Partia Demokratike dënon kërcënimin me jetë të ish-kryetarit të Bashkisë, Leskovik, Fatmir Guda, një akt kriminal qartazi me sfond politik dhe me nxitjen e zv-kryeministrit, Niko Peleshi.
Zoti Guda një anëtar dhe aktivist i Partisë Demokratike, mori kërcënime të përsëritura gjatë fushatës së fundit zgjedhore në Kolonjë, por kulmi arriti dy ditë më parë kur bandat e lidhura me pushtetin i vendosën pistoletën në kokë.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë me shpejtësi këtë rast të rëndë, këtë kërcënim kriminal dhe të nxjerrë para ligjit bandat e Peleshit.


Deklarate e Partise Demokratike, 30 Dhjetor 2016