Prononcimi për mediat i Lulzim Bashës pas ngjarjes së mbrëmshme. “Detyrë e shtetit të gjejë dhe vendosë para përgjegjësisë autorët”.
Pyetje: Zoti Basha si ndiheni sot?
Basha: Kam folur me shumë prej të prekurve, fatmirësisht efektet janë anësore dhe të përkohshme, jo serioze dhe të gjithë janë të vendosur. Të gjithë e dimë që kjo nuk ishte një tullumbace. Ndërsa presim zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, kushdo qofshin ata, po bëjmë edhe analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace.
Pyetje: Për çfarë dyshoni z.Basha?
Basha: Kjo nuk ishte tullumbace. Por unë mund t’ju them se është detyra e autoriteteve shtetërore të vendosin para përgjegjësisë autorët, kushdo qofshin. Nëse nuk ndodh, kjo është një tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit. Ne do të bëjmë analizën tonë. Ne nuk do të ndalim. Unë do të vazhdoj fushatën sonte në orën 19:00, në mitingun hapës në qytetin e Fierit. Asgjë nuk do të më ndalë mua dhe opozitën e bashkuar drejt fitores!