Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komenton letrën e 6 senatorëve amerikanë drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit.
Në një letrër të gjashtë senatorëve amerikanë drejtuar sekretarit të shtetit të SHBA-ve Rex W. Tillerson, ku argumentohen arsyet e shqetësimit të tyre lidhur me situatën në Ballkan sot, një paragraf i rezervohet Shqipërisë.
Kryetari demokrat Lulzim Basha, foli për këtë shqetësim nga Agora e sheshit të lirisë ku temë e forumit ishte, “Fasadat”. Lulzim Basha citoi një pjesë të shqetësimeve të senatorëve amerikanë, të cilët i bëjnë jehonë problemeve të ngritura në shesh prej 26 ditësh tashmë lidhur me inkriminimin e kabinetit Rama dhe influencës nga jashtë të politikave përkundër interesit të shqiptarëve.
LETRA:
Lee, et al Letter to Secretary Tillerson-March 2017
“Senatorët thonë se problematika ballkanase ndjek një format aktiviteti alarmant në rajon. Lider shqiptarë nga Shqipëria kanë ngritur pretendime të ngjashme lidhur me organizata të mbështetura nga diplomatë amerikanë apo nga fondacioni Soros, të vilët influencojnë politikisht shtetet ku investojnë. Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe ekspertët e saj, të financuar nga USAID, kanë krijuar Dokumentin Strategjik kontrovers për Reformën në Drejtësi të shtetit shqiptar. Disa lider besojnë se këto “reforma” synojnë t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.
Efektet destabilizuese të lëvizjeve të tilla në një shtet anëtar të NATO-s, janë të qarta ashtu si edhe rreziku për një përshkallëzim të mëtejshëm, në një kohë kur Shqipëria pret zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Kjo është veçanërisht shqetësuese nën dritën e raporteve ndërkombëtare mbi rritjen e korrupsionit në qeverinë shqiptare dhe rivendosjen e fuqisë së trafikimit të drogës dhe grupeve të krimit të organizuar në këtë shtet.”
Lulzim Basha tha se kryeministri ka paguar firmat më të mira të konsulencës për t’i bërë fresk qeverisë, duke përmendur edhe kontratën e Ramës me Tony Blair.
“Edi Rama ka paguar firmat më të mira të konsulencës për ti bërë fresk qeverisjes së tij të inkriminuar duke nisur me firmat më të njohura britanike . Ju e dini Toni Bler lidhi kontratë për çfarë ? Për propagandë, për fasadë dhe ka përdorur një nga rrjetet më të fuqishme, rrjetin e George Sorros, jo për interesat e shqiptarëve por për të bërë propagandën dhe për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin pas kësaj propagande.”
Kryetari Basha foli edhe për mbështetjen e mbarë nga përtej kufijve.
“Fasada është shkërmoqur dhe po shkërmoqet para syve të të gjithë botës. Mesazhet që po vijnë janë mesazhe inkurajimi për qëndresën tonë, për protestën tonë dhe për qëllimin tonë final, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dje, kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, dhe një nga figurat kryesore të Partisë Popullore Europiane, zv/Presidenti i saj, gjermani David McAllister, dha një mesazh të qartë:
Prioritete kyçe për një proçes negociatash anëtarësimi,janë shteti ligjor, forcimi i demokracisë, forcimi i të drejtave të pakicave, të drejtave të njeriut , të drejtat e opozitës, liria e medias. Ndaj është shumë e rëndësishme që të mos forcohet vetëm qeveria, por edhe opozita. Cilësia e një demokracie në një vend, lidhet më shumë me të drejtat e opozitës, ndaj do ta këshilloj gjithmonë Shqipërinë që të mos harrojnë se qeveria dhe opozita kanë gjithmonë nevojë për njëra-tjetrën, opozita është aty për të kontrolluar qeverinë, dhe në demokraci është normale që të ketë ndryshim pushteti.”