- Qeveria e Ramës me dy standarde. Çon drejt vetëvrasjes të rinjtë për një cigate hashash, ndërsa për mbrojtjen e Tahirit, Rama behet kryeprokuror dhe gjyqtar.
- Edi Rama e do me çdo kusht kryeprokurorin për të mbyllur dosjet e krimit dhe të korrupsionit, sepse këto dosje janë fundi i tij dhe i qeverisë së tij, të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi.
- Kryeprokurori u zgjodh pa vetting, SPAK dhe BKH janë bllokuar nga frika e Edi Ramës prej drejtësisë së vërtetë. Është iluzion për këdo të besojë që Rama ka vullnet të zbatojë reformën në drejtësi dhe të garantojë votën e lirë.
- Aksioni opozitar ka dy çështje jetike, varfërinë si produkt i një qeverisje ilegjitime dhe dhënien fund te kësaj qeverie ilegjitime, që do të pasohet nga organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme nga një qeveri legjitime.
- PD është gati t’u rikthejë shqiptarëve jo vetëm paratë e vjedhura nga kjo klikë kriminale dhe korruptive, por edhe shpresën se e nesërmja duhet dhe do të jetë demokratike, e lirë dhe europiane siç e dëshiron çdo shqiptar.
Në 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike më Fier, kreu i opozitës Lulzim Basha inkurajoi shqiptarët t’i bashkohen opozitës për t’i dhënë fund qeverisjes nëpërmjet krimit, e cila ka si simbol Saimir Tahirin. Në Fier Basha bëri kontrastin mes Saimir Tahirit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe 22 vjeçarit Estref Halili, që u burgos për një cigare hashash dhe vari veten më burg një vit më parë.
“Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për të mbrojtur Sajmir Tahirin, por askush nga ata nuk u kujtua të thotë një fjalë për Estref Halilin 22 vjeçar. Ky është shteti i Edi Ramës. Estref Halili, për një cigare hashash u plas në burg. 22 vjeçarit iu ndërpre jeta në lulen e rinisë. Ndërsa për Sajmir Tahirin dhe fatin e tij, Edi Rama bëhet gjyqtar, bëhet prokuror, vetëm e vetëm që ta shpëtojë nga drejtësia.”-tha Kryetari i PD.
Lulzim Basha renditi disa fakte pse Partia Demokratike kishte të drejtë, kur paralajmëroi Edi Rama po kap drejtësinë nëpërmjet kryeprokurorit. Basha tha se këto fakte janë për këdo që paragjykoi qëndrimin e PD për emërimin e Ramës si kryeprokuror.
“Menjëherë pas vetëemërimit si kryeprokuror Edi Ramës, Saimir Tahirit iu kthye pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit. Dhe ditë më vonë, Orest Sota, në makinën e të cilit u kapën 860 mijë euro dhe patentat e lundrimit të Sajmir Tahirit, u la i lirë. Sepse Edi Rama e do me çdo kusht kryeprokurorin, për të mbyllur dosjet e krimit dhe të korrupsionit, sepse këto dosje janë fundi i tij dhe i qeverisë së tij, të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi.”-u shpreh Basha
Lulzim Basha theksoi se emërimi i kryeprokurorit pa vetting është prova më e qartë se Edi Rama ka frikë nga reforma e vërtetë në drejtësi.
“Vetingu, e mbani mend, sa herë i kërkonim llogari Edi Ramës. Ku e ke shëndetësinë falas, thoshte vetingu. Ku i ke 300 mijë vendet e punës, thoshte vetingu. Shqipëria e mbushur me drogë dhe krim, vetingu. Akuzonte nga mëngjesi deri në darkë opozitën, se po bllokonte vetingun. Po sot? Përse e ka zgjedhur kryeprokurorin pa veting? Përse e ka bllokuar ngritjen e SPAK-ut dhe BKH. Përgjigjia është e thjeshtë dhe e qartë. Sepse Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, janë në panik dhe të tmerruar. Ata e kanë jetike pengimin e drejtësisë së vërtetë, pengimin e reformës në drejtësi”-u shpreh kreu i opozitës.
Kreu i PD tha se nuk mund të vazhdohet të pretendohet se përballë është një qeveri normale, kur nuk është garantuar kushti themelor I demokracisë- garantimi I zjedhjeve të lira e të ndershme.
“Korrupsioni, krimi, kapja e drejtësisë dhe vjedhja e zgjedhjeve, janë produkt i një qeverie ilegjitime. Është iluzion për këdo të besojë që një qeveri dhe një kryeministër i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi, do të ketë vullnet të zbatojë reformën në drejtësi, do të ketë vullnet të bëjë reformën zgjedhore dhe të ushtrojë detyrat që qeveria ka, për të garantuar votën e qytetarëve.”-tha Kreu i opozitës.
Lulzim Basha u shpreh se opozita nuk do ta lërë vendin peng të krimit, korrupsionit, të drogës dhe trafikantëve. Prandaj, aksioni opozitar dhe thirrja ndaj çdo qytetari ka në qendër të vëmendjes dy çështje jetike:
E para ekonominë, varfërinë, pamundësinë, papunësinë, si produkt i një qeverisje ilegjitime.
E dyta dhe më e rëndësishmja dhënia fund e kësaj qeverie ilegjitimi, kthimi i vendit në legjitimitetit, organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme nga një qeveri legjitime që ka dhe do të këtë mbështetjen e çdo shqiptari të ndershëm.
“A jemi gati t’i rikthejmë qytetarëve shqiptarë jo vetëm paratë e vjedhura nga kjo klikë kriminale dhe korruptive, por edhe shpresën se e nesërmja duhet dhe do të jetë demokratike, e lirë dhe europiane siç e dëshiron çdo shqiptar? Jam i bindur që po! Ju bëj thirrje ta mbledhim gjithë këtë energji pozitive dhe ta derdhim në sheshet e protestës popullore. Liri, demokraci!”-u shpreh në Fier Kryetari i PD.