Edi Rama, i cili në katër vite braktisi fermerët shqiptarë për të ndërtuar një narkoshtet në shërbim të miqve dhe klientëve të tij, sot predikon mashtrime të reja.
Prodhimi i fermerëve u shkatërrua nga mungesa e investimeve në infrastrukturë, ku çdo vit mijëra hektarë u përmbytën rregullisht duke sjellë pasoja katastrofike.
Gjatë qeverises së Rilindjes num ii përfituesve nga skema e subvencioneve është ulur mbi 5 herë. Çdo vit, përfituan vetëm 14 tregtarë, klientë të qeverisë, që përfituan mbi 70% të buxhetit për bujqësinë.
Çmimet për imputet bujqësore dhe çmimi i naftës u rritën me 30%.
Partia Demokratike ka një project plotësisht të realizueshëm, edhe pse ambicioz, që do të transformojë bujqësinë duke nxjerrë nga varfëria ku janë zhytur zonat rurale.
150 milionë euro do të investohen nga buxheti i shtetit cdo vit për këtë sektor.
100 milionë euro parashikohen të lëvrojnë në formën e subvencioneve direkte për cdo familje fermere, bazuar vetëm mbi prodhimin e tyre.
50 milionë euro të tjera do të vijnë në firmën e investimeve në infrastructure, si vaditje, kullim, rregullim tregjesh dhe siguri ushqimore.
Prodhimet e fermerëve shqiptarë do të vihen përballë konkurrimit të drejtë me produktet që vijnë nga jashtë, përmes tarifave doganore të importeve, sot në dorë të oligarkëve të Ramës.
Kjo do të ndodhë me 25 qershor, kur fermerët shqiptarë së bashku me qytetarët në mbarë Shqipërinë do ti japin fund përmes votës së lirë, republikës së vjetër që i zhvati, mashtroi dhe varfëroi dhe do të votojnë për projektin kombëtar të Republikës së Re, Republikës së qytetarëve.