Në një takim me qytetarët e Patosit, lideri demokrat Lulzim Basha theksoi zotimin se do të jetë kryeministri i ekonomisë, punës dhe njerëzve të thjeshtë. Basha tha se Republika e Re do të rishikojë buxhetin për të rritur pensionet brenda vitit 2017.
“Vit për vit do të rriten pensionet dhe Brenda katyër viteve Republika e Re do të mundësojë pensionin minimal prej 25 mijë lekësh të reja,. Për të gjithë pensionistët shqiptarë. Ne do të kemi një paketë që do të përfshijë 300 kw e parë të energjisë elekjtrike të paguara nga buxheti dhe faturën e ujit për konsum familjar të paguar nga buxheti, plus ndihmën ekonomie, për të gjithë ata në nevojë ekonomike. E nesërmja e sigurtë do të nisë për investimin për fëmijët tanë. Anembanë vendit do të kem i një revolucion të vërtetë në arsim. Nuk do të ketë në ansjë fshat të Shqipërisë në asnjë lagje të qyteteve tona, ndërtesë më madhështore se shkolla ku shkojnë fëmijët tuaj. Republika e Re do të mundësojë drekën e paguar nga buxheti i shtetit, për çdo fëmijë shqiptarë, nga kopshti deri në fund të maturës”.
Basha vuri theksin tek taksa e sheshtë 9% të cilën do e sjellë Republika e Re, si taksa më e ulët në rajon. Ulja e TVSH-së nga 20% në 15% do të rrisë ekonominë familjare. Për 10 mijë të rinj të cilët mbarojnë universitetin, tha Basha, Republika e Re do i mundësojë stazh të paguar prej 200 mijë lekë të vjetra.
“10 mijë të rinj e të reja do të kenë stazhin e paguar nga Republika e Re, 200 mijë lek të vjetra në muaj për 25 milionë euro që i merr Vilma Nushi me shokë dhe që unë do t’i anuloj që në ditën time të parë. Kjo do të ndihmojë në punësimin e rinisë sepse 75% deri në 90% e të rinjve që ndjekin praktika të tilla, sigurojnë një vend pune”.
Lideri demokrat Basha theksoi se deputetët do të zgjidhen nga populli pa filtra partiakë, dhe nëse nuk përfaqësojnë qytetarët siç duhet, do jenë qytetarët që do i shkarkojnë pa përfunduar mandati i tyre. “Duhet që Republika e Re të nisë nga puna dhe këtë do të bëjmë”, tha Basha.