Nënkryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike, Edi Paloka iu përgjigj Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, sipas të cilit në Parlament nuk ka ndodhur ushtrim dhunë ndaj deputeteve në këto 27 vjet.
Përgjigja e plotë e zotit Paloka.
“Në këto 27 vjet ka ndodhur që deputetë të opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda Parlamentit.
Por si asnjëherë në këto 27 vjet, kriminelët, vrasës, trafikantë droge dhe prostitutash, u ngritën në piedestal si anëtarë të Parlamentit.
Si asnjëherë në këto 27 vjet, Garda e Republikës u përdor për të bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshëm opozitës të drejtën e fjalës.
Të gjitha këto kanë dhe më shumë se kaq kanë ndodhur sa herë vendi dhe Parlamenti është drejtuar nga partia e Gramoz Ruçit.”