Vrasjet brenda familjes kanë tronditur opinionin publik. Gratë demokrate e shohin të lidhur këtë dramë me pasojat e varfërisë së tejskajshme, papunësisë dhe depresionit që po përjeton shoqëria shqiptare vitet e fundit. Në një takim të mbajtur në Shkodër, Albana Vokshi bëri përgjegjëse qeverinë për gjendjen e krijuar.

“Eshtë një rritje e tmerrshme e nivelit të dhunës në Shqipëri. Varfëria e tejskajsshme është një prej arsyeve të kësaj dhune. Kjo qeveri e ka rritur nivelin e varfërisë nga 12.5% sa ishte në 2013, në 50%. Dhe këto statistika pasqyrohen në raportin e Bankës Botërore. Shteti ka për detyrë të sigurojë dhe mbrojë jetën e qyyetarëve të saj, jetën e grave, burrave dhe familjes. Ministri ka larë duart duke thënë që nuk ka përgjegjesi. Hallkat e mekanizmit të mbrojtjes për gratëdhe fëmijët nuk funksionon dhe Rama është pergjegjës. Në një vit, 7 gra janë vrarë prej dhunës në familje, 5 prej tyre me urdhër mbrojtje. Si nënë jam shumë e revoltuar sepse nuk kemi mbrojtje për  fëmijët. Janë regjistruar më shumë se 3 mije raste dhune në 3 muajt e fundi të 2015, 80% e saj vjen prej varfërisë. Eshtë rritur dhuna ndaj fëmijëve. Kam një apel për gratë. Të reagojmë jo për partitë politike, por për sigurinë e familjeve tona”, tha Vokshi.

Ajo theksoi se shumë gra dhe vajza kanë kerkuar azil për shkak të këtij depresioni dhe varfërie që po jeton sot shoqëria shqiptare.

“Vitet e fundit është rritur prezanca e dhunës, prej rritjet së depresionit nga ekonomia, mungesa e sigurisë. Në Bashkinë Shkodër janë rreth 47 raste ekstreme të grave dhe të rejave që janë trajtuar në sistemin e referencës, ndërkohë sistemi nuk funksionon. Në Shkodër varfëria është shumë e madhe, 571 gra marrin ndihmë ekonomike”, tha Ademi.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë në bashkëpunim me Kondrad Adenauer Stiftung do të organizojnë në të gjithë Shqipërinë takime me gratë dhe vajzat me qëllim përfaqësimin e gruas në politikë.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 6 Dhjetor 2016