Lulzim Basha me të rinjtë në Tiranë. Kur rinia ngrihet, asnjë qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar nuk e mban dot peng vendin. Me 18 shkurt, bashkë për një vendim të madh që kthen qeverisjen tek njerëzit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me të rinjtë e degës 7 në Tiranë ku u shpreh mbështetja për lëvizjen e madhe që nis me 18 shkurt.
“Po ndodh dicka e madhe. Kudo ne Shqipëri njerëzit po ngrihen, njerëzit po zgjohen, njerëzit po mobilizohen. Sepse më 18 shkurt nuk kemi thjesht një protestë opozitare, por fillimin e një lëvizjeje popullore për të rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur dhe mundësitë për çdo shqiptar, për cdo të ri në vend”, u shpreh Basha.
Të rinjtë janë më të goditurit nga qeveria, për shkak të papunësisë dhe sidomos me ligjin e arsimit të lartë.
“U jap fjalën sot, jo vetëm këtyre të rinjve, por të gjithë të rinjve shqiptarë. Akti im i parë do të jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë”, deklaroi Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se paratë e prindërve, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për të financuar plotësisht universitetet publike dhe nuk do të ketë asnjë student që do të mbetet pa studiuar, të mbetet pa hyrë në Bachelor apo në Master sepse nuk paguan dot.
Basha ka një plan konkret dhe për futjen e të rinjve në tregun e punës.
“Do të financojmë stazhe pune të paguara për një vit për 10 mijë të rinj. Këto janë zgjidhjet që do të japë qeveria ime që vitin e parë. Po, kushtojnë 24 milionë euro në vit, që 10 mijë shqiptarë të mos rrinë kafeneve por të fillojnë një stazh pune të paguar nga shteti muaj për muaj për një vit, me anë të cilit do të krijojnë njohje, do të krijojnë përvojë pune, do të jenë më të aftë për të hyrë në një treg pune që do të jetë i çliruar nga ankthi dhe stresi, nga taksat e larta dhe kërbaçi”, shpalli Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike ndau me të rinjtë optimizmin për ndryshimin që po vjen.
“18 shkurti është një ditë shprese, një ditë besimi dhe bashkimi, fillimi i një lëvizjeje të madhe që nis me një vendim të madh, që do ta marrim së bashku më 18 shkurt në Tiranë.
Një vendim që do ta çojmë pastaj në çdo cep të Shqipërisë. Vendimi që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do të diktojmë një qeverisje ndryshe, një qeverisje të qytetarëve, një shtet ndryshe, jo shtetin që vret mundësinë, shpresën e çdo të riu dhe i detyron të emigrojnë apo të shkojnë në parcelat e drogës, por shtet i cili financon arsimin e tyre, financon përvojën e tyre të punës dhe mbështet hapjen e vendeve të punës, në radhë të parë për rininë”, deklaroi Lulzim Basha, duke theksuar se kur qytetarët ngrihen, kur rinia ngrihet, kur bashkohemi nuk ka qeveri të korruptuar e të inkriminuar ta mbajë peng Shqipërinë, ta mbajë peng rininë, ti mbajë peng prindërit e tyre, të mbajë peng interesin publik.