Forumi Rinor i Partisë Demokratike zhvilloi në Kukës një homazh proteste për Florenc Beqiraj, të riun që humbi jetën në Francë në mënyrë të dhunshme dhe në rrethana akoma të pasqaruara, ndërsa mbahej në paraburgim në pritje të statusit të azilantit.
Forumi Rinor zgjodhi Kukësin për të ndezur një qiri për shpirtin e Florencit, sepse Kukesi është zona simbol me emigracionin më të lartë të rinisë në këto 4 vjet.
Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi dhe të rinjtë e tjerë me gjestin e tyre bënë një ngushëllim për familjen, për këtë humbje të pazëvëndësueshme.
Por qirinjtë e ndezur në Kukës janë edhe një revoltë e heshtur e të rinjve kundër braktisjes nga qeveria, simbol i të cilës tani është Florenci, që u detyrua të emigrojë 3 vjet më parë dhe të kerkojë azil në Francë.
“Florenci emigroi sepse asnjë shpresë nuk shihte më në horizont. Kjo qeveri e kriminalizuar, që çdo ditë mendon veç për xhepat e pushtetarëve, e mbjell çdo vit varfëri e mjerim, nuk gjeti dot asnjë fjalë ngushëllimi për Florencin, se për t’u interesuar për atë çfare i ndodhi, as që mund të pritej prej saj. Si Florenci janë me qindra të rinj që enden rrugëve të Europës, sepse qeveria nuk mendon asnjë sekondë për punësimin dhe te ardhmen e tyre. “- tha Belind Kelliçi
Ai theksoi se “Kukësi është simboli i emigrimit masiv por për këtë qeveri është thjesht një statistike. Për këtë qeveri rëndeëi ka sa te ardhura do të grumbullojë nga hashashi, sa para do të fusë në xhep nga tendera e koncesione, si do të pastrojë paratë e krimit dhe drogës, si do të mbyllë dosjet e ministrave e të shpetojë kokën e kryeministrit të zhytur në afera kriminale e korruptive”.
Me këtë homazh proteste, Belind Këlliçi ftoi rininë që të bëhet bashkë për të detyruar qeverinë dhe Edi Ramën të kërkojë azil dhe për të ndërtuar një Shqipëri të denjë për aspiratat e të rinjve shqiptare.