Lulzim Basha ka njohur qytetarë të Klosit dhe Bulqizës me programin e tij ekonomik, gjatë ecjeve dhe takimeve me banorë, me të rinj e të reja, e njerëz të thjeshtë.
Lulzim Basha bëri të ditur se me të ardhur në pushtet, ai do të heqë menjëherë taksën e naftës, 240 lekë për litër, cka do të ndikojë në uljen e çmimit.
Gjatë një bisede me minatorë të papunë, Basha premtoi se pasuritë dhe asetet do ti kthehen vendit dhe qytetarëve, dhe sdo të jenë në dy tre duar oligarkësh.
Basha i bëri të qartë pronarëve të bizneseve të vogla se plani i tij ekonomik për ulje taksash do të lërë më shumë para në xhepat e shqiptarëve, do të rrisë konsumin, do të ndezë ekonominë duke rritur prodhimin e krijuar vende të reja pune.
Në këto takime, Basha ka theksuar se Edi Rama kishte kohë dhe mundësi të mbante premtimet, por ai nuk bëri asnjë përpjekje në këtë drejtim.