“Nesër në këtë tendë, do të nisë punimet Parlamenti i ri shqiptar. Nesër nga kjo tendë, nga kjo tendë ftoj çdo deputet jo të lidhur me krimin, pa rekodre kriminale, të vijë në këtë aulë të vërtetë të demokracisë, sepse ky është Parlamenti Shqiptar.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bëjë seancën parlamentare këtu, me qytetarët. Deputetët e opozitës do të jenë të gjithë këtu. Këtu është vendi për çdo deputet tjetër të majtë që nuk është i lidhur me krimin që nuk i ka borxh këtij populli, i siguroj se qytetarët do t’i respektojnë nëse vendosin të jenë pjesë e këtij Parlamenti të vërtetë. Të vetmit që nuk janë të ftuar në këtë tendë e të mos u shkojë mendja t’i afrohen këtij parlamenti popullor, janë 19 deputetët me rekordet kriminale. Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti. Deputetët e tjerë nesër kanë një mundësi për të vendosur duke zgjedhur, a do të jenë këtu në Parlamentin e vërtetë, në demokracinë direkte në auolën tonë apo do të jenë në Parlamentin kukull, fasadë. Kush është me popullin të vijë te populli. Kush është me krimin të rri atje deri sa populli t’i nxjerrë”.


Deklarate e Lulzim Bashes, 22 Shkurt 2017