Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Sauk.
Për Lulzim Bashën, Rama është pasqyra e thyer e republikës së vjetër, e braktisur tashmë edhe nga socialistët e ndershëm të cilët nuk ishin asnjë ditë të vetme pjesë e gostisë 4 vjeçare të trafiqeve, korrupsionit, tenderave dhe koncesioneve abuzive.
“I zënë nën rrënojat e republikës së vjetër që u rrëzua nga bashkimi më i madh i qytetarëve që ka njohur vendi, Edi Rama lëshon thirrjet e fundit të një kryeministri në ikje, siç bëri dhe sot në Sauk.
Në të vërtetë, kjo është gjendja e një njeriu të braktisur jo vetëm nga qytetarët, por dhe nga socialistët.
Sepse, edhe socialistët e ndershëm, ata që nuk ishin asnjë ditë në këto 4 vite në skemën e trafiqeve, korrupsionit, te tenderave e koncesioneve, janë bashkuar me Republikën e Re.
Republika e Re është realitet tashmë, me 25 qershor ajo vjen në fuqi. Një republikë e qytetarëve me qytetarët për qytetarët.”