Qytetarët denoncojnë në Sheshin e Lirisë padrejtësitë që u bëhen cdo muaj me energjinë elektrike, me cmime të rritura, me mbifaturime e dhunim nga qeveria. Lulzim Basha premton se një drejtësi e pavarur do të bëjë drejtësi për vjedhjen e madhe me energjinë, që u është bërë shqiptarëve.
Ekspertë dhe qytetarë u bashkuan në çadrën e lirisë rreth forumit për energjinë elektrike, ku diskutuan dhe ndanë me të pranishmit eksperiencat e tyre personale të përballjes me padrejtësitë e kësaj qeverie në sektorin e energjitikës, për të cilin kabineti “Rama” krenohet se ka reformuar përgjatë këtyre viteve. E vërteta e treguar nga qytetarët është se reforma e Ramës faktikisht është vetëm një aksion i organizuar dhunshëm, arbitrar dhe abuziv duke lënë pas edhe viktima.
Afera me kompaninë CEZ ishte fillimi i kalvarit të problemeve në sektorin energjitik, i cili prej mbi tre vitesh i kushton xhepave të shqiptarëve edhe bukën e gojës. 650 milion euro iu zbrazën financave të shqiptarëve pas marrëveshjes me mirëkuptim të orkestruar nga Rama dhe mafia ndërkombëtare, e cila pasurohet me paratë e shqiptarëve.
Partia Demokratike ka ndjekur këtë problematikë edhe përmes rrugëve institucionale, sic është edhe komisioni hetimor parlamentar i ngritur për të hetuar marrëveshjen e cila po i kushton ende shqiptarëve sot.
Afera e CEZ u pasua me aksionin për mbledhjen e detyrimeve dhe mbifaturimin e qytetarëve sot. Taulant Kullolli tha se shteti sot mbifaturon qytetarët deri në 35% më shumë se sa vlera. Luljeta Tahiri, qytetare nga Durrësi, kryefamiljare në pension tha se paratë e pensionit nuk i mjaftojnë as për të paguar faturat mujore.
Me një faturë mujore prej 50 mijë lekesh për çdo muaj për energjinë elektike dhe rreth 20-30 mijë lekesh për faturën e ujit, Luljeta tha se nuk arrin të përballojë jetesën. Sadik Zeqiri nga Tirana denoncoi nga Sheshi i Lirisë aferën me sahatet që ndodh në banesën e tij. Zeqiri tha se në pallatin e tij janë 42 familje që faturohen nga 50 kilovat vetëm për ndriçimin e shkallës. Kjo është pseudo-reformë për të vjedhur popullin tënd – tha Zeqiri.
Kryetari i demokratëve Lulzim Basha, tha se kryeministri Rama me çmimin e rritur të energjisë elektrike dhe mbifaturimin e qytetarëve kërkon të mbyllë gropat e shkaktuara nga marrëveshja me CEZ e quajtur edhe si vjedhja e shekullit.
“Nuk u mjaftua me rritjen e cmimit dhe me mbifaturimet e energjisë elektrike por nisi një fushatë represioni duke arrestuar, intimuiduar duke prerë lidhjet e energjisë elektrike, duke pamundësuar shërbime të tjera me të vetmin qëllim që të mbushte arkën e zbrazur nga afera me CEZ. E keni dëgjuar me fakte, fakte të avokatit ndërkombëtar të Shqipërisë, fakte të institucioneve ndërkombëtarë të energjisë, sesi dy mafie, bashkëpunuan për të vjedhur popullin më të varfër të Evropës, për të vjedhur 650 milion euro nga xhepat e shqiptarëve”.
Marrëveshja e dyshes Rama – Gjiknuri i vodhi shqiptarëve nga arka e shtetit për ti lëvruar paratë në funksion të fuqizimit të tyre kriminal.
“Kjo është mafia e Edi Ramës e cila në bashkëpunim me mafian ndërkombëtare zhvatën nga xhepat e shqiptarëve qindra milion euro detyrime të njohura të pranuara botërisht dhe ligjërisht nga kompania CEZ, para që duhej të ishin në arkën e shtetit shqiptar por nuk erdhën kurrë. Nuk erdhën, sepse këto para u ndanë mes mafias ndërkombëtare dhe kryemafiozit dhe bashkëpunëtorëve të tij në Shqipëri”.
Kjo është drejtësia për të cilën kryeministri lufton sot në mënyrë që t’i shpëtojë nesër, tha zoti Basha duke theksuar këmbënguljen e demorkatëve për zbardhjen e rastit në fjalë.
“Prandaj nuk na duhet dhe nuk do të pranojmë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama. Ne jemi këtu për të garantuar shqiptarët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, për vendosmërinë tonë, për të zbatuar deri në fund paktin kushtetues të 22 korrikut i cili është dhunuar në mënyrë të njëanshme nga hajduti i CEZ-it, nga njeriu që ka prodhuar dhe futur në xhep miliarda euro me drogën, me kanabisin, me heroinën, më kokainën”.
Lulzim Basha i ka premtuar qytetarëve se me ardhjen e tij në pushtet 200 kv e para të energjisë elektrike do të jenë falas për familjet në nevojë.