Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e festoi Ditën e Verës në Elbasan duke ndarë me mijëra qytetarë gëzimin dhe shpresën që frymëzon stina e re.
“Më lejoni që nga Elbasani, kryeqyteti i Ditës së Verës t’u uroj gjithë shqiptaëve Gëzuar Ditën e Verës! Ashtu siç çelin lulet në pranverë, ashtu çeltë shpresa dhe optimizmi në zemrën e çdo shqiptari!- u shpreh Basha.
Kryetari i opozitës, bashkë me deputetët demokratë të Qarkut të Elbasanit, respektoi traditën e vizitës në Panairin e qytetit, duke përgëzuar artizanët dhe tregtarët për prodhimet e tyre.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e kreut të Partisë Demokratike ishte biznesi artizanal i krijuar nga bashkimi i disa grave shtëpiake, përparimi për mbledhjen dhe përpunimin e mjaltit, si dhe fabrika e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë. Lulzim Basha beson se këto biznese duhet të kenë mbështetje të drejtëpërdrejtë nga shteti për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.
“Të tre këta sektorë meritojnë ulje, pse jo heqje të taksave në disa raste, si dhe duhen mbështrtur me subcencione për të krijiar atmosferë sa më pozitive për prohimin, punësimin dhe për mirëqënien e shqiptarëve”- tha Kryetari i PD.
I shoqëruar nga bashkëshortja Aurela, Kryetari Basha bëri shëtitijen tradicionale në bulevardin e Elbasanit, duke shkëmbyer me shumë qytetarë urimet për Ditën e Verës.