Dua të falënderoj të gjithë demokratët që janë bërë pjesë për herë të dytë e procesit një anëtar-një votë, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Shpreh mirënjohjen time më të thellë për turin e bashkëbisedimit që më ofruan mua dhe kandidatit tjetër, z.Selami gjatë një fushate intensive anembanë vendit, në çdo degë të Partisë Demokratike.
Dua të shpreh mirënjohjen komisionerëve dhe gjithë infrastrukturës zgjedhore të Partisë Demokratike për punën e shkëlqyeshme që kanë bërë.
Procesi po ecën në mënyrë të qetë, të civilizuar dhe demokratike.
Jam i bindur se Partia Demokratike dhe demokratët dalin nga ky proces më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t’u kthyer në forcën e vetme që përfaqëson të ardhmen e shpresën e çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend.