Partia Demokratike dhe i gjithë Koalicioni Opozitar mirëpresin ftesën institucionale të Presidentit Nishani për dialog në funksion të zgjidhjes së krizës së rëndë politike që ka mberthyer Shqipërinë.
Ndonëse shkaktari i kësaj krize, Edi Rama me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmonë rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë për tu bashkuar përmes zgjidhjes së ofruar, në luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe kthimit të shtetit në garnizon elektoral të pushtetit, që kërcënojnë me asgjesimin e zgjedhjeve, demokracisë dhe stabilitetit.
Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojnë gatishmërinë e tyre duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Nishani.