Qindra mijëra qytetarë vërshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar thirrjes së kreut të opzoitës Lulzim Basha, në marshimin poullor për zgjedhje të lira dhe Republikën e Re.
Paqsorë dhe të vendosur, shqiptarët protestuan me qytetari, argumenta dhe durim për të dhënë shembullin e asaj që një shoqëri demokratike duhet të përfaqësojë, lirinë e mendimit, shprehjes, zgjedhjes dhe qeverisjes si produkt i vullnetit të vetë qytetarëve.
Lulzim Basha i quajti qëndrestarët e lirisë si motorri që vret frikën, ngjall kurajon dhe vendosmërinë për të vepruar e për të mos lejuar shkatërrimin e së ardhmes së tyre dhe familjeve të tyre.
“Ajo që nisi si rruga e bashkimit, i vetmi shteg për miliona shqiptarë të shtypur, të nëpërkëmbur, të zhgënjyer, të dhunuar, të mashtuar e të shpunësuar;
Ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit që kish kapluar të madh e të vogël, gegë e toskë, demokratë e socialistë, myslimanë e të krishterë, çdo shqiptar, për shkak të qeverisjes dhe shtetit të dështuar e kriminal, që ju shkatërroi ekonominë, që ju vrau vendet e punës, që ju shkatërroi shëndetësinë dhe arsimin dhe ju la si rrugëdalje vetëm dëshpërimin ose emigracionin;
Ajo që nisi si një kërkim thellë në shpirtrat tanë për rrugën e vetme të daljes nga gjendja e mjerë e vendit, ajo u kthye në motorrin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anembanë vendit, që ngjalli kurajon në zemrat e çdo shqiptari, që mbushi çdo shqiptar e çdo shqiptare të ndershme përmes frymës së shenjtë të besimit në Zot, e në atdhe, e në Shqipëri, për një të nesërme më të mirë për fëmijët tanë, shpresën dhe vendimin e madh për ta shporrur dëshpërimin, për ta mposhtur frikën, për ta përmbysur republikën e vjetër e për të ngritur së bashku të renë, të vetmen republikë të qytetarëve shqiptarë”, tha kryetari Lulzim Basha.