Lideri i opozitës Lulzim Basha ne takim me qytetarët e Gramshit theksoi se Republika e Re, i ofron shqiptarëve investime, zhvillimin e biznesit, ulje taksash si dhe mundësi për vende pune.
“Vendimet e para që do të marr janë vendime që ju mbështesin ju dhe njerëzit e punës. Ulja e tvsh-së do të sjellë 400 milionë euro në vit më shumë në xhepat e konsumatorëve shqiptarë, në xhepat tuaja. TVSH-ja është taksa që paguan gjithësecili prej jush, nga bebja e sapolindur, tek më I moshuari në këtë qytet. Të gjithë paguani 20% më shumë TVSH, tek buka e gojës, tek nafta, tek gjithçka tjetër. Unë do ta ul TVSH-në, 400 milionë euro do të rritet konsumi, fuqia juaj blerëse. Paratë që do të qarkullojnë në ekonomi. Taksa e sheshtë 9% do të gjenerojë miliona euro investime. Tajksa Rama mbi naftën. Plotë 240 lek për litër, do të anulohet që ditën time të parë si kryeministër, sepse nafta është gjaku i ekonomisë dhe ekonomia e fortë është detyra e parë e kryeministrit tuaj të ardhshëm. Nuk ka shtet të fortë pa ekonomi të fortë, nuk ka shtet të fortë me qytetarë të varfër. Fund fasadave dhe estradave. I gjithë investimi do të jetë për hapjen e vendeve të punës, për fabrika të reja, për mbështetje për rininë“, tha Basha.
Në Belsh, Basha tha se do të punojë për shqiptarët, duke u dhënë shansin të shkollohen, punojnë dhe të kenë jetë më dinjitoze. Të kenë të njëjtat mundësi që ai pati kur njohu dhe preku ëndrrën europiane.
“Ju jap fjalën se nuk jam në këtë betejë për veten time, as për egon time, as për rehatinë e jetës sime, as për rehatinë e familjes sime, ju e dini kam patur shanse në jetë fare i ri. Kam studiuar, kam ndërtuar jetën time. Kisha mundësinë të ndërtoja një jetë të rehatshme kudo që ta dëshiroja, nga Holanda në Amerikë, pork am zgjedhur të bëj këtë betejë, sepse tani që ma priu fati në jetë të realizoj gjithçka që kam realizuar në rini, tani është rradha ime të bëj gjithçka që këta të rinj të kenë të njëjtat mundësi se edhe unë bir prindërish të thjeshtë jam. Jam ky që jam për shkak të mundësive që mu ofruan dhe punës sime dhe do të bëj gjithçka që të njëjta mundësi t’I kenë edhe të rinjtë e Belshit“, tha Basha.
Për kryetarin e Partisë Demokratike, prioritet i Republikës së Re, është punësimi i shqiptarëve dhe e ardhmja e sigurtë e fëmijëve të tyre.