Partia Demokratike e kundërshtoi aktin antikushtetues të Edi Ramës për shkarkimin e Kryetarit të KQZ Klement Zguri.
Kryetari Basha tha se kërkesa duhet të hiqet jo vetëm nga kalendari 3 javor, por edhe nga programi i punës së Kuvendit, sepse është një kërkesë antikushtetuese, që cënon pavarësinë e institucioneve.
“Ligji thotë që të shkarkohet kryetari i KQZ duhet të vijë propozimi nga 5 anëtarë të KQZ-së. Keni sjellë ju një propozim nga 5 anëtarë të KQZ-së?! Nuk e keni sjellë. E dini pse?! Sepse motivi me të cilin doni të shkarkoni Klement Zgurin është i rremë. Sepse qendrimi që ka mbajtur Zguri për rastin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës është qendrimi që ka mbajtur Denar Biba për rastin e kryetarit të Mallakastrës dhe se e gjitha kjo është një përpjekje e mjerë për t’iu imponuar debatit publik me falsitete”.
Basha refuzoi inskenimin e Ramës për marrëveshjen e 18 Majit.
“Marrëveshja ka vdekur sepse marrëveshjen e vratë ju, sepse ishte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm këtë javë Ramës i ka ardhur raporti i financuar nga BE-ja që thotë se mbi 20 % e shqiptarëve pranojnë se kanë shitur votën, që i është kërkuar shitja e votës”.