Pasdite në sheshin e lirisë qytetarët u mblodhën për të dëgjuar zërin e personave me aftësi të kufizuar dhe për të diskutuar mbi situatën e tyre ekonomike, sociale, psikologjike.
Anëtarë të shoqatave të të verbërve, të jetimëve dhe paraplegjikëve ngritën zërin për padrejtësinë që i’u është bërë gjatë katër viteve të fundit. Ata denoncuan mungesën e mbështetjes financiare dhe sociale, përjashtimin nga shërbime shtetërore dhe heqjen e asistencës për qindra mijëra qytetarë të kësaj kategorie.
Kadri Aliaj, presidenti i nderit të Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të shqipërisë tregoi për shkeljen që i bëhet prej vitesh tashmë kësaj kategorie. Aliaj tha se jetimët sot nuk marrin atë që u takon me ligj, ndërkohë që qeveria ka rritur burokracitë për donacionet duke ulur ndjeshëm ato për shtresat në nevojë. Aliaj tha se ministria e Mirëqënies Sociale dhe kabineti ‘Rama’ ka vjedhur jetimët përmes taksimit në doganë të mallrave të dërguar për ta, duke shkuar në kundërshtim me ligjin. Aliaj i kërkoi Bashës të aplikojë standardet dhe të respektohen ligjet në fuqi për jetimet, në të kundërt ai do protestonte ne çadër para kryeminsitrisë edhe kur Basha të jetë kryeministër.
Ali Muka, jetim, i pa strehë dhe i hequr nga puna, kërkoi nga Basha që të kthejë vëmëndjen ndaj të pamundurve pasi jetesa për ta është e vështirë. Prej 25 vitesh ai vijon të jetë i pastrehë në Durrës ndonëse është i pari në listën e të pastrehëve në këtë qytet.
Sajmir Rrahmani, përfaqësues i shoqatës të së verbërve tha se nevojat dhe shërbimet e tyre që i takojnë me ligj u janë ndërprerë në vitin 2014. Rrahmani tha se qeveria në këto katër vjet, i ka shtuar xhepave të të verbërve vetëm 134 lekë, duke shtrirë mjerimin në çdo familje e cila ka në gjirin e saj një person me aftësi të kufizuara.
Vilson Hoxha denoncoi ngritjen e organizatave të cilat flasin në emër të personave me aftësi të kufizuara duke mos përfaqësuar interesin e tyre real.
Në protestë dhanë mbështetjen edhe disa të rinj të verbër të shkolluar në Universitetin e Tiranës për degën Shkenca Politike.
Kryetari demokrat Lulzim Basha tha se janë 40 mijë familjet e penalizuara nga kjo qeveri, të hequra nga ndihma ekonomike duke i mohuar kështu edhe bukën e gojës.
“Kam takuar përfaqësues të komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Njerëz që me sytë e hapur nga habia dhe dëshpërimi tregonin sesi qeveria e Edi Ramës u kishte hequr asistencën dhe ju kishte thënë të kërkonin punë. Kam takuar me dhjetëra e qindra të tillë të cilët kanë humbur edhe përkrahjen minimale financiare nga shteti. Dhe po Kadria Alia, nëse Qeveria që do të zgjidhni me votën tuaj të lirë e të ndershme nuk përmbush premtimet e votës suaj është e drejta juaj legjitime që të mblidheni këtu e jo vetëm këtu, por të futeni brenda e të na rrëzoni.”
Zoti Basha bëri edhe një reflektim lidhur me mandatin e fundit në qeveri të Partisë Demokratike.
“Unë e di se vitet e fundit të qeverisjes, shtresa e personave me aftësi të kufizuara ka patur një numër problemesh dhe mosmarrëveshjesh edhe me qeverisjen e fundit të Partisë Demokratike. Me Kadriun, Sinanin që janë ulur sot këtu shpeshherë jam munduar të gjej rrugët e zgjidhjes të cilat do tejkalonin kalkulimet e ftohta, racionale dhe shpeshherë zemërftohta të buxhetit të shtetit për të akomoduar të drejtat e tyre. Nuk ia kemi dalë gjithmonë dhe unë për këtë sot, jo vetëm juve, por ç’dokujt që ju përfaqësoni në Shqipëri ju kërkoj ndjesë në emër të Partisë Demokratike.”
Basha premtoi se nën qeverisjen e tij buxheti i shtetit do t’i dedikohet qytetarëve dhe halleve të tyre. Ai i kujtoi premtimin se në përmbylljen e mandiatit të tij të parë paga minimale do të jetë 250 mijë lekë dhe pensionet do të rriten në rang vendi me 40%.
“Edi Rama e di se i ka shkelur te gjitha nenet e kontrates që ka me qytetarët. Ai e di se me zgjedhje të lira e të ndershme shqiptarët do ta ndëshkojnë me gjykim dhe votë popullore. Prej ditës së parë ka mbizotëruar vendosmëria dhe shpresa për të nesërmen që do të vij. Sot jemi ktu sepse Rama ka vendosur te kapë zgjedhjet e ardhshme por dhe ne kemi vendosur të qëndrojmë deri në vendosjen e një kabineti teknik me mbështetje të gjerë politike. Jo me një kryeministër teknik që cakton ai, se ka filluar të thërrasë njerëz e të emërojë qeveri kukull. Harroje se do pranojmë. Qeveria teknike do të funksionojë vetëm kur të ketë vulën e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve të kësaj lëvizje popullore.”
Një mesazh e dha për gjithë qytetarët e qëndresës popullore.
“Dua tu them se lajmet e mira të mbështetjes së kauzës tonë, të kauzës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sapo ka nisur. Lajme të tjera të mira po vijnë dhe do të shpalosen këtu para jush në ditët që vijojnë dhe e ndjej nga thellësia e shpirtit se agimi i fitores për të cilën po luftojmë është shumë afër.”
Njoftim per shtyp, 16 Mars 2017