Partia Demokratike dënon dhunën e ushtruar sot nga kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj dhe veglat e tij, ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni.
Demir Hyseni ka qënë vazhdimisht nën presionet dhe kërcënimet e kryetarit të Bashkisë Pukë, që është në fakt një mercenar i Frrokut, por sot, me nisjen e fushatës elektorale, është bastisur dhe dhunuar prona e funksionarit demokrat.
Pa marrë në konsideratë dokumentacionin e Hysenit që tregon ligjshmërinë e aktivitetit të tij, Kryetari i Bashkisë së Pukës, ka urdhëruar shkatërrimin e biznesit të Hysenit thjesht për motive politike.
Partia Demokratike i kërkon qeverisë dhe autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore kryetarin e Bashkisë Pukë, dhe cdo polic që është bërë pjesë e urdhërave të paligjshëm dhe politik.