Ina Zhupa për mashtrimin mbi të ardhurat e deputetit Peza. Dyshimet se si drejtoritë e Ramës do bëjnë vetingun për drejtësinë

 

Deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, në përpjekjen për të justifikuar pasurinë duket se ka kryer një mashtrim tjetër.

 

Peza tha se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media, dhe ka qënë i adhuruar për këtë.

 

Por ky dokument që ka dalë në media, tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetra në muaj.

 

Dokumenti është një vendim gjykate, dhe nuk besohet se ka shkresë më zyrtare në vend, se sa një vendim gjykate.

 

Atëherë, publiku ka të drejtën të dijë;

 

A është paguar 10 mijë euro në muaj deputeti i Ramës, apo 800 mijë lekë të vjetra në muaj.

 

Nëse Peza është paguar aq sa pretendon, a i ka paguar taksat? Taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë?

 

Po institucionet e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, mbi cilat dokumente punojnë, mbi pretendimet e Pezës, apo dokumentat zyrtare?

 

Kështu do ta bëjnë ata dhe vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, sic kanë vepruar me deputetin socialist?

 

Qytetarët e kanë dëgjuar variantin e deputetit. Për të gjitha këto cështje, sot është mirë të përgjigjet Edi Rama.