Erjon Veliaj ka të paktën tre kallëzime penale në organin e akuzës, për ndërtim pa leje, shpërdorim detyre që solli si pasojë vdekjen e 17 vjecarit Ardit Gjoklaj, dhe falsifikim firme, e provuar tashmë dhe e pranuar nga vetë ai, e megjithatë, shqiptarët e shohin kryetarin e bashkisë së Tiranës, herë si dasmor të prokurorit të Tiranës, herë si mik drekash e darkash në restorante.
Ndërkohë që dosjet presin në prokurori, Erjon Veliaj jo vetëm nuk hetohet, por shpallet mik special i kryeprokurorit të Tiranës.
Me 8 dhjetor, u bë një vit që Erjon Veliaj falsifikoi firmën e policit bashkiak, për ti vënë gjobë protestës së PD. Ekspertimi ka treguar se firma e punonjësit të bashkisë ishte falsifikuar. Veliaj vetë ato ditë sfidoi ligjin duke thënë se ai mban përgjegjësi, ai e ka vënë gjobën. Por prokuroria në vend se ta cojë cështjen përpara, e emëron krushk të pandehurin.
Amjentalistët kanë bërë kallëzim penal për ndërtimin pa leje tek Paku i Liqenit, por prokuroria e Tiranës i ka zëvendësuar hetimet me qëndrime me orë të gjata në restorante më të pandehurin.
Prej gushtit, Veliaj është përgjegjës për vdekjen e Arditit, dhe mbarë shoqëria kërkon drejtësi. Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal në organin e akuzës, por prokuroria ka prioritet marrëdhëniet e mira me Veliajn, ftesat për dasëm e dreka-darkat, dhe jo hetimin dhe drejtësinë.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të ndërhyjë dhe të mos lejojë mbylljen e dosjeve me qoka e shkëmbime favoresh. Partia Demokratike gjithashtu e kujton Erjon Veliajn se në mos sot nesër do të ketë drejtësi për Arditin e shpërdorimet e falsifikimet e tij, krime të rënda që sdo të mund ti mbyllë nëpër dasma e restorante.
Deklarata per mediat e Enkelejd Alibeajt, 26 Dhjetor 2016