Gjimnazistja pyet kryeministrin: Cfarë duhet të ndodhë tjetër që të veprosh

Jam Amanda 18 vjeç.
Dua të pyes sot Edi Ramen; përse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie?
A nuk i mjafton Edi Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë? Nuk i mjafton dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge?
A e ka menduar Edi Rama se duke qëndruar në krah të Elvis Rroshit po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve?
A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët?
Cfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim?
Cfarë duhet të ndodhë tjetër që Edi Rama ta shkarkojë Elvis Rroshin?


Deklarate per mediat, 24 Dhjetor 2016