Te nderuar pjesmarres,

Ndersa po pergatitesha per kete diskutim te sotem mbi hartimin e nje projektligji per ndalimin e gjuhes se urrejtjes ne parlament, projektligj te cilin e perkrah pa hezitim, por qe e konsideroj nje luks te tepert per realitetin me te cilin perballet shoqeria jone sot, perpara mu shfaqen nje sere artikujsh mbi gjendjen alarmante te papunesise mes te rinjve, krimit, droges, kriminalizimit te qeverisjes, e mes tyre akuzat e panumerta te kryeministrit ndaj opozites, medias, shoqerise civile e gjithkujt qe guxon te flase per keto fenomene.

Ndala per nje cast, sepse ajo qe sot po vret endrrat dhe shpresat e te rinjve, po i shtyn cdo dite drejt rrugeve te emigrimit, po largon trurin nga vendi yne, eshte pikerisht kriminalizimi i qeverisjes ne cdo hallke te sajen.

Prej me shume se 4 vitesh opozita, gazetaret investigative, rrjetet mediatike prestigjoze nderkombetare dhe shoqeria civile, denoncojne me force shnderrimin e Shqiperise ne nje hambar droge, mbeshtetjen qe drejtues te larte te policise, me urdher te ish ministrit te brendshem, superministrit te “Rilindjes” dhe bekim te kryeministrit, i japin trafikanteve nderkombetare te droges. Kemi degjuar keto 4 vite se si ne vendin tone po ndertohen tashme pista te avioneve te droges, te cilet per kryeministrin ishin thjesht “mushkonja”. Kemi mesuar se radaret ne vendin tone tashme fiken per tu krijuar rruge te lire skafeve te droges. Kjo eshte nje plage e hapur qe po shkaterron te sotmen dhe te ardhmen tone, po e largon cdo dite e me shume rinine nga Shqiperia.

Te gjitha akuzat e opozites, gazetareve investigative, te cileve sot dua tu shpreh mirenjohjen time me te thelle per guximin dhe kurajon e treguar, shoqerise civile dhe qytetareve, per kriminalitetin, trafikun e droges dhe mbeshtetjen politike qe gezon nga qeveria, tashme jane faktuar.

Dua t’ju rikthej ne vemendjen tuaj Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit, te publikuar ne fillim te ketij viti, i cili thote se:
·      Shqiperia eshte baze per operacionet rajonale te organizatave te krimit te organizuar.
·      Shqiperia prodhon dhe trafikon sasi te konsiderueshme marijuane, kryesisht per tregun Europian.
·      Shqiperia eshte vend tranziti per heroinen dhe kokainen afgane.
·      Shqiperia sherben si nje pike kyçe per shperndarjen e heroines ne te gjithe Europen.
·      Parate e krimit pastrohen me lehtesi ne Shqiperi.
·      Shqiperia ka korrupsion te shfrenuar dhe institucione te dobeta.
·      Shqiperia ka kontroll te dobet te kufijve dhe zbatim te dobet te ligjit ne dogana, çfare lehteson trafiqet e paligjshme.

Nderkohe ne nivele alarmante eshte permasa e perdorimit te kokaines. Shqiperia renditet e para me 2.5% e ndjekur nga SHBA me nje prevalence prej 2.3%.

Te dashur miq,

Te gjitha sa me siper nuk jane aspak “Hate speech”, nuk jane fantazi, por jane fakte te denoncuara prej kohesh dhe nje realitet i hidhur qe na ben me turp, me se pari ne, te rinjve te ketij vendi qe vijojme te pranojme dhe jetojme ne kete realitet.

Shqiperia perben nje rast te paprecedente te futjes ne parlament dhe ne nivelet me te larta te qeverisjes e te drejtimit te disa bashkive, persona me precedente kriminal, te denuar per trafik droge, prostitucion, etj.

Dhe ketu nuk besoj se ka sot ndonje shqiptar qe nuk e di se ishte vendosmeria e opozites, per te miratuar ligjin e dekriminalizimit, ne mungese te plote vullneti nga ana e qeverise, vullnet i cili mungon dhe sot kur te inkriminuarit vazhdojne te jene edhe ne parlament, edhe ne drejtim te bashkive, edhe ne qeverisje.

Sot teksa jemi mbledhur per te diskutuar per zhvillimin e demokracise, shmangien e gjuhes se urrejtjes etj, ne s’kemi te garantuar themelin e saj, voten e lire. Raporti i publikuar pak dite me pare i OSBE-ODIHR per zgjedhjet e qershorit, konfirmon se ne keto zgjedhje vota e qytetareve u kercenua, u dhunua dhe fenomeni i shitblerjes ishte i shtrire masivisht. Pra vullneti i qytetareve te vendit tone u deformua.

Te nderuar te pranishem,

Ky eshte realiteti famekeq qe po jeton sot cdo shqiptar. Prandaj une mendoj se prioritet absolut sot per qeverine dhe parlamentin duhet te jete lufta kunder krimit dhe droges. Rrezimi i narko-shtetit, pastrimi i parlamentit, qeverise, policise, pushtetit vendor, nga te inkriminuarit dhe shkeputja e lidhjeve te krimit me politiken.

Prioritet i yni duhet te je garantimi i votes se lire, zhvillimi ekonomik, krijimi I vendeve te punes per te rinjte dhe jo shperdorimi i parave ne menyre korruptive per tendera, koncesione e investime luksi.

Sot 30% e familjeve nuk sigurojne dot buken e femijeve, 39% e familjeve nuk paguajne dot faturen e dritave dhe ujit, 43% e familjeve nuk sigurojne dot ngrohjen per femijet, ndersa qeveria vetem ne 6 muajt e pare te ketij viti ka shpenzuar plot 16 milione dollare vetem per bileta avioni dhe orendi per zyrat.

Miqte e mi,

Une jam mese i bindur se adresimi dhe ndalimi i perdorimit te gjuhes se urrejtjes ne parlament, do te ishte nje vlere e shtuar ne jeten e cdo qytetari. Por ne menyre qe t’ia japim kete vlere te shtuar qytetareve tane, me pare duhet ti japim arsye qe te qendrojne ne Shqiperi, ne vend qe te emigrojne neper bote, siguri per te ardhmen e tyre ne vend te ofertes rilindase te nje Shqiperie Kolumbiane, siguri ne qeverisje ne interest e qytetareve ne vend te marrjes peng te vendit nga kupolat mafioze te kusherinjve trafikante, apo vellezerve ne kerkim.

Ndalimi i gjuhes se urrejtjes ne kuvend duhet te ndodhe dhe do te ndodhe ashtu dhe sic shume shpejt, atij kuvend i cili duhet te perfaqesoje vullnetin e popullit tone, dhe qe sot eshte neperkembur nga leket e krimit me mandate te vjedhura, duhet ti jepet dhe do ti jepet dinjiteti qe i takon.

Ju faleminderit.