Fshatrat e Korçës i ka gjetur dimri më të varfër dhe me pamundësi për të siguruar lëndë drusore për ngrohje. Eleina Qirici ishte pranë banorëve të Pojanit të cilët e kanë të pamundur të përballojnë ngrohjen për shkak të mungesës së furnizimit me dru dhe rritjes së pritshme të akcizës së gazit. Çmimi i druve ka shkuar deri në 60 mijë lekë për metër kub.
Banorët thanë se paguajnë taksa tek bashkia për ndricim, gjelbërim, pastrim por nuk marrin asnjë shërbim nga Bashkia apo subvencione nga qeveria.
Qirici tha se barra fiskale për këta banorë dhe të gjitha fshatrat vjen duke u rënduar pasi bashkia nga njëra anë ka tarifat e veta dhe qeveria tregohet arrogante me mungesën e subvecioneve në bujqësi e blegtori si dhe me taksat e larta të imputeve bujqësore.
“Fshatrat e Korcës kaq të pasur në resurse natyrore dhe njerëzore janë sot në mjerim të thellë nga qeveria e bashkia e fasadave dhe korrupsionit. I bej thirrje kryetarit të bashkisë të mos mendoje vetëm për qendrën e Korcës por të kthejë syte nga fshatrat që janë në mëshirë të fatit-tha deputetja Qirici.
Në takim dhe me nënat e të rinjtë te Pojanit deputetja Qirici diskutoi varfërinë dhe papunësinë e madhe ku çdo dyqan ka ushqime me lista prej muajsh të papaguara.
Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 4 Dhjetor 2016