Zonjës Angela Merkel
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë
Tiranë, 20 dhjetor 2016
E nderuar Zonja Kancelare
Me dhimbje dhe indinjatë mësova mbrëmë për sulmin terrorist në Berlin ku shumë njerëz u vranë e u plagosën rëndë. Agresorët e shefat e tyre nuk synonin thjesht të vrisnin njerëz të rastësishëm në një treg Krishtlindjesh, por të godisnin Gjermaninë me rolin lider të saj në Europë e më gjerë, për mbrojtjen e vlerave dhe lirive tona.
Më lejoni që në emër te Partisë Demokratike të Shqipërisë t’ju shpreh Ju dhe popullit gjerman solidaritetin më të fuqishëm. Ndërsa lutemi për viktimat, ngushëllojmë familjet e tyre dhe jemi pranë të mbijetuarve.
Sinqerisht i juaji,
Lulzim Basha
Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë