Naftëtarët e Rafinerisë së Fierit nuk marrin pagat prej muajsh, dhe kanë 1 vit që nuk u paguhen sigurimet shoqërore. Naftëfëtarët e kësaj rafinerie nuk i pret askush, dhe nuk i dëgjon askush. Ndërkohë, arroganca e qeverisë mbërrin deri aty sa pikërisht sot ata kanë sjellë në Kuvend për shqyrtim projektin për statusin e naftëtarit, një përpjekje për mashtrim elektoral.

Deputeti i Partisë Demokratike, Kozma Dashi, denoncoi sot mungesën e vëmendjen për këta 150 punëtorë që mbajnë familjet me punën e tyre.

“Kemi të bëjmë me 150 punonjës të rafinerisë së Fierit të cilët janë në grevë pasi nuk u paguhen pagat prej 4 muajsh, dhe për 1 vit nuk u paguhen as sigurimet shoqërore. Për më tepër, Agim Myrdini, punonjës i kësaj rafinerie sot është në majë të një ngrehine duke rrezikuar të vetëflijohet. Askush nuk po çan kokën për atë dhe cinizmi qendron këtu që ne mblidhemi, se gjoja sa shumë i duan këta naftëtarë. Pra për përfitime elektorale qeveria është e gatshme të bëjë çdo gjë dhe ti braktisë ata naftëtarë në mëshirë të fatit. Pse? Eshtë e thjeshtë sepse filloi fushata zgjedhore. Qeveria kërkon të rrëmbëje sa më shumë për kapital politik. Kam kërkuar që heret që statusin e meriton dhe tu jepet naftëtarëve por jo në mënyra të tilla ku arrin në farsa që s’kanë ndodhur deri tani”, u shpreh Dashi.


Deklarata per mediat e Kozma Dashit, 23 Janar 2017