I nderuar Drejtues i seancës,

Të nderuar Kolegë deputetë

Kemi hyrë tashmë në sesionin e fundit të kësaj legjislature. Vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e tjera parlamentare dhe ethet e Kryeministrit qartazi shfaqen edhe në këtë akt normativ të buxhetit 2016 që vjen si një lëmoshë elektorale për të gjithë shtresat më vulnerabël të shoqërisë që ai I injoroi për 4 vjet duke rënduar më së shumti në sektorët më jetikë shëndetësi dhe arsim…Përrallat me premtimet e para 4 VJETËVE po na vijnë cdo ditë si një “déjà vu” e shëmtuar.

Është koha kur cdo shqiptar duhet të bëjë bilancin: a është më mirë tani se para 4 vjetësh???!!!

Bilanci i realizimit të premtimeve Rama është ZERO!! Ku më së shumti bërtet “Shëndetësia Falas”…

Premtoi arësim për të gjithë, edhe për të pamundurit por të rinjve ju mbylli dyert e shkollave. Nxënësit e shkëlqyer I detyroi paguanin te privati ose të merrnin rrugët e azilit… pa kthyer kokën pas….

Premtoi 300 mijë vende punë…por lajtmotiv I Ramës në këto 4 vite ka qenë: vende punë ka, por s’ka profesionistë… Vende punë ka…por shqiptarët janë dembelë, janë parazitë. Vende pune ka sa të duash, – thotë Rama – por fëmijët tuaj janë budallenj sepse duan shkollë të lartë, duan juridik, mjekësi, ekonomik, inxhinieri, e nuk bëjnë kasapin, tornitorin, elektricistin, pastruesin… vende pune ka – thërriste KM -por jo në Shqipëri…në azil. Në Shqipëri ofroi punë:

  • në kultivim apo prodhim apo transport hashashi
  • apo në Sharrë, pa kontratë e siguracione, pa standarte e kushte… në landfillet e vdekjes..ku një nënë e 2 fëmijëve dhe Arditi vetëm 17 vjec humbën jetën në mënyrë tragjike..

Premtoi integrim dhe dëmshpërblim 100% të ish përndjekurve por as I integroi as I pagoi … madje I sfidoi vuajtjet, dhimbjet, burgimet, internimet, historitë rrënqethëse të jetës së tyre me shallet e kuqe në qafë, me yllin 5 cepësh, me bunkerin para teatrit kombëtar….

Premtoi taksa të ulëta për 97% të qytetarëve dhe mirëqenie…por solli mbolli varfëri e skamje…Banka Botërore në raportin e nëntorit 2016 evidenton që gjysma e popullsisë në vend jeton në varfëri…

Premtoi administratë të depolitizuar dhe emerime në bazë të meritokracisë por administrata u boshatis nga ekspertët e profesionistët dhe u mbush ose me ata që jepnin zarfet nën dorë, ose me militantë listash të ministrave apo deputetëve që nëse nuk merrnin pjesë në aktivet e PS… Ministrat (I shëndetësisë) mund ta pushonin nga puna me një telefonatë dukë I uruar edhe “suksese në jetë”…

Premtoi rend e siguri, luftë ndaj krimit…por bandat janë kudo, hashashi ka bërë të gjelbër të gjithë shqipërinë që e ktheu në kolumbinë e ballkanit; vrasjet për hesapet e drogës u rritën ndjeshëm… Rama kriminalizoi parlamentin, administratën, ekonominë dhe votën…

Premtoi mbështetjë për nënat kryefamiljare dhe gratë në përgjithësi por përtej fasadës dhe propagandës së shifrave gratë I ktheu në viktimat më të mëdha të qeverisjes së tij…I la pa punë, pa ndihmë ekonomike, pa strehë, pa akses në shërbimë sociale, I la pa mbrojtje e mbështetje..

Po, një gjë e ka bërë suksesshëm…ngriti një makinë stërmadhe e të frikshme propagande…plot ngjyra e plot gënjeshtra, mashtrime, e propagandë që funksionon me intensitet duke u munduar të “shpëlajë” trurin e shqiptarëve…

Diku përmend batuta bajate, shpesh përmend fraza nga personalitete të shquara…vë në gojë të Imanuel Kant, Shën Terezës, Milan Kunderës thënie që në fakt ata kurrë si kanë thënë (e s’mund t’I thonë se janë pa sens)… por Rama pa ju dridhur qerpiku I shpik si ja ka qejfi dhe interesi për të mbuluar kompleksin e tij të mosdijes e paaftësisë…Diku fyen gratë, e diku burrat për gratë…diku me arrogance përbuz qytëtarët që I shkruajnë për hallet e tyre në rrjetet sociale: “ti që ke fb s’mund të jesh I varfër” – është përgjigja e Kryeministrit Rama…Do isha shumë kurioze të dija cili është nocioni I Kryeministrit për varfërinë???!!!

Po kryefamiljari që u vetëvra para dy ditësh se nuk mund të paguante faturën e dritave (80 mijë lekë) a ishte I varfër??? A kishte vallë cellular apo fb????

Le të vijmë te Shëndetësia që është në ditën e saj më të zezë. Koncesionet e check up, dializës, sterilizimit dhe tani I laboratorëve e kanë ngrënë, thërmuar, shkatërruar shëndetësinë… Prej tenderave dhe politikave korruptive në spitale mungojnë që nga garzat, shiringat, vigonët te diazepam, paracetamol, antibiotik e deri te ilacet dhe kurat më të shtrenjta që kanë shkundur edhe qindarkën e fundit nga xhepat e shqiptarëve, I kanë futur në borxhe ose I kanë bërë të marrin kredi në banka për të shpëtuar jetën e familjarëve të tyre…

Edhe kur gjenden barnat apo mjetet në spitale..cilësia shpesh është e ulët, ose janë fallco, të skaduara, të pakontrolluara, pa vulë, pa standarte…Jo më larg se para dy ditësh një mjek I nderuar akuzonte drejtpërdrejt Ministrin dhe drejtuesit e QSUT për humbjen e familjarit të tyre për shkak të stentave jo cilësore që ishin tenderuar… Kush është fajtor për këtë z. Rama? A mban kush përgjegjësi??? E atje ku nuk reagon ministria apo kryeministria duhet të reagojë Prokuroria, Drejtësia!!!

Mbyllët shkollat për 2 javë se thatë…ka grip. Mbyllja e shkollave ishte preteks për të fshehur një dështim tuajin të madh, jo vetëm nuk ndërtuat dot asnjë shkollë të re, por as nuk vutë dorë për 4 vjet me rradhë në asnjë shkolle a kopësht…

Cdo muaj të gjithë ne paguajmë taksë të shumfishuar për infrastrukturën e arsimit (fatura)…ku shkojnë këto lekë??? Ku shkojnë paratë e taksave tona që paguajmë pikërisht që fëmijët tanë të kenë të gjitha kushtet në kopshte e shkolla???

Mbi 400 milionë euro ka dhënë Rama për 4 koncesione që s’vlejnë kurrgjë, …ndërkohë që shkollat janë në gjendje të mjeruar.

Mbi 400 milionë euro koncesione në shëndetësi për klientët e tij ndërkohë që nuk blen në kohën e duhur, sasinë e duhur dhe cilësinë e duhur të vaksinave për grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë nga gripi.

Por…le të bëjmë për një moment budallain …e të besojmë që Rama I mbylli shkollat për shkak të gripit… Janë ngritur shumë akuza, pretendime e pyetje drejtuar Ministrit të shëndetësisë për kohën e përdorimit dhe cilësinë e vaksinave antigrip.

Dyshime të forta janë ngritur që vaksinat kineze kanë hyrë në kundërshtim me ligjin “Per barnat dhe sherbimin farmaceutik ne Republiken e Shqiperise” e nuk përmbushin kriteret e përcaktuara në nenet 12, 33, 48, 50 etj. As etiketimi nuk mbante shenjën përkatëse, as udhëzim në shqip nuk kishte. Ndërkohë që një pjesë e personelit ka përdorur vaksina që janë prej kohësh të regjistruara në Shqipëri dhe janë të prodhuara nga kompani të mirënjohura në botë, për popullsinë u shpërndanë vaksina të dyshimta e thonë të paautorizuara nga institucionet ndërkombëtare …

Po, do thotë Ministri: ca problem ka këtu??? Kalit të falur nuk I shihen dhëmbët…

Që në fund të dhjetorit Ministri ka pasur mbi tavolinë raportin që do plaste epidemia e gripit dhe nuk reagoi, nuk lëvizi as gishtin për të marrë masat e nuk kreu as detyrimin minimal për të informuar popullatën në lidhje me të…

Tenderi u mbyll në fund të dhjetorit kur dihet që cdo vit vaksinimi duhet të nisë ne vjeshtë e jo në dt 5 janar…Ekspertët e fushës thonë që vaksina do 30 – 40 ditë kohë që të shfaqë efektet e saj dhe hedhin dyshime madje dhe akuza për përdorimin e tyre në mes të epidemisë… disa jetë qytetarësh dhe fëmijësh humbën për shkak të gripit…

A mund të ishin shpëtuar këto jetë nëse reagimi nuk do ishte I vonuar dhe konfuz???

Të nderuar kolegë,

Dje më njoftuan nga Berati që një fëmije 3 vjec ka humbur jetën për shkak të gripit. . . “Krimi qendron – më shkruan një djalë në fb- në faktin që ambulanca apo makina tjera te Spitalit Rajonal Berat e kanë lënë nënën ta marri ne krah foshnjen pa jetë dhe ta dergoj ne shtëpi. Asnjë deklarate nga spitali apo gazetaret.Po mundohen ta fshehin. Policia nuk u paraqit ne spital. nuk ka as gazetare as policë. sipas punonjeseve, drejtori i spitalit ka dhene urdher mos te behet publike”.

  1. Ministër a jeni ju në dijeni të kësaj ngjarje të rëndë?? Cila është arësyeja që mbani të fshehta këto ngjarje???

Unë kërkoj që të shqyrtoni këtë cështje, të merrni masa të menjëhershme e të bëni transparente ngjarjen.

Të nderuar kolegë,

Jo më kot në focus të takimeve të KM këto ditë ka qenë shëndetësia. Paniku I dështimit të premtimit më të madh electoral, të shëndetësisë falas, e ka zënë pasi e ka të qartë që askush nuk do ja falë vuajtjet e pa fund në spitale e qendra shëndetësore, energjinë, dëshpërimin, rropatjet, zhvatjen, diskriminimin, persiatjet, varfërimin, denigrimin, fyerjen e përditshme nga ai dhe Ministri I tij kampion I korrupsionit.

E dëgjuat në Durrës përcartjen e rradhës…foli gjatë për recetën elektronikë…ka dhënë qindra mln Euro për e-albania, informatizim, dixhitalizim etj…por votimin elektronik nuk e pranon se e tmerron…Foli për recetën elektronike…një project I dështuar si pilot në Durrës (shkresa e DRF Durrës), ka shkaktuar anomaly, është I ngadalshëm, kodet nuk funksionojnë gjë që ka bërë që që pacientët të mos marrin dot ilacet për kurat e tyre…e megjithatë, I ka dhënë 7 mld lekë Ministrit të tij për ta shtrirë këtë project në të gjithë Shqipërinë…

Foli përcart për numra… tha që do rimbursonte 600 mijë të pasiguruar…se mendon votat por as e kupton fare se cfarë po flet…përcartje totale….Pa u ndalur te aritmerika e 600 mijëshit që nuk del…pyetja lind: po si do bëhet rimbursimi kur nuk ka bërë asnjë ndryshim ligjor?? Në cilën kategori do futen këta të pasiguruar? Si do rimbusohen??

Po e zëmë se qenkan ato 600 mijë… e për imbursimin e tyre duhen 68 mln Euro…ku I ka këto fonde Rama??? Sepse në buxhetin e 2017 për shëndetësinë nuk ekzistojnë…se aty pjesën e luanit e kanë koncesionet e miqve..

Por ky mashtrim I rradhës shkon përtej propagandës pasi po shkatërron systemin kontributiv të cilin e ka bërë diskriminues sepse disa paguajnë shumë më shumë e disa nuk paguajnë fare.Po pse duhet shqiptarët për t’u siguruar kur Rama po ju premton fushë më lulë, rimbursime falas për cdo gjë??? Kush do ishte aq budalla sa të merrte një shërbim apo ilace duke paguar shtrenjtë …ndërkohë që mund ti marrë falas???

Kapja e pushteteve, censura në media, përndjekja e intelektualëve, burgosjet e aktivistëve të shoqërisë civile, burgosjet dhe terrorin psikologjik të të varfëreve deri në vetëvarje, provokimet me simbolet e komunizmit, nderimet e diktatorit, vendosja e bunkerit në hyrjen e ministrisë së brendshme dhe hedhja e dosjeve të ish sigurimit në bodrumet e Ministrisë së Mbrojtjes janë ndërveprime të kalkuluara në një qëllim për të ndjell frikën dhe për të penguar shqiptarët të votojnë të lirë !

E shqetësuar Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane në rezolutën e miratuar tri ditë më parë për Shqipërinë bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shitblerjen e votës. Rezoluta bën thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore si dhe për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Por asgjë nuk do t’i tremb shqiptarët për të shporrur me votë këtë “qeveri hije” të komunizmit.


Fjala ne Kuvend e deputetes Albana Vokshi, 26 Janar 2017