I nderuar z. kryetar
Të nderuar kolegë deputetë,
Meqenëse Kryeministrit i pëlqen t’i referohet raporteve të ndërkombëtarëve, të citojë edhe thënie të paqena nga Shën Tereza, Kanti etj…Meqenëse as i kupton, për të kënaqur kërshërinë e tij dhe të kolegëve deputetë, por edhe të qytetarëve që në këtë orë na ndjekin, do t’u referohem vetëm raporteve të fundit që për fatin e keq të Ramës janë me bollëk, dhe mjafton t’u referohemi atyre si albitër i paanshëm…
Raporti I para dy ditëve i Eurostat thekson që Shqipëria, nën qeverisjen, politikat dhe reformat e Ramës, është “suksesshëm” vendi i dytë më i varfër në Evropë, me të ardhura për frymë vetëm sa 30% e meatares së vendeve të BE, duke lënë pas vetëm Bosnjën në vendin e fundit me 28%.
BERZH, në një studim që publikoi para disa ditësh ndalet më atë që Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit, e që ai (korrupsioni) mbetet sfida më e madhe.
Po ashtu, Banka Botërore në Country Snap shot (Albania) (tetor 2016): Poverty rate – niveli i varfërisë në Shqipëria është 47.5% ndërkohë që e lamë në nivelin 12.5% në 2013.
Dhe sot, ju qeveritarë, guxoni e na thoni që jeni solidarë… politikat tuaja janë solidare…Po ku është solidariteti kur ju jeni pasuruar shumë më shumë në vitet e fundit dhe qytetarët janë varfëruar shumë më shumë.
Po si mund të thoni sot që ju bëni politika solidare, kur qytetarët s’kanë me cfarë t’i ushqejnë fëmijët e tyre…
- Kur 100 mijë fëmijë s’kanë vafte ngrënie të mjaftueshme.
- Kur 50 mijë fëmijë shfrytëzohen për punë në rrugë?
- Kur me politikat tuaja keni spastruar popullsinë, këni zbrazuar fshatra të tëra, mbi 200 mijë shqiptarë janë larguar në dy vite
- Ndërkohë që 200 mijë të tjerë kanë aplikuar vetëmnë njëvit, pra gati 10% e popullsisë ose janë larguar ose po tentojnë të largohen.
Raportet e fundit të agjensive të mirënjohura ndërkombëtare tregojnë dështimin e reformave të Qeverisë Rama. Sot Shqipëria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në Evropë. Ka dështuar totalisht në implemetimin e ligjit të dekriminalizimit dhe antikorrupsionit. Sot vendin e kanë marrë peng trafikantët dhe bandat. Sot shteti ligjor është nën kthetrat e kriminelëve që bëjnë ligjet.
Thoni 24 ore në ditë që doni Vetting. Shumë mirë! Edhe unë, edhe kolegët e mi jemi pro Vetting-ut, sa më parë! Shqiptarët duan dhe meritojnë drejtësi! Por nuk meritojnë drejtësinë e kapur nga Edi Rama, por atë që ata realisht meritojnë! Ndaj, dua t’i bëj një apel Ramës të mbajë duart larg drejtësisë! Pasi drejtësia e Ramës është e lyer me duart e bandave dhe kriminelëve!
Korrupsioni dhe bandat kriminale janë të këqijat më të mëdha të këtij vendi.
Rama së pari
- Kriminalizoi parlamentin, dhjetëra depujtetë me problem më drerjtësinë shqiptare por edhe ndërkombëtare
- Kruminalizoi administratën, dhjetëra drejtues u vërtëtuan të kishin precententë penale e të dënuar;
- Kriminalizoi ekonominë me paratë e drogës që mbushi tërë sipërfaqen e vendit.
- Më pas krinimalizoi edhe votën duke humbur shpresën shqiptarëve që vota e tyre do të shkojë e do të lexohet ashtu si duhet.
E përsëris: Shteti i së drejtës është marrë peng, ndaj edhe deklaratat e Ramës tashmë s’i beson më askush refuzimi për hapjen e negociatave ka vetëm një përgjegjës, dhe ai është Edi Rama!
Të nderuar kolegë,
Korrupsioni dhe krimi ka kapluar vendin!
Shëndetësia zë vendin e parë por për korrupsionin që e ka pushtuar. Ministri i Shëndetësisë zë vendin e parë, por për të korruptuar dhe për figurë të urryer!
Korrupsioni tashmë i përhapur në cdo qelizë në shëndetësi, ka shkatërruar cdo shtyllë të saj, por ajo cfarë është shqetësuese është që po ju mohon qytetarëve atë çka atyre jau siguron kushtetuta: të drejtën për shërbim shëndetësor.
Po si mund të marrin kurën mijëra pacientët me kancer te onkologjiku kur më shumë se 400 mln euro shkojnë për koncesionet e check up, sterilizimit, dializës e tani laboratorëve? Që 400 mln shkojnë për shoqen Vilma, për shokun Ilir (jo beqa), për pronarin e kafenesë në një rrugë të humbur në Berat, e tani për klientin që ju siguroj e ka gjetur prej kohësh Beqa, sipas përmasave të fitimeve nga ai po qep koncesionin e laboratorëve.
Në media është vënë alarmi: çdo dy ditë vdes një pacient në spital për mungesë të barnave, kurave, dozat e nevojshme. “Velcade” quhet një kimiopreparat që mban peng dhjetëra të sëmurë në shërbimin e hematologjisë. Mungojnë nga antibiotikët te citostatikët lista e medikamenteve që mungojnë është e gjatë ato janë shumë të shtrenjta e nuk mund ta sigurojnë shpesh herë vetë pacientët: endoxan, Mabthera, etj.
Një zotëri i cili ka 11 vjet spitalevë pasi e shoqja është e sëmurë, thotë që një dozë kushton 2500 euro, ndërkohë gruas së tij i duhen 3 doza. Ai merr vetëm 130 mijë lekë në muaj pension. Si mundet ai t’i sigurojë gruas së tij këtë medicament?
Pyes z. Ahmetaj. A është kjo Qeveri Solidare? Që Vilma merr 185 mln lekë në muaj pa bërë asnjë analizë, pa bërë asgjë, ndërkohë që një pacient në dy ditë mund të humbi jetën në spital?
“Jemi bërë të thërrasim: ku je Enver! Le të më vrasin por të më japin të drejtën 11 vite spitaleve. Çdo dy ditë vdes një pacient, dje vdiq një nga Saranda” thotë familjari I pacientes të sëmurë me kancer (raporton gazeta Shëndet+).
Mendoni pak: diktatura, dhuna e ushtruar, shkelja e të drejtave nga qeveria Rama, është shumë herë më keq se dhuna më e egër e qoftëlargut!
“Open data” tregon që janë bërë 3 herë blerje nga QSUT për “Velcade”, por pacientët nuk e marrin atë ose e marrin vetëm ata që njohin Ministrin apo pushtetarët të tjerët, thjesht mund t’i luten zotit që t’i shpëtojë.
Pyes përsëri Ministrin e Ekonomisë: a është qeveri solidare kjo? A është sociale? A e mbron të varfërin? A ja merr të pasurit për të ndihmuar të varfërin? Këta janë pyetje retorike gjithkush e di përgjigjen.
Po pse nuk ka barna, kura, terapi për pacientët? Pse nuk investohet në public? Pse nuk mbështeten mjekët?
Të gjithë tashmë e dimë: Ministri nuk është më përfaqësues i qytetarëve, por është përfaqësues i klaneve e klientëve 24 orë punon vetëm për ta, për veten dhe shefin e tij në Qeveri.
Nuk e di si ndiheni ju kolegë deputetë të maxhorancës, por mua më vjen turp kur dëgjoj Ministrin e Shëndetësisë që pa u zverdhur, skuqur, pa ju dridhur qerpiku, të pranojë publikisht e botërisht që ai shoqe Vilmës i jep cdo muaj para për 10000 analiza që ajo s’i bën kurrë që çdo muaj 185 milionë lekë në muaj ose 2.5 miliardë lekë në vit, të taksave tonë, taksapaguesve shqiptarë shkojnë në llogaritë e Vilmës? Ramës? Beqes? Ndërkohë që pacientët cdo ditë mund të humbasin jetën për mungesë të Velcades apo barnave të tjera?
Sa spitale modern, qendra shëndetësore mund të ishin ndërtuar me këto fonde? Sa pacientë mund të ishin kuruar apo shpëtuar nëse këto para s’do t’i jepeshin Vilmës, apo Ilirit, po të bëheshin barna, pajisje, aparatura në spitale apo QSH?
Por nuk mbaron me kaq. Tani para zgjedhjeve kanë vendosur të japin edhe laboratorët me koncesion. Koncesion me afat 10 vjecar, me një total rreth 100 mln euro, që tejkalon mandatet e disa qeverive por janë zgjedhjet e ju duhen para, para për të blerë votat.
I kam dërguar shkresa zyrtare, i kam kërkuar të dërgojë Studimin e feasibilitetit, miratuar më anë të një ligji në këtë PArlament. Por ai refuzon. Refuzon të vijë në Komision! Refuzon të japë informacion e t’i përgjigjet deputetëve?
Çfarë i jep këtë siguri Beqes i cili refuzon të sjelle një studim të një marrëveshje për të cilën ka marrë votat në këtë kuvend? Po për cfarë e këni dhënë ju votën të nderuar kolegë? Që të vijë Beqa e t’ju thotë: s’dua t’jau jap raportin sepse kështu më pëlqen? E pastaj pas insistimit e pas presionit edhe të LSI të sjellë një raport në të cilin ka fshehur të dhënat më të rëndësishme? Sepse thotë që janë konfidenciale? Sepse qenkan konfidenciale për ne, ligjvënësit, por Beqaj mund t’ki ketë, që t’ja japë asaj kompanie të cilën e ka parazgjedhur ai dhe Rama.
Çdo gjë, terr informativ! Mungesë transparence! Për një koncesion i cili shumë shpejt mund të kthehet në rrezik të madh edhe kombëtar. Mund të kthehet në një rrezik për financat, për buxhetin. Mund të na kthehet në rrezik për shëndetin. Për mirëqenien e qindra familjeve. Rrezik për madje edhe sigurinë kombëtare!
Pse inistohet kundër vullnetit të të gjithë profesionistëve, teknikëve dhe mjekëve të laboratorëve, duke i shmangur duke i injoruar ata, dukë neglizhuar qëllimshëm cdo sensibilizim në lidhje me rreziqet që mund të vijnë? Dëmet që mund të shkaktohen?
Po pse aplikohen këtu në shqipëri formula që askush nuk guxon ti aplikojë? Edhe vëndet më të zhvilluara? Kur edhe të gjitha eksperiencat ndërkombëtare nuk tregojnë asnjë sukses?
Në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk është aplikuar kjo praktikë e kushtueshme dhe monopoliste, që cënon sigurinë e shëndetit të popullatës. Projekte pilot me asistencën financiare të Bankës Botërore janë kryer në në disa vende si Egjipti, India dhe në Nigeria është testuar në disa spitale.
Çfarë thonë profesionistët e fushës?
“Çdo sugjerim dhe rekomandim mbi aplikimin e PPP në formë koncesioni në sistemin laboratorik publik është bazuar në konsultime të gjera me profesionistë të mjekësisë laboratorike, të shoqatave europiane dhe botërore të mjekësisë laboratorike, dokumneta strategjike të Bashkimit Europian sic është Raporti i Panelit të Ekspertëve të Komisionit Europian lidhur me “Analizën ekonomike dhe vlerësimin e partneritetit publik privat në shëndetësi në vendet e Bashkimit Europian” dhe publikime periodike shkencore”.-thuhet në deklaratën e Shoqatës së Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike shqiptare, e cila argumenton si më poshtë:
- Nuk ka të dhëna të qarta dhe të provuara për suksesin e PPP në shëdetësi.
- Komisioni i ekspertëve të KE shprehet në rekomandimet e tij se “nuk është e mundur t’ju japim nje rekomandim të bazuar në evidenca shteteve anëtare të BE lidhur me rolin e PPP në shëndetësi”
- PPP në shëndetësi KA PASUR MË SHUMË HIJE SE SA DRITA” ( referuar sistemit Spanjol)
- PPP në shëndetësi ka një shtirje shumë të vogël në vendet e BE
- Nga analiza e panelit të eksperteve të KE rezulton se PPP ne te gjitha vendet e BE perfshin vetem 1% te investimeve ne sektorin e kujdesit shendetesor; perjashtim ben vetem Anglia dhe Portugalia.
- Nuk kemi asnjë evidence as nga dokumenta të BE, IFC dhe as nga vëzhgimi i literatures periodike shkencore lidhur me aplikimin e PPP në shëndetësi në formë të centralizuar dhe të gjeneralizuar.
- Ndërkohë në Shqipëri është kërkuar të studjohet aplikimi i PPP në formë koncesioni në 18 laboratorë publike spitalore që përbëjnë mbi 80% të sistemit laboratorik publik në vend.
- Krijohet monopol dhe dominim tregu (shembulli negativ i Aeroportit Nënë Tereza). Operatori privat do të orientohet nga fitimi duke u kufizuar dhe përqëndruar në kompani diagnostike me të cilët do të bëjë marrëveshje preferenciale.
- Koncesionari do të ketë interes të rrisë numrin e analizave me qëllim rritjen e fitimit ( rrezikohet të kemi inflacion testesh laboratorike). Për këtë qëllim ai do të nxisë mjekët kliniciste që të kërkojne sa më shumë analiza dhe kështu do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe fiktive pagesa që shteti, nëpërmjet taksapaguesve, duhet t’i rimbursojë kompanisë private.
- Shembulli i Lesothos në Afrike ku një spital i ngritur sipas këtij modelit sot merr 1/2 e buxhetit të shëndetësisë së atij vendi.
- Nuk ka asnjë shembull ku shërbimi laboratorik unikal universitar i një shteti të jepet me koncesion.
- Aplikimi i këtij projekti në QSUT do të kishte efekte të shumëfishta negative jo vetëm për karakterin unik të shërbimeve laboratorike në këtë qendër universitare, por dhe në dëmtimin e parikthyeshëm të funksionit pedagogjik, edukativ-formues dhe shkencor të këtyre shërbimeve, që janë qendra kombëtare unike dhe ekselence për formimin, specializimin dhe punën kërkimore të të rinjve në këto fusha.”
Nëse pyet Përfaqësuesit e Shoqatave të Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike apo të teknikëve të laboratorëve, deklarojnë që nuk kanë asnjë dijeni e nuk janë konsultuar për koncensionin e shërbimit laboratorik mjekësor. As nuk janë pyetur, dhe as nuk janë përfshirë në asnjë grup pune. Pra, tinëzisht, profesionistët dhe ekspertët më të mirë janë përjashtuar nga vendimmarrja, megjithëse ligji thotë ndryshe!
Ministri thotë që është sektor që ka nevojë për investime të mëdha të cilat Qeveria nuk I bën dot se nuk i ka paratë. Justifikim bajat, i cili nuk qëndron aspak: Ky justifikim është hedhur poshtë nga ata që tërë jetën e tyre i janë përkushtuar kësaj fushe, pasi investimet e viteve të fundit nuk mungojnë, dhe as stafi i trajnuar e professional nuk mungon.
Është e rëndësishme të theksohet që analiza laboratorike është akt mjeksor, ashtu si kryerja e cdo procedure tjetër si vizita, dëgjimi me stetostoskop, kirurgji etj e si të tilla nuk mund të trajtohen “e bën aparati analizën”.
Shërbimi laboratorik është në funksion të të gjitha shërbimeve të tjera, kardiologjisë, pediatrisë, kirurgjisë etj. Nëse kirururgu, gjinekologu janë të fokusuar vetëm në punën e tyre, me anën e analizave laboratori i ORIENTON të gjithë të tjerët. Pa frikë mund të themi se laboratori vendos 80-90% të diagnozave. Për këto e për shumë arësye të tjera, ky shërbim duhet të mbetet shërbim public.
Ndaj, I kërkoj Kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë ta tërheqin sa më parë këtë iniciativë të rrezikshme për shëndetin, për buxhetin, për kërkimin shkencon, për mirëqenien e 850 familjeve por dhe të sigurisë kombëtare.
Ju kërkoj ta tërhiqni sa më parë këtë aferë korruptive dhe abusive dhe 8 mln Eurot e alokuara për laboratorët t’i rialokojini për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Fjala në Parlament e Albana Vokshit, 15 dhjetor 2016