Enkeleid Alibeaj thirrje prokurorisë dhe KQZ të zbatojnë pa zvarritje ligjin e dekriminalizimit
Zbulimi nga media i rastit të deputetit të mazhorancës, Shkelqim Selami, i cili ka fshehur të dhënat dhe nuk ka deklaruar një dënim në Itali për trafik qëniesh njerëzore, tregon edhe një herë pse Edi Rama nuk e do dekriminalizimin, e pengon atë, dhe nuk është i gatshëm ta zbatojnë.
Ndërkohë që Europa e ka theksuar, e ka vënë tek kushtet e vendit tonë për integrimin europian, Edi Rama nuk bën asnjë përpjekje për aplikimin e dekriminalizimit, për ndarjen me krimin, me personat me të shkuar kriminale që i ka në parlament, në bashki e në zyra qendrore.
Jo vetëm nuk shkarkon Rroshin, të cilit ia quajti publikisht të mbyllur shërbimin kur i doli dënimi në Itali për përdhunim, por jep letra rekomandimi për kreun e bandës në Durrës, Lulzim Berisha, dhe del se po pasuron radhët me anëtarë të rij të klubit të krimit, me deputetë si Selami.
Pra Edi Rama vazhdon kontratën e tij me krimin në të gjitha format, dhe nuk ka ndërmend të ndahet prej tij.
Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve që ligji i dekriminalizimit i ngarkon me këtë detyrë, KQZ dhe Prokuroria, të veprojnë me shpejtësi, të mos i zvarrisin rastet si deputeti Selami, e të tjerë deputetë dhe kryetarë bashkie të kësaj mazhorance.
Eshtë koha për pastrimin e politikës nga krimi.