Bashkëbisedim në Sheshin e Lirisë për problematikat e Qarkut të Lezhës, për varfërinë, mungesën e vemendjes së shtetit, braktisjen totale të qeverisë. Zgjidhjet që ofron Republika e Re, me qeverisjen për qytetarët.

Paraditen e 68 në Sheshin e Lirisë, kryetari demokrat Lulzim Basha bashkëbisedoi me qytetarët për problemet e banorëve të qarkut të Lezhës. Profesionistë, fermerë, sipërmarrës dhe familjarë ndanë shqetësimet e tyre, të cilat prekin jetën e ccdo qytetari të zonës.

 

Ema Osmani 38 vjecce, mama e një vajze 15 vjeccare tha se kërkon të gjejë punë në mënyrë që të jetë në gjendje t’i japë vajzës së saj adoleshente të ardhmen që ajo do. Edhe pse e diplomuar në një nga unviersitetet e Stambollit, Ema Osmani e ka të pamundur të gjejë një punë me pagë dinjitoze, pasi ministria e shtetit shqiptar refuzon t’i konvertojë diplomën e huaj.

 

Dina nga Lezha ngriti zërin për gratë dhe fëmijët jetim të penalizuar nga një Vendim i Këshillit të Ministrave të vitit 2015 për ndihmën sociale. Ajo tregoi historinë e një nëne, djali 40 vjeccar i të cilës për të përballuar jetesën për veten dhe tre fëmijët, u lidh me një grup kriminal për të cilët mbolli hashash. Por ditën kur babai i tre fëmijëve vajti të dorëzonte mallin e korrur dhe paketuar, për të mos e paguar, e vranë.

 

Jak Pjetri, ekspert i ndihmës ekonomike akuzoi Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe ish-ministrin Blendi Klosi për ligjin për ndihmën ekonomike, i cili nis zbatimin në muajin dhjetor të këtij vitit. Pjetri shpjegoi se Ministria e Mirëqënies ka përcaktuar një tavan (vlerë maksimale) prej 8 mijë lekësh të reja për ndihmën sociale për qytetarët. Pjetri tha se përmes një VKM-je, ministri i kohës Blendi Klosi ka përjashtuar burrat kryefamiljarë nga skema e ndihmës sociale duke lënë vetëm gratë kryefamiljare. Edhe këto të fundit shteti i ndihmon vetëm me nga 6 mijë lekë të reja.

 

Artur Lazri, pedagogu nga Mirëdita foli për atë që e quajti “corba në arsim, gatuar nga ministria Nikolla”. Drejtorët e shkollave në Mirditë nuk zgjidhen më për profesionalizëm apo eficencë në vendin e punës – tha Lazri – por zgjidhen në bazë të kush ka sjellë më shumë antarësime të reja në parti. Pedagogu denoncoi edhe mënyrën e preferuar të propagandës së “të bërit shtet” të rilindjes: fasadat. Pedagogu tregoi se si gjimnazi kryesor në Rrëshen për momentin është në rikonstruksion, duke i lënë nxënësit jashtë shkollave dhe duke zhvilluar orët e shkurtuara të mësimit me turne. Kemi denoncuar edhe ndërtimin në sheshin e qytetit prej 1.7 miliard lekësh – tha Lazri – para të cilat mund të ishin përdorur për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të qarkut.

 

Ergin Mataj, sipërmarrës turizmi në Lezhë tha se qytetarët po burgosen për një kupon tatimor, ashtu si për faturat elektrike të papaguara nga pamundësia. Kjo tregon mungesën e plotë të shtetit social i cili godet edhe ata që janë përtokë.

Marie Deda iu drejtua kryeminsitrit Rama për t’i thënë se Lezhianët nuk i hanë gënjeshtrat e premtimeve elektorale të pambajtura. Premtoi ulje cmimesh, premtoi se do hapte kanale vaditëse dhe kanale kulluese, premtoi uljen e imputeve dhe premtoi subvencione – tha qytetarja e cila theksoi se këto të fundit janë dhënë vetëm në mënyra selective, ku nga 782 persona, nga këta vetëm 18 morën subvencione, të gjithë njerëz të afërt të pushtetit.

 

Kryetari Lulzim Basha tha se gjatë katër viteve të Rilindjes në pushtet është munduar të bëhet avokati mbrojtës i qytetarëve të qarkut Lezhë dhe Kukës, problemet e të cilëve i ka parë edhe nga afër në takimet e tij me banorët.

“Kush është në marrdhënie pune, është nën presionin e përditshëm të pasigurisë se, edhe sa do ta ketë atë vend pune; është nën presionin e përditshëm të çmimeve që rriten, fuqisë blerëse që bie, faturave dhe taksave që mbijnë si kërpudhat pas shiut për të rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike dhe gjendjen psikologjike të prindërve dhe fëmijëve që shohin fenomenin më të dhimbshëm në familje, mungesën e shpresës dhe mundësive të pridërve për t’iu ardhur në ndihmë. Biznesi shqiptar sot është jo-konkurues edhe me biznesin e Kosovës dhe të Maqedonisë. Vendet e punës mbyllen me një shpejtësi tragjike, investime të reja nuk ka, fuqia blerëse e shqiptarit është më e ulëta në Ballkan dhe krahasohet me vendet e Afrikës Ekuatoriale. Ndihma ekonomike për njerëzit në nevojë është një tallje, një poshtërim. Eshtë një shuplakë në fytyrën e më të pamundurve, atyre që nuk ia dalin dot të ngrenë kokën. Ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike, plot 40 mijë familje, të cilat janë flakur në mëshirën e fatit dhe një pjesë e tyre janë detyruar të largohen në emigracion”.

 

Zoti Basha tha se përmes qëndresës së qytetarëve është bërë edhe më i dukshëm dallimi mes republikës së vjetër dhe asaj të vlerave europiane që shqiptarët kërkojnë.

 

“Karshi këtij realiteti që ju e njihni fare mirë sepse e keni në shpinën tuaj, në lëkurën tuaj, kemi një luks të shfrenuar shpenzimesh të degjeneruara të një grushti pushtetarësh të korruptuar. Kjo ndodh kur e blen palmën e autostradës nga 600 deri në 900 euro, e sigurisht që nuk të bëhet vonë për njerëzit që nuk kanë para për të blerë ushqimin e ditës.

 

Ky është realiteti kriminal, i një kaste që nga humbur çdo lidhje me realitetin me të cilin jetojnë shqiptarët, ka humbur çdo lidhje me popullin e vet, ka humbur çdo ndenjë dhembshurie dhe përgjegjshmërie, në raport, me popullin e vet. Eshtë zgjedhja e Edi Ramës që të harxhojë vetëm në katër muajt e parë të këtij viti 380 milionë euro para të shqiptarëve, për shpenzimet administrative, pra për makinat, zyra, për dieta, për biletat e avionit, për luksin qeveritar. Kjo zgjedhje e Edi Ramës ka në themel mungesën e përgjegjshmërisë para qytetarëve”.

 

Përmes thyerjes së lidhjes mes oligarkisë dhe pushtetit, dhe me anulimin e cdo koncesioni korruptiv që shpërdoron paratë e qytetarëve, Lulzim Basha premtoi rritje të mirëqënies së banorëve të qarkut Lezhë, Kukës dhe gjithë Shqipërisë.

 

“Do të çlirojmë qindra milionë euro të taksave të shqiptarëve, me të cilat do t’i përgjigjemi sektorëve më emergjentë që ditën e parë. Ndihma ekonomike e familjeve në nevojë do të dyfishohet brenda vitit të parë të qeverisjes së Republikës së Re. Për çdo fëmijë shqiptar në familjet në nevojë ekonomike, në kuadër të planit tonë për orarin 8 me 4 të shkollave fillore dhe të shkollave të mesme, do ketë një drekë të paguar. Cdo bir, e bijë shqiptari, do të marrë një subvencion prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj, si pjesë e paketës tonë për arsim dinjitoz, për shëndetin e fëmjëve shqiptarë.”

Lulzim Basha tha se gjithcka mund të arrihet përmes vullnetit qytetar, politik dhe proceseve institucionale, sapo të sigurohen zgjedhje të lira e të ndershme.