Mirëse ju gjej të bashkuar në këtë mbremje të 11 të protestës tonë, të levizjes tonë popullore, kombëtare e demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme të levizjes tonë pa kthim për themelimin e republikës së re, të demokracisë së vërtetë, të ligjit dhe drejtësisë së vërtetë. Dua tu shpreh mirënjohen e vërtetë ju qindra e mijëra qytetarëve të Tiranës e mbarë Shqipërisë që jeni sonte të pranishëm dhe qindra e mijëra të tjerëve që vijnë e janë këtu pranë nesh çdo ditë e çdo natë, çdo mëngjes e çdo mbrëmje fizikisht këtu në këtë shesh të lirisë e me shpirt e me mendje na përcjellin nga shtëpitë e tyre, nga vendet e tyre të punës, po kështu nga emigracioni mijëra mesazhe. Jam i sigurtë që siç më vijnë mua ju vijnë edhe juve mesazhe mbështetje, mirënjohjeje.
Beteja e parë është fituar, frika është vrarë, kurajoja qytetare po ngrihet nga jugu në very, nga Korça në Durrës, anembanë Shqipërisë. Falenderoj nga zemra të gjithë qytetarët po në veçanti dua të falenderoj të reja dhe të rinjtë shqiptarë, studentët dhe gjimnazistët; jeni ball ii nderit i kësaj proteste, jeni gëzimi dhe shpresa e të nesërmes që po lindnga ky shesh.
Sot na janë bashkuar dy zëra të spikatur të shoqërisë shqiptare. Dy individë, dy shpirtra të lirë të cilët e kanë mbrojtur dhe e kanë paguar me çdo çmim dinjitetin dhe lirinë e tyre si qytetarë, si intelektualë si njerëz të fjalës së lirë. Ndaj dua ti përshendes dhe ti falenderoj përzemërsisht për praninë e tyre në këtë shesh të lirisë dhe për mesazhet që ndanë në fjalët e tyre hapëse. Dua ti bëj një thirrje medias, jo punonjësve të medias këtu që na mbulojnë 24 orë dhe për të cilët dua të shpreh mirënjohjen time të thellë, por regjive që nese munden ta çajnë censurën e përditshme dhe të përnatshme dhe të transmetojnë drejtpërdrejtë në shtëpitë e shqiptarëve këtë që po ndodh sot këtu, fjalën e qytetarëve, fjalën e intelektualëve. Për të gjithë ata që nuk arrijnë dot të na ndjekin përmes ekranit kam një mesazh; hapni mediat sociale. Na ndiqni në Facebook, është i pacensurueshëm, është media e lirisë, është media e qytetarëve, është media e protestës, është media e republikës së re.
Në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë rilindësit së bashku me bandat kriminale kanë ngritur shtabet e tyre elektorale me kompandatë të hurit dhe litarit, me trafikantë droge si Artur Bushi, me vrarës si Mark Frroku, me gjobvënes si Emiljano Shullazi, me trafikantë të grave dhe motrave shqiptare si Arben Ndoka etj. Këta njerëz janë vënë në krye të shtabeve elektorale për të pushtuar dhe kapur zgjedhjet e ardhshme të shqiptarëve. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në këtë vend. Ky vend ka njohur diktatorë, por nuk ka njohur kurrë shtetin të bërë njish me krimin dhe krimin e bërë njish me shtetin. As Shqipëria nuk e ka njohur kurrë, as bota nuk e ka njohur kurrë këtë që po ndodh. Ky është rreziku më i madh që i kanoset lirisë së çdo shqiptari dhe të ardhmes tonë si shoqëri. Shteti i kriminalizuar deri në palcë, lidershipi i kriminalizuar sot kërcënoi sigurinë kombëtare dhe vetë egzistencën tonë si shtet. Kjo është e vërteta. Për krimin është jetike që me çdo çmim të kapë zgjedhjet e ardhshme sepse vetëm kështu do të vazhdojmë ta mbushin Europën me drogë, do të vazhdojnë të mbusin xhepat e tyre me paratë që vjen nga taksat e buxhetit të shqiptarëve. Vetëm kështu do të mund të ushtrojnë pushtetin që kanë anembanë Shqipërisë. Vetëm kështu do të mudn ti shpëtojnë burgut.
Prandaj janë vërsulur cep më cep me shtabet e tyre kriminale. Njeriu që ka bërë këtë të mundur është hiç më pak e hiç më shumë se ai që i themi kryeministri i vendit, Edi Rama. Krimi i bërë njish me pushtetin vë në rrezik zgjedhjet e ardhshme, vë në rrezik rendin demokratik dhe drejtësinë e vërtetë dhe të pakapur. Sepse interesi i krimitnuk është që të ballafaqohet me drejtësinë por ta mundë, ta zbehë, ta zhdukë forcën e drejtësisë e pakapur. Sot reforma kushtetuese e 22 korrikut në drejtësi është në rrezik nga krimi që kërcënon njësoj, zgjedhjet, rendin demokratik dhe drejtësinë e pakapur. Kush e beson se mund të ketë drejtësi të vërtetë kur kemi bandat në pushtet dhe një qeveri të kapur nga krimi, gabohet. Si mund të bëhet vetingu i vërtetë kur kriminelët janë në parlament, janë në krye të bashkive dhe drejtojnë politikat qeveritare. Kjo është e pamundur. Drejtësia dhe demokracia shkojnë bashkë dhe janë të pazgjidhura nga njëra tjetra. Nëse do zgjidhnim prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm ata dhe familjarët e tyre do ishin në shënjestrën e mafies politike dhe të narkotrafikantëve që sot kanë gjithë pushtetin politik dhe ekonomik. Kjo nuk është drejtësi, por padrejtësi.
Por sot nga ky shesh i lirisë, nga ky shesh i protestës, anembanë Shqipërisë nga sheshet e protestës tonë, levizja jonë popullore, kombëtare dhe demokratike është shpresa e vetme, forca reale që mund të përballet dhe fitojë mbi këtë kërcënim egzistencial për Shqipërinë, për demokracinë, për zgjedhjet dhe për drejtësinë. Ne së bashku mund dhe do ta ndalim këtë të keqe. Do tia dalim sepse të bashkuar ia dolëm të diktojmë ligjin për dekriminalizimin. Së bashku ia dolëm me ndihmën e Uashingtonit dhe Brukselit tia heqim nga dora ministrisë së drogës Byronë Kombëtare të Hetimit dhe të përcaktojmë parimet europiane të drejtësisë së pakapur. Dhe së bashku do tia dalim ti japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe drejtësi të vërtetë e të pakapur. Veting me kriminelët në pushtet nuk kaveting me narkotrafikantët në pushtet nuk ka. Vetingu i vërtetë do të vijë vetëm kur të jetë hapur rruga për zgjedhje vërtetë të lira dhe të ndershme, për demokraci të vërtetë.
Kush ka guximin tu thotë shqiptarëve se mund të ketë veting nga një qeveri e bërë njish me bandat, se mund të ketë veting kur nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, është ose naiv, ose nuk ia do të mirën Shqipërisë. Por miqtë tanë që duan ashtu si ne një Shqipëri perëndimore, të vlerave euroatlantike, pra të vlerave europiane dhe të vlerave amerikane, janë me ne, mbështesin kauzën tonë. Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, vetëm përmes demokracisë së vërtetë, mund të arrihet stacioni përfundimtar i asaj që ne nisëm me 22 korrik; drejtësi e vërtetë, e pakapur dhe e pandikuar nga krimi dhe korrupsioni.
Liria e media vazhdon të mbetet problem kryesor në betejën tonë. Dhe unë jam i bindur se ne ditë për ditë zgjerojmë hapësirën e lirisë për të gjithë duke përfshirë edhe median shqiptare. Por kjo betejë, njësoj si beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme, njësoj si beteja për drejtësi të pakapur nga krimi dhe korrupsioni qeveritar, është në fillimet e saj. Një grusht oligarkësh, një pakicë pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh të pasuruar mbi kurrizin e shqiptarëve të varfëruar dhe kriminelësh me damkë po bëjnë dhe do bëjnë gjithçka për të na ndalur. Kjo pakicë është përballë shumicës. Ata do bëjnë gjithçka për të na lodhur, shkurajuar, trembur dhe goditur. Fati i kësaj beteje vendoset nga kurajo, nga përgjegjësia dhe vendosmëria e gjithsecilit prej jush dhe gjithsecilit prej qytetarëve shqiptarë që kanë vendosur për të mos e lënë fatin e tyre dhe të familjet e tyre në duart e krimit të lidhur me pushtetin. Ndaj është kaq e rëndësishme të mblidhemi këtu në këtë shesh të lirisë ditë për ditë e natë për natë deri së bashku me forcën e bashkimit tia kemi bërë të qartë çdo shqiptari dhe botës mbarë se fitorja e sheshit të lirisë është fitorja e Shqiëprisë demokratike, e Shqipërisë së drejtësië së vërtetë dhe republikës së re të vlerave që po lindin.
Republika e re nuk do ketë vend për kultin e individit. Republika e re është në zemrat e gjithsecilit prej jush dhe nuk është as shpikje dhe as pronë e Lulzim bashës. E kam thënë dhe e përsëris; republika e re nuk është gjë tjetër por veçse republika e standardeve europiane dhe amerikan që shqiptarët kaq shumë e duan dhe kaq shumë e ëndërrojnë.
Kur vjen puna tek pushteti politik, republika e re nuk është garanci për kryeministrin por është garanci për qytetarët. Nuk është garanci për pushtetin por garanci për balancën, për kundërbalancën e pushtetit. Ja pse republika e duhet dhe do të ketë mekanizma që asnjë kryeministër dhe asnjë pushtetar të mos ti shkojë në mendje të abuzojë me pushtetin. Disa prej këtyre mekanizmave do të përcaktojnë që në fillim rolin e opozitës së re në këtë republikë të re. Opozita e re në këtë republikë të re do të ketë në dorë mekanizma të vërtetë të kontrollit ndaj pushtetit. Në këtë republikë të re, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prokuroria, Avokati i Popullit, komisionet hetimore parlamentare do të jenë të gjitha eksluzivisht nën kontrollin e opozitës. Vetëm duke dorëzuar kontrollin tek kundërshtari politik mund të arrijmë balancën e pushteteve që është themeli, është formula e artë sepse demokracia e vërtetë funksionon në Itali, në Greqi, Gjermani, Britani apo Amerikë. Sekreti është balanca dhe kontrolli i pushteteve dhe jo i gjithë pushteti për vete. Republika e vjetër e do të gjithë pushtetin për vete. E ka marrë të gjithë pushtetin për vete e i do edhe të gjitha pasuritë e shqiptarëve për vete, e do edhe të gjithë drogën për vete dhe e ka bërë zullumin kala dhe i ka ardhur koha të rrëzohet në analet e historisë tonë kombëtare.
Prandaj duhet një qeveri e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një qeveri që i pret lidhjet që sot gjenden kudo me skrimit dhe qeverisë, mes krimit dhe isntitucioneve, mes krimit dhe kryeministrit e vartësve të tij. Pa prerë këto lidhje nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa prerë këto lidhje nuk mund të garantohet vota e shqiptarëve. Nuk ka rrugë tjetër për ti prerë këto lidhje kriminale përveçse largimit të qeverisë së korrupsionit, krimit e drogës para zgjedhjeve dhe krijimin e një qeverie që garanton zgjedhjet. Dhe kjo do të jetë investimi më i madh në themelet e republikës së re. Kush është garancia në republikën e re?! Ne, populli. Ne qytetarët. Ju jeni garancia. Gjithsecili prej jush dhe gjithë shqiptarët bashkë. Askush të mos u thotë ndryshe. Shpëtimtari i vetëm i kombit shqiptar dhe i demokracisë shqiptare, krijuesi i vërtetë i republikës së re të demokracisë, lirisë dhe drejtësisë së vërtetë është vetëm qytetari shqiptar, populli shqiptar.
I ftoj mediat të mos censurojë pjesën tjetër të këtij bashkëbisedimi siç censuruan kontributin e dy miqve tanë të nderuar dhe ftoj studentët, pedagogët e pranishëm, intelektualët, qytetarët ta vazhdojnë këtë session me pyetje ndaj dy personaliteteve të shquara që kanë ardhur në këtë shesh të lirisë, profesorëve Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj.
28 Shkurt 2017