Nën tingujt e këngës wind of change, në Sheshin e Lirisë u organizua sot një mbrëmje artistike, si përkujtim dhe reflektim per 20 Shkurtin 1991.
Nën moderimin e artistit Arben Skënderi, dhjetra të rinj lexuan poezi e disa protagonistë rrëfyen për ta orët e vështira të 26 vite më parë por edhe solidaritetin e qytetarëve të Tiranës e gjithë Shqipërisë me grevën e studentëve në shkurt 1991.
Mbrëmja nisi me artisten Ramona Tullumani, soliste e parë në Operan e Tiranës performoi para protestuesve me këngën Lule borë. Pjesë e kësaj mbremje ishin edhe poezi të njohura të Visar Zhitit e Havzi Nelës që u intepretuan nga të rinjtë pjesëmarrës në protestën e qytetarëve për zgjedhje të lira e të ndershme.
Roland Bejko ndau me të rinjtë eskperiencën e tij me studentët e Gjirokastrës mbi lëvizjen për të rrëzuar dikaturën komuniste. Ai tregoi edhe dokumentat e rralla të organizimit të studentëve për grevën e urisë dhe solidaritetin e mjaft qytetarëve me ta.
“Të gjithë të na bashkohen këtu sepse po qendrojmë e po protestojmë për një kauzë të madhe”, tha Arben Skënderi i cili më pas ftoi qytetarët të ndiqnin një dokumentar mbi rrëzimin e bustit të ish diktatorit duke elektrizuar protestuesit me mesazhin e tij; misioni vazhdon.
Njoftim per shtyp, 20 Shkurt 2017