t’i jepej mundësia sepse ai ose ajo duhet të regjistrohej në fazën e parë për të përfunduar natyrisht në një universitet privat. Tani, këtë lloj formati regjistrimi Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit e konsideron si zgjedhje e studentit megjithëse kjo qartësisht nuk është e tillë.
Kryeministri i vendit u shpreh përpara dy javësh “Mos u nxitoni…sepse vetëm pas pak ditësh do të shikoni se çfarë ndryshimi thelbësor është garantuar në gjithë këtë proces” dhe ka pasur shumë të drejtë sepse të nderuar kolegë në fakultetin Ekonomik, që edhe një pjesë e mazhorancës ka studiuar dhe ka dhënë mësim, dega e ekonomiksit (që do të merrej nesër me politikat makro të vendit fjala vjen) do të funksionojë me 30% të kapacitetit. Të gjithë këto studentë kanë shkuar të regjistrohen në degët e Universiteteve Private për një pagesë më të lartë dhe mbi të gjitha duke rrëzuar edhe pretendimin qeveritar se Reforma në Arsimin e Lartë do mbyllte degët e panevojshme.
Sot, pasi ka filluar viti i ri akademik dhe pasi udhëzimi i Ministres së Arsimit ka pësuar ndryshimin e disatë, vërtetohet dhe pohohet tanimë edhe nga dekanët e Universiteteve se kuotat në Universitetet Publike kanë mbetur të paplotësuara apo të plotësuara me studentë me mesatare të ulët. Duke vërtetuar edhe një herë sistemin e suksesshëm të shkatërrimit të Arsimit të Lartë dhe copëtimit të shoqërisë nga politikat vizionare të kryeministrit Rama.
I cili, ndërsa ligjëronte këtu në mbrojtje të proçkës që ka bërë bashkë me Ministren e Arsimit shprehej “Sot e gjithë lista e studentëve në çdo auditor është krijuar në bazë të rezultateve” dhe ka shumë të drejtë, aq më tepër kur pretendon se në Universitetet Publike do të ketë studentë me cilësi më të mirë se sa vite më parë. Megjithëse, sipas të dhënave nga Universitetet Publike, thuhet se studentë me mesatare tepër të ulët janë regjistruar në degët e preferuara në këto universitete përpara atyre me mesatare të lartë.
Ky pra ishte sistemi i suksesit që instaloi kjo qeveri, që përballë të vërtetës ka rrugëdalje shpifjen, ofendimin dhe manipulimin e argumenteve.
Sot, nuk u ka mbetur asnjë thërrime nga shkëlqimi i premtimeve të dikurshme, thjesht dhe vetëm ofendimi për këdo që guxon e flet.Prandaj sot si përgjigje jam e sigurtë, që do të marr baltosjen e vazhdueshme, mbushur me të pavërtetat edhe gënjeshtrat, Siç edhe ka kohë që ndodh nëreplikat tuaja. Besoj ju kujtohet si u shpreh përpara shqiptarëve, ngelëseështë opzoita. Po sot që edhe rektorët edhe dekanët po e thonë që sistemi është i padrejtë kush është ngelës në klasë, opozita që ju paralajmëroi apo kjo qeveri? E kush të paaftëët më të mëdhenj që ka njohur ky shtet prej 25 vitesh, kudo ku kanë performuar!
Kur ke një qeveri që nuk punon por prodhon vetëm sulme verbale , një qeveri që nuk krijon reforma për të nxjerrë vendin nga kjo gjendje e kupton se përse të rinjtë po largohen gjithnjë e më shumë nga ky vend: sot Shqipërisë i mungon mobiliteti social sepse qeveria u jep të rinjve në rrethe hashash për të mbjellë në vend të punës. Në këtë vend po bëhet gjithnjë e më e vështirë të punësohesh nëse nuk je militant partie dhe nëse nuk komenton në faqen e Shefit. Të dhënat e punësimit tregojnë tragjedinë e madhedëshmojnë se nuk ka aspak rritje të punësimit.
A nuk pretendon kryeministri Rama se ka punësuar deri më tani 170 mijë shqiptarë dhe kështu pasqyron një shifër të Anketës së Punës? Por, fatmirësisht ekonomia është një shkencë e cila të mundëson të vërtetosh nëse të dhënat që ofrohen janë të sakta apo shpikje e qeverive. Pra, të shohim sot nëse Rama kur flet për 170 mijë të punësuar, nga të dhënat e Anketës së Punës raportohet se në sektorin e Bujqësisë kemi një rritje me 29 mijë të punësuar në dy vjet.
Një shifër e pabesueshme kur jo më larg se disa javë më parë INSTAT raportoi se vlera e shtuar e bujqësisë është për të pestin tremujor në radhë me kurbë rënëse ku rënia më e fundit ishte me 1.48%. Se si mundet që një sektor i cili nuk prodhon rritje ekonomike dhe për rrjedhojë as punësim, të na rezultojë me 29 mijë të punësuar, vetëm magjistarët e propagandës e dinë.
Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të hapur një biznes të ri sepse taksat janë më të lartat në rajon. Një biznesi i duhet të paguajë 36.5% të fitimeve në formën e taksave, një punëdhënësi i duhet të paguajë normën më të lartë të sigurimeve shoqërore në rajon për punëmarrësin. Ky i fundit jo vetëm që nuk merr një pension të denjë në fund të punës së tij por edhe shërbimet mjekësore nuk mundet t’i sigurojë!
Shqiptarët janë sot janë vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë jo vetëm krahasuar me vendet e BE por edhe me rajonin, 30% më të ulëta se vendet e BE. Nga të dhënat e EUROSTAT vërehet që ne nuk kemi bërë hapa përpara për të përmisuar jetën e qytetarëve, ndërkohë që qeveria krekoset për gjoja arritjet e saj ekonomike. Raporti i BB-së flet për 46% të familjeve tëkëtij vendi që jetojnë me një vlerë të turpshme prej 500 lekësh në ditë.
Janë mbi 80 mijë shqiptarë që kanë emigruar në këto tre vjet, më shumë se sa çdo vit tjetër, në një eksod po aq të frikshëm sa në fillim të viteve 1990. Akoma më të frikshme janë këto shifra ku 70% e të emigruarve janë të rinj që nuk shohin shpresë në këtë vend që rilindja po përgatitet ta shpallë tërilindur tani pranë zgjedhjeve.
Dje dëgjoja teksa krekoseshin si kaposhi majë plehut se FMN kish thënë që në Janar do të shohim nqs i miratojnë ndryshimet e propozuara. Dje dëgjoja që kënaqeshin se nuk kanë qënë të aftë të shpenzojnë. Dje kënaqeshin se kanë rritur taksat me 440 milionë USD, se kanë rritur informalitetin në nivelin më të lartë të mundshëm e kanë ulur eficencën e mbledhjes së të ardhurave në nivele historike. 23,8% e PBB! A duhet të krenohemi se jemi të paaftë të investojmë? Se jemi të paaftë të mbledhim taksa? A duhet të krenohemi me këtë?!
A ka ndonjë shpresë të krenohemi sepse morrët borxh për të shlyer detyrimet e prapambetura, të famshmin borxhin e fshehur, ndërkohë që edhe pas këtij borxhi detyrimet janë të larta sipas FMN? Pretendoni se FMN ka rënë dakord me rritjen e pagave ndërkohë që FMN ka kushtëzuar sërishmi mos rritjen e shpenzimeve?
Kjo është aftësia juaj për të prodhuar ekonomi të qëndrueshme, megjithëse keni hyrë në vitin e katërt, ende nuk keni mundur të prodhoni një model ekonomik për të çuar vendin përpara, të paktën një hap më përpara se çfarë e morët.
A mund të ketë shpresë ende në këtë situatë ku përballë është një qeveri që infekton cdo qelizë të shoqërisë? Po!
Ka shpresë ende dhe këtë shpresë e kam parë në sytë e maturantëve në takimet në zonën time elektorale, e kam parë në sytë e prindërve të tyre të cilët besojnë dhe luftojnë për të ndërtuar të ardhmen.
Ka shpresë në sytë e shqiptarëve që dolën për të protestuar kundër maskaradës qeveritare, ndërkohë që terri informativ nuk mundi dot të shuante tingujt e asaj proteste.
Ka shpresë në sytë e qytetarëve të cilët e kanë kuptuar se rilindja nuk është vetëm se një paketim hashashi që ofron trullosje dhe jo shëndetësi falas, që ofron privim dhe jo arsim të lartë, që prodhon emigrim dhe jo rigjallërim ekonomik.
E kanë kuptuar se oferta që kryeministri i bëri në 2013 ishte një paketë që pasuronte njerëzit pranë tij duke ua vështirsuar jetën qytetarëve.
Kështu rilindja e armatës së Brankoleones, ka mundësuar shpartallimin jo vetëm të shtetit por edhe të shoqërisë, për të cilin do të ndëshkohet në më pak se një vit nga sot! Gjithsesi ajo që më habit sot e kësaj dite është heshtja e një pjese të madhe nga kjo mazhorancë sa i takon Reformës në Arsim, të atyre që dikur në opozitë me pathos flisnin për mjerimin e arsimit ndërsa sot janë zhdukur nga qarkullimi. Uroj që kurrë mos të jem në vendin tuaj!
Replika me Ahmetaj: Kjo qeveri cdo gjë e ka me kusht. Dhe marrëveshjen me FMN e keni me kusht. Dhe negociatat i keni me kusht. Unë nuk e di se si mund të krenohet një qeveri që ka rritur borxhin nga 61% në 72%.
Cfarë tha FMN dje, tha që mqs nuk i keni rritur pagat në 3 vite keni të drejtë ti indeksoni se paga reale për herë të parë ka qënë me rënie mbas 15 vitesh. Dhe që fondi total i pagave nuk do të ndryshojë, nuk ka rritje.
A mund të krenohet një qeveri se është e paaftë të shpenzojë? A mund të krenohet se në 2016 ka shpenzuar 58% të investimeve publike? A ka paaftësi më te madhe?
Fjala në Parlament e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, 3 nëntor 2016