Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha propozoi shkurtimin e prezantimit të amendamenteve nga deputetët e PD në Kuvend, që qeveria dhe deputetët të shkojnë në terren pranë zonave të përmbytura.

Për shkak se situata është në përkeqësim, Basha tha se seanca duhet përshpejtuar që ministrat dhe kryeministrit të gjenden në terren

“Në këtë rrethanë rënduese unë dot i kërkoj grupit tim parlamentar të procedojmë në këtë mënyrë dhe shpresoj që kjo egzigjencë politike nga ana jonë të përdoret nga ju për të qënë sa më afër njerëzve në nevojë.”-tha Basha.

Kryetari i PD tha se kishte informacion se në zona të tëra të Shkodrës, në Anë të Malit, në Gur të Zi dhe në zona të tjera mungon totalisht shërbimi shëndetësor. Në Kamëz ka njerëz të izoluar. Në QSUT ka përmbytje si asnjëherë në 27 vjet

Basha tha se “jo gjithçka mund të sigurohet në kushtet e përmbytjes, por aksesi i shërbimit shëndetësor në veçanti për fëmijët, për nënat dhe për pleqtë, duhet të sigurohet me çdo çmim.“​