Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa nga afër gjendjen alarmante humanitare në zonat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës. Darzeza në Fier ishtë një zonë e izoluar, ku banorët përdornin varkat për të komunikuar me pjesën tjetër. Lulzim Basha falenderoi anëtarët e Forcave të Armatosura, të cilët po punonin për riparimin provizor të rrugës së shkatërruar. Në Ferras, zona më e prekur nga përmbytjet, banorët I thanë kreut të opozitës se janë braktisur plotësisht nga autoritetet qëndrore dhe lokale.
“Basha: A ju kanë sjellë ndonjë ndihmë?
Banore: Jam e përmbytur dhe nuk kam asnjë lloj ndihme.
Banor: Kemi nevojë për shumë. S’kemi ujë dhe drita të lahemi. S’kemi as ku të flemë.
Basha: JO ka ardhur njeri t’Ju ndihmojë?
Banore: Jo jo asnjë. Ti je i pari.”
Një banore në Ferras i tregoi Bashës sesa e rëndë është situatë nga mungesa e ujit të pijshëm.
“Basha: Duhet të vijnë këtu t’Ju mbështesin me ujë dhe ushqime se u bënë disa ditë në këtë gjendje.
Banore: U bënë 3 ditë kështu. Tani po kullon uji dhe sot u hap rruga që u dhamë diçka fëmijëve”.
Lulzim Basha vizitoi edhe zonën e Novoselës në Vlorë, një tjetër zonë e përmbytur, ku realiteti ishte i njëjtë si në Ferras, braktisje e banorëve nga qeveria.
“Banore: Dritan Leli më tha mua nuk ta solla unë shiun. i kërkova bar për bagëtinë se po më ngordhin matanë. S’ta solla unë shiuN më tha dhe ta ngrije barin se u lajmërua për 3 ditë. Kush ta ngrinte i thashë. Ta ngrinte çupa më tha. i thashë mos më jep mend mua dhe i thashë ik.
Banor: Dalin në televizior me paturpësinë më të madhe dhe thonë kemi sjellë ujë e ju kemi sjellë këtë dhe atë.
Basha: Ju kanë sjellë gjë?
Banori: Deri tani nuk ka ardhur njeri. zero.
Basha: U kanë sjellë ujë apo ushqim?
Banorët: Jo jo fare”
Banorët denoncuan me dokumenta edhe mashtrimin e qeverisë me dëmshpërblimet.
“Banor: Kryeministri na tha nga A dhe Zh do dëmshpërblehen të gjithë personat. këtu kemi llogaritë bankare dhe dëmin e vitit 2015 dhe asnjë nuk na ka dëmshpërblyer. Të parat, mbetën ato. Ndërsa tani nuk na vjen njeri të na shikojë. “