Kërkesa gjendet në tryezën e Edi Ramës, ja argumentimi i plotë ligjor për shkeljet që ka kryer Dako në favor të kreut të krimit të organizuar
 
Këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në Durrës dhe deputetët e këtij qarku, kanë dorëzuar dje në zyrën e kryeministrit kërkesën zyrtare për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, për shkeljet e rënda të ligjit duke favorizuar lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, kreu i krimit të organizuar në këtë qytet.
Jashtë rasteve të parashikuara në ligj, Vangjush Dako ka garantuar punësimin e Lulzim Berishës. Dako ka kryer shkelje të rënda, duke lëshuar vërtetim për punësim pa u mbështetur në asnjë ligj të Republikës së Shqipërisë.
Më poshtë, letra e plotë dhe argumentimi ligjor i kërkesës për shkarkimin e Vangjush Dakos.