Bashkëbisedimi sot në Sheshin e Lirisë, ishte entuziast dhe i zjarrtë, pasi 20 shkurti është ditë e vecantë për shqiptarët. 26 vite më parë shqiptarët rrëzuan shtatoren e diktatoritr. Si sot, 26 vite më parë shqiptarët kërkuan themelin e një demokracie, zjedhje të lira. Sot shqiptarët janë mbledhur përsëri në shesh, për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky ishte mesazhi që bashkoi sot në sheshin e lirisë qindra qytetarë, për të kujtuar të shkuarën dhe për të përsëritur guximin dhe fitoren e kauzës së lirisë në demokraci.

Drejtori i atëhershëm i gazetës “RD” Preç Zogaj, kujton se si 26 vite më parë, rinia vrau frikën për të kërkuar lirinë e saj.

“E nisën studentët e Kamzës. E vazhduan ata të Universitetit të Tiranës. E kulmuan qytetarët e Tiranës më 20 shkurt ’91 ne 14:07. E përfundoi po atë ditë e gjithë Shqipëria, Korça, Fieri, Shkodra. Shqipëria u ngrys pa Enver Hoxhën.”

Për Preç Zogajn, mesazhi i lëvizjes së 20 shkurtit 1991 është ende i qartë sot.

Demokracia smund të shartohet me diktaturën – tha Zogaj – Ndaj sot Partia Demokratike bashkoi njerëzit për të rrëzuar monumentin e zgjedhjeve të vjedhura e të prishura.

Përmes risjelljes së shprehjes së shkrimtarit Viktor Hygo i cili thotë se “ska fuqi më të madhe sesa një kauzë koha e së cilës ka ardhur”, Preç Zogaj u shpreh se stilimi i kësaj lëvizje është një: fitorja.

Për Bislim Ahmetajn, shqiptarët 26 vite më parë bënë të mundur që ëndrra të bëhej realitet.

Më parë thirrja ka qënë: e duam Shqipërinë si gjithë Europa – tha Ahmetaj, duke shtuar se sot, qeveria e ka kthyer në: duam që gjithë shqiptarët të ikin nga vendi i tyre në Europë.

Prandaj duhet të ngrihemi si në vitin ’91 për të rrëzuar këtë demokraturë – tha Ahmetaj.

Dje një nga studentët e qëndresës kundër diktaturës komuniste, sot pedagog, për Ilir Kadukun shoqëria përbëhet nga qëndrestarë idealistë.

Duke risjellë një shprehje të Winston Churchill, Kaduku thirrjen ia drejtoi popullit: Një popull që harron, vdes. Ne nuk duhet të harrojmë sakrificat e intelektualëve dhe të të burgosurve politikë.

Mesazhin Kaduku ia drejtoi kryeministrit Rama: “Viktor Hygo ka thënë se kur diktatura është fakt edhe pozicioni është detyrë. Ne nuk ikim nga këtu”.

Fatmir Merkoçi kujtoi përgjigjen e qytetarëve ndaj thirrjes së studentëve të 91-shit, të cilët mbushën sheshin si rrallë ndonjë.

“Një masë e madhe njerëzish të ndërgjegjshëm për çfarë po bënim, u përball me forcën më të madhe të shtetit. Ishte dita kur ne nuk përmbysëm vetëm shtatoren e diktatorit, por përmbysëm frikën”.

Si udhëheqës i 20 shkurtit ’91 Merkoçi mbështeti bindshëm kryetarin demokrat Lulzim Basha për thirrjen e kësaj lëvizje dhe vendimet e marra deri më sot. Thirrjen e rezervoi për popullin e Tiranës: “Na u bashkoni si në 20 shkurt 1991 pasi diktatura nuk njeh ngjyra partiake”.

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha përsëriti për të pranishmit kauzën e qytetarëve të thirrur nga Partia Demokratike në Sheshin e Lirisë:

“Jemi këtu sepse njësoj si para 26 vitesh bijtë e etërve duan të zëvendësojnë demokracinë e vërtetë me demokracinë fasadë. Demokracia fasadë është e keqja e të këqijave ndaj jemi mbledhur sot këtu në këtë ditë të madhe të madhe të përkujtimit të 20 Shkurtit, për të rinovuar edhe një herë mesazhin e madh popullor që dhamë tre ditë më parë: Se shqiptarët nuk do të pranojnë më demokraci fasadë, ekonomi fasadë, Parlament fasadë, shëndetësi fasadë, bujqësi fasadë, arsim fasadë. Se shqiptarët janë ngritur për demokracinë e vërtetë dhe lirinë e vërtetë dhe se kjo mund të arrihet përmes vetëm zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Për Bashën, vendimit qytetar të marrë dy ditë më parë, do t’i bëjnë jehonë së shpejti të tjera mitingje.

“Tani që ky vendim është shpallur, ky vendim është marrë ne i themi sot, siç i thamë dje, siç i thamë para dy ditësh në mitingun më të madh, siç do ti themi së shpejti në një miting tjetër edhe më të madh, se zgjedhje të lira dhe të ndershme ka dhe do të ketë me një qeveri teknike.

Nga kjo nuk ka kthim.”

Zoti Basha argumentoi se Partia Demokratike, një vit më parë i shteroi mundësitë institucionale.

“Ne i shteruam të gjitha  mundësitë. Tani nuk kanë përballë vetëm PD, tani nuk kanë përballë vetëm opozitën. Tanimë kanë përballë një popull të tërë me mbështetje të fortë ndërkombëtare që pret zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike”.

Për Lulzim Bashën, vendimi për bojkot të Parlamentit, vjen ndaj qeverisë së inkriminuar, jo popullit, parlamenti i të cilit është në shesh.

“PD dhe grupi i saj parlamentar do të zhvillojnë, deri në arritjen e objektivave tona për një qeveri teknike, aktivitetin parlamentar këtu, aktiviteti parlamentar do të zhvendoset në Parlamentin e vërtetë në demokracinë e vërtetë direkte këtu në sheshin e lirisë me ju dhe me qytetarët shqiptarë”.

Sot kanë ofruar përmes mediave të kontrolluara nga kryeministri, kokën e Saimir Tahirit.- tha kryetari demokrat Basha – Por ne nuk jemi mbledhur këtu për koka turku dhe pastaj të ulim kokat tona e të pranojmë prapë zgjedhje të prishura, të kapura të vjedhura dhe të dhunuara. Dëgjoje zërin e qytetarëve. Respekto vullnetin e tyre. Hapi rrugë qeverisë teknike e mendo zgjedhje të lira dhe të ndershme e dil e ndeshu po ta mbajti, e të shikojmë se kush  fiton.

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari i tha qytetarëve të mbledhur në çadrën e lirisë se vetëm sëbashku mund të godasim fasadat e qeverisë dhe të ri-sjellim pranverën që shumë të pranishëm e sollën për ne 26 vjet më parë.

Arben Imami, duke rikujtuar një mbledhje të tensionuar të mbajtur tek ish presidiumi i Kuvendit Popullor me kryetar Ramiz Alinë, risolli kërkesën e artikuluar 26 vjet më parë: “Askush nga ne nuk kishte menduar për pushtetin, por për zgjedhjet në vetvete. Pas fasadës së lirisë 26 vite më parë ishte dhuna dhe terrori. Edhe sot duhet të luftojmë për zgjedhje të lira njëherë e mirë.”


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 20 Shkurt 2017