Lulzim Basha tha sot në Kurbin, që Edi Rama duhet të vijë në debat, derisa merret me programin e tij gjithë kohës, dhe së fundmi ka nisur të bëjë premtime të reja. Basha tha se Rama ka frikë sepse nuk ka bilanc ndërsa ai dhe ekipi i tij ka një program që ka funskionuar në perëndim. Ky plan do ulë taksat dhe do hapë vende pune për shqiptarët ndaj dhe Rama merret me këtë program.
“Tragjëdia nuk është vetëm që Edi Rama nuk mbajti premtimet por tragjedia është se Edi Rama nuk bëri as përpjekjen më të vogël për ti mbajtur premtimet. Shkoi në drejtim të kundërt dhe sot vjen e bën premtime të reja. Nuk ka plan, nuk ka vision, nuk ka vullnet. Eshtë totalisht i shkëputur nga realiteti. Unë nuk kam premtime. Kush u thotë premtime u thoni se ky është program ekonomik. Nuk janë premtime. Edhe njëherë nga Kurbini dua të përsëris ftesën për debat. Ke 3 javë që merresh me programin tim. Eja tani në debat. Eja të na gjykojë populli. Premtimet e tua, bilancin tënd dhe unë programin tim për Republikën e Re, për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë.
“Ka frikë nga e vërteta. Eja në debat dhe përballu me të vërtetën. Zgjedhja është e jotja por mosbërballja me të vërtetën do të kushtojë edhe me rëndë me 25 Qershor ku republika e vjetër të marrë fund me votën e qytetarëve të bashkuar. Punësim, taksa të ulëta, ekonomia nga mëngjesi në darkë do jetë beteja jonë. Plani im do funksionojë siç ka funksionuar në Europë”, tha Basha.