Situata në vend është e rëndë, kemi zona të tëra të izoluara, rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie elektrike.

Strukturat e Partisë Demokratike kanë sjellë informacion për njësitë dhe zonat më të goditura nga moti i keq.

Edhe pse pritej një mot i tillë, qeveria është e papërgaditur dhe mungon ndërhyrja e saj. Eshtë tronditëse ajo që u pranua edhe dje në shtabin qendror të emergjencave, nga drejtori Premci, se ka mungese kripe për të zhbllokuar rrugët e zëna nga dëbora dhe akulli. Kjo tregon papërgjegjshmëri dhe abuzim ekstrem.

Më kontretisht, informojmë si vijon për qytetet dhe fshatrat më të goditura;

Puka është një ndër bashkitë më të goditura. Rruga nacionale është pothuaj e pakalueshme për shkak të ndërhyrjes me vonesë. Sot asnjë makinë nuk ka levizur drejt Shkodrës për shkak të pasigurisë. Të gjitha njësitë administrative si Rrapë, Qelez, Luf-Qerret dhe Gjegjan janë të bllokuara totalisht dhe prej 48 orësh janë pa energji elektrike. Njësia e Gjegjanit vuan edhe mungesën totale të ujit të pijshëm. Shtabi i emergjencës nuk është mbledhur akoma.

Has-

Të dhënat tona tregojnë se prej dje, i gjithë rrethi është izoluar, të gjitha rrugët janë të bllokuara, dhe nga dje nuk ka drita, as ujë të pishëm. Nuk ka asnjë ndërhyrje qeveritare për ndihma, apo për të hapur rrugët. Banorët e rrethit të  Hasit e kanë të pamundur të marrin ndihmë shëndetësore. Trashësia e dëborës shkon nga 50 centimetra, deri në 1 metër në shumë zona.

Malësi e Madhe

E bllokuar, në vecanti njësia administrative e Kelmendit. Fshatrat e Vermoshit dhe Vuklës janë të izoluara. Rruga nacionale që lidh qytetin kalohet me veshtirësi dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për pastrimin e saj. Prej 3 ditësh në zonat administrative të Shkrelit, Kelmend, Kastrat nuk ka drita dhe rrugët nuk janë pastruar, dhe sot janë tërësisht të izoluara. Aktualisht gjysma e bashkisë ka mungesë të energjisë elektrike.

Kukësi

Mbi 24 orë i gjithë territori i Kukësit është pa energji elektrike. E bllokuar njesa administrative e Bushtrices, në  Kalis, Gryke -Caje Ujmisht dhe nuk ka ndërhyrje në rrugen nacionale Kukes- Diber. E bllokuar rruga Kukes-Fushe-Arrez, e per pasoje janë të izoluara fshatrat e njësisë Malzi. Të bllokuara janë edhe njësitë; Shishtavec, Topojan, Zapod. Të kalueshme me veshtirësi jane Rruga e Kombit, rruga Kukes -Bicaj, dhe fshatrat e kesaj njesie janë të izoluara dhe pa drita. Spitali rajonal i Kukësit është pa drita.

Dibër-

Të bllokuara nga dëbora janë të 7 njësitë administrative. Ka mungesa të pastrueseve të dëborës dhe nuk ka kripë për rrugët. Nga dje, nuk ka drita në zonat Lurë, Kala e Dodës, Fushëcimë, Selishtë. Mungesë totale të furnizimit me ujë në 18 fshatra. Problematike mbetet furnizimi me ilace dhe ushqime për zonat e bllokuara nga dëbora.

Mirditë-

Kacinari, Selita, Fani dhe Oroshi janë pa drita, prej ditës së djeshme, dhe me rrugë të brendshme të bllokuara . Asnjë ndërhyrje qeveritare deri tani në këto zona.

Bulqizë-

Të bllokuara nga dëbora akset e njësive administrative që lidhen me qytetin e Bulqizës. Konkretisht; Trebishtë -5 fshatra; Ostren -12 fshatra; Krastë -5 fshatra; Zecan -5 fshatra; Shupenzë -4 fshatra. Ka mungesë të borëpastrueseve dhe të furnizimit me kripë. Janë pa drita zonat e Ostrenit, Zecanit, Trebishtës.

Tropojë-

Eshte e bllokuar njesia Bytyq, ku 2 mijë banorë janë të izoluar dhe prej dy ditësh pa drita. Njësia Bujan, 3 fshatra të bllokuara, dhe pa drita. Në Fierzë, disa fshatra të izoluar dhe pa energji elektrike. Në Tropojë fshat, 7 fshatra të bllokuara dhe pa drita. Njësia Margegaj është pa energji elektrike. Zona e Gashit është në errësirë prej 2 ditësh. Në Lekbibaj janë izoluar 6 fhstra dhe janë pa drita. Dëbora në Tropojë shkon nga 50 në 100 centimetra.

Shkodër-

Janë bllokuar segmentet: Qafe Thore – Theth, duke izoluar tërësisht Njësinë Shalë. Eshte bllokuar segmenti Kir – Mali Shoshit – Ndreaj.  Në njesinë “Rrethina”, gjysma e zonës është pa drita, nga dje. Në 5 fshatra te  “Berdicës” nuk ka energji elektrike nga dita e djeshme. Në Dajc nuk ka drita prej dy ditësh. Në Shosh dhe në Shalë disa fshatra janë pa drita.

Korce-

Të bllokuara rruget : Korce -Lekas , Korce -Dardhe, Korce Vithkuq. Me probleme të medha rruga Korce -Liqenas. Te bllokuara dhe pa energji elektrike pjesa me e madhe e fshatrave të njesise administrative Vithkuq , Lekas , Vokopoje.

Lezhë-

Eshtë izoluar zona e Kashnjetit, dhe pothuajse të gjitha fshatrat e rrethit janë pa drita.

Mat-

Pa drita zonat e Xibrit dhe Gurrës, prej ditës së djeshme. Rruga Klos Dibër nuk është hapur ende për mjetet.

Kurbin-

Pa drita prej 24 orësh, gjysma e qytetit dhe të gjithë fshatrat. Ndërkohë janë krejt të izoluara fshatrat Vinjollë, Gorrnec, Livadhëz, Daul, Selitë, Shemri, Vilëz.

Krujë-

Në njësinë Cudhi; të bllokura fshatrat Shkrete, Mafsheq, Cudhi Kamp, Bruz-Mal, Rranze. Pa energji elektrike fshatrat; Rranzë Bruz-Zalle Bruz-Mal.

Librazhd-

Njësia Sterblevë e izoluar.

Partia Demokratike i bën thirrje kryeministrit të zgjohet, të lërë propagandën. Njerëzve nuk i vihet në ndihmë me llafe, por me prani në terren, me hapje rrugësh, me furnizime me ushqime, ujë e medikamente, dhe energji elektrike. Partia Demokratike po monitoron në vijimësi situatën dhe do të komunikojë me publikun cdo rast që do të shërbejë për tiu gjendur pranë qytetarëve.


Edmond Spaho me një raport të detajuar për zonat më të goditura në vend nga moti i keq, 6 Janar 2016