Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mbajtën mbledhje të përbashkët të Grupeve Parlamentare.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, theksoi se çështja kryesore e takimit është rreziku serioz që paraqet moshapja e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Basha theksoi se Edi Rama është i interesuari i vetëm për të mos hapur dritën e gjelbër për shqiptarët, pasi ai mbron krimin.

Fakt është se Shqipëria, tha Basha, është sot në krye të listës së zezë për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, me kryeministër Edi Ramën, si mbrojtësi kryesor i Sajmir Tahirit, njeriut të prezumuar nga prokuroria italiane, si i përfshirë në trafikun e drogës.

Sepse Ministri i tij i Brendshëm, shembullori, më i miri, kryetari i PS-së së Tiranës, njeriu i ngarkuar në zgjedhjet e 2017-ës, në zgjedhjet e pjesshme në Dibër në 2016-ën, në zgjedhjet e 2015-ës, sikundër në zgjedhjet e 2013-ës drejtpërdrejt si ndërlidhësi me grupet e krimit të organizuar për shitblerjen e votës. Njeriu i faktuar përmes partnerëve italianë si i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe të armëve përmes bandës “Habilaj”, sot e kësaj dite vazhdon të mos dalë para drejtësisë”, tha Basha.

Fjala e plotë e kryetarit të opozitës dhe Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e përbashkët me Lëvizjen Socialiste për Integrim:

Më lejoni pikë së pari t’ju kërkoj ndjesë për nisjen e këtij takimi të përbashkët të opozitës parlamentare, për arsyen e thjeshtë që për më shumë se gjysëm ore, fonia në sallën e Kuvendit mbeti peng i synimeve të maxhorancës për t’i hequr zërin opozitës.

Natyrisht këtu s’ka asgjë të re, prandaj le të procedojmë me këtë takim, të parin që zhvillojmë në këtë sallë dhe që do të mbahet në mënyrë periodike mes opozitës parlamentare dhe alternativës europiane të Shqipërisë.

Dua në fillim të fjalës t’ia bëj të qartë të gjithë qytetarëve që na ndjekin, se sfondi prapa i takon takimit pasardhës që do të zhvillohet në këtë sallë të Këshillit Kombëtar të Integrimit. Por fatmirësisht edhe ne sot jemi mbledhur për të njëjtën temë, për çështjen madhore dhe kombëtare, dhe shqetësimin numër një të opozitës dhe shqiptarëve, kërcënimin që po i vjen integrimit europian të vendit, anëtarësimit të Shqipërisë në BE, hapjes së negociatave, mospërmbushjes së kushteve të vendosura nga Komisioni Europian dhe nga vendet anëtare, kushtet të cilat nuk po përmbushen si rezultat i rekordeve kriminale dhe korruptive të maxhorancës që ishte mbledhur këtu para 2 orësh.

Më lejoni në fillim të fjalës time po kështu të rikonfirmoj në emër të Partisë Demokratike, në emër të koalicionit opozitar, në emër të gjithë opozitës së bashkuar, qëndrimin tonë të qartë dhe pa ekuivoke të cilin ia kemi komunikuar ne vazhdimësi institucioneve europiane; për të cilin kemi lobuar e vazhdojmë të lobojmë pranë partive tona simotra në organizatat përkatëse, në rastin e PD pranë Partisë Popullore Europiane.

Ne kërkojmë hapjen e negociatave. Ne kemi kërkuar dhe u kërkojmë të gjithë miqve tanë të ndikojnë në hapjen e negociatave. Ne e bëjmë këtë me bindjen e thellë se hapja e negociatave, është një akt që do t’ ndihmojë shqiptarët të dalin nga udhëkryqi i rrezikshëm ku ndodhen sot, do t’i ndihmojë përmes rritjes së monitorimit dhe mbikëqyerjes së institucioneve europiane duke treguar dhe shpalosur të vërtetën, Shqipërinë reale të cilën Edi Rama dhe banda në pushtet mundohen ta mbysin ditë për ditë me tam –tamet e propagandës dhe me raportet falso të cilat shpërndajnë nga mëngjesi deri në darkë anembanë globit.

Pesë kushtet themelore të Komisionit Europian dhe kushtet shtesë të vendeve anëtare janë larg përmbushjes. Dhe ne e dimë fare mirë se nëse ky mbetet një proces i vlerësuar thjesht dhe vetëm në bazë të meritës Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat.

Kjo është arsyeja përse kemi shpalosur me forcë qëndrimin tonë duke argumentuar të qartë para institucioneve europiane dhe para vendeve anëtare.

Moshapja e negociatave do të ndëshkojë shqiptarët e ndershëm.

Moshapja e negociatave do të pengojë arritjen e standardeve dhe plotësimin e 5 kushteve.

Moshapja e negociatave do të ndihmojë klikën në pushtet të konsolidojë pushtetin e krimit, t’i shpëtojë rekordeve të tmerrshme të korrupsionit, të devijojë reformën në drejtësi dhe të kapë organet e drejtësisë, të shkatërrojë plotësisht ekonominë kombëtare duke e kthyer atë në një ekonomi të drogës dhe po kështu të shkatërrojë të gjithë investimin e Bashkimit Europian dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA, të bërë në 27 vite për demokracinë dhe shtetin ligjor.

Sot ka një faktor dhe një njeri që është i interesuar për mos hapjen e negociatave dhe ky është njeriu që kërcënon nga mëngjesi deri në darkë me skenarë rusë, kinezë, turq, por që nuk jep asnjëherë llogari:

Se, pse Shqipëria është sot në krye të listës së zezë për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës?

Se, pse Ministri i tij i Brendshëm, shembullori, më i miri, kryetari i PS-së së Tiranës, njeriu i ngarkuar në zgjedhjet e 2017-ës, në zgjedhjet e pjesshme në Dibër në 2016-ën, në zgjedhjet e 2015-ës, sikundër në zgjedhjet e 2013-ës drejtpërdrejtë si ndërlidhësi me grupet e krimit të organizuar për shitblerjen e votës. Njeriu i faktuar përmes partnerëve italianë si i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe të armëve përmes bandës “Habilaj”, sot e kësaj dite vazhdon të mos dalë para drejtësisë.

Për arsyen e thjeshtë, sepse nga kjo sallë e ka mbrojtur me imunitetin parlamentar duke shndërruar parlamentin në gjykatë për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe përmes Saimir Tahirit të gjithë qevenë e tij të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi.

Kriteri i parë dhe kryesor, lufta kundër krimit, lufta kundër drogës jo vetëm që nuk ka njohur progres, por krimi dhe droga vazhdojnë të përbëjnë kërcënimin numër një për sigurinë kombëtare të vendit.

Krimi dhe droga vazhdojnë të përbëjnë eksportin kryesor të Shqipërisë drejt Italisë dhe vendeve të BE, pra kërcënimin numër një edhe për sigurinë e vendeve partnere, edhe për strategjinë e sigurisë së NATO-s ku jemi anëtarë.

Në vend që të luftojë krimin, në vend që të verë përpara drejtësisë njerezit e evidentuar në raportet ndërkombëtare nga Habilajt tek Balilajt tek pronarët e vërtetë të kokainës të Maminasit, Edi Rama përpiqet nga mengjesi deri në darkë ti shpëtojë ata, vazhdon të ushtrohet presion i jashtëzakonshëm për të ndalur sabotuar apo abortuar hetimet ndaj Saimir Tahirit.

Vazhdon të ushtrohet presion i jashtëzakonshëm për të mos nisur hetimin ndaj Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit të faktuar në lidhje kriminale në shërbim të interesave pasurore ose të pushtetit në shërbimit të shkembimit me shitblerjen e votave në zgjedhjet e përgjithsahmëe dhe zgjedhjet lokale.

Vazhdojnë të sabotohen hetime kyçe për të vënë përpara përgjegjësisë njerë në nivelet më të larta të pushtetit jo veteëm ministra dhe deputettë por dhe drejtorë të rëndësishëm të administratës duke nisur që nga vetë kryeministria. Kjo për një arsye të vetme, problem numër një i vendit është autokracia, i gjithë pushteti në dorë të Edi ramës në mënyrë që jashtëligjshme dhe jashte institucionale Edi Rama sot kontrrollon qeverine parlamentin segmenette kryesore të gjyqësorit, median dhe ekonominë ky është dhe problem numër një.

Asnjë vend nuk mund të futet në Europë duke pasur në vend një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse një sundim oriental i inkriminuar i korruptuar.

Kjo është dhe detyra kryesore e opozitës parlamentare jo veteëm të denoncoje dhe të shpalle të vërtetat e aferave kriminale dhe korruptive siç kemi bërë e di të vazhdojmë të bëjmë ditë për ditë por po kështu i tregojmë shumicës dërmuese të shiqptarëve rrugën se si 3 milion shqiptarë nuk mund e nuk duhet e nuk do të mbeten peng i 10 qeveritarëve kriminelëve dhe oligarkëve të korruptuar, nuk mund të ketë vlerësim pozitiv për kriterin e parë dhe kryesor të integrimit të vendit që është lufta kundër krimit dhe drogës pa arrestuar dhe pa vënë para drejtësisë Saimir Tahirin, pa nisur hetimet pa thelluar hetimet dhe pa vene para drejhtësisë kryebashkiakët e korruptuar e lidhur me krimin dhe ministrat e tjerë të korruptuar e të lidhur me krimin.

Nuk mund të fshihet Edi Rama siç u përpoq të fshijeh para dy orësh mbrapa Alket Hysenit. Alket Hyseni duhet të hetohet për aferën e tjetërsimit të mijëra metrave katrorë në bregdet por është Edi Rama ai që ka firmosur një leje të kundraligjshme ndërtimi mbi këtë truall, jo vetëm të kundraligjshme porn ë thyerje të vendimi të gjykatës pezullon çdo akt të mëtejshëm.

Ky është shteti me standarde të dyfishta. Një kryebashkiak arrestohet ndonëse ndodhet vetëm 20 metra larg gjykatës dhe ka pranuar dhe pranon bashkëpunimin e plotë për ate çka akuzohet. Ne jemi për zbatimin e plotë të ligjit dhe barazi para ligjit të kujtdo nga qytetarët e thjeshtë tëk politikanët e pushtetshëm, kjo është atsye pse ne i kërkojmë drejtësisë të bëjë punën e saj të pavarur e të pandikuar nga axhenda politike e ne veçanti nga axhenda e Edi Ramës një axhendë kriminale e korruptive. Në funskion të kësaqj axhende Edi Rama ka gënjyer Bashkimin Europian në selinë e tij në Bruksel ku u shpreh se si rezultat i vetingut jane larguar 17 gjyqtarë dhe prokurorë. Pas informacionit të marrë zyrtarisht nga opozita rezulton se vetëm 6 të kanë dhënë dorëheqjen apo janë larguar si rezultat i proçesit të vetingut, të tjerët kanë dalë në pension apo i ka mbaruar mandati. Ky është shqetësimi ynë i dytë kryesor moszbatimi i reformës në drejtësi, kapja e drejtësisë dhe përdorja e drejtësisë si mburojë e aferave kriminale dhe korruptive në të cilat është zhytyr kjo qeveri.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi është një tjetër kyç i antarësimit të vendit ne BE. Ne votuam unanimisht paketën kushtetuese që është thelbi i Reformës në Drejtësi. Ne duam që refroma në drejtësi të zbatohet ashtu siç është votuar. Jemi kundër kapjes të prokurorisë, emerimit pa vetimg të prokurores së përgjithshme dhe prokurorëve të tjerë, shantazhmimit nga mëngjesi deri në darkë të prokurorisë, nga Taulant Balla me shokë për të mbyllur dosjet e krimit dhe të korrupsionit me urdhët të Edi Ramës.

Ne jemi për zbatimin e plotë dhe pa vonesa të reformës në drejtësi ashtu siç e kemi votuar ne konsensusin e 22 korrikut 2016 Kushtetutën e Shqipërisë. Edi Rama e ka të pamundur të plotësojë kriterin tjetër themelor të luftës kundër korrupsionit. Raportet e fundit e rendisin Shqipërinë mes 20 vendeve më të korruprtuara të botës, arsyet shqiptarët i kanë të shkruajtuar në lëkurën e tyre, i kanë të shkruajtuar në tavolinat e tyre të bukës, i kanë në xhepat e tyre dhe po kaq qartë po ua thonë miqtë dhe partenerët që kanë për detyrë të na ndihmojnë e te monitorojnë luftën kundër korrupsionit.

Dëgjuat nga FMN-ja tha fare qartë atë që është sahqetësimi im kryesor, nga faza e kultivimit të kanabisit duke kaluar ne fazën e heroinës dhe konainës dhe tani po kalojmë në fazën e pastrimit të parave të pista, 3 P-ve të famshme, 1 miliardë eurove që nuk është gjë tjetër veçse një skemë mashtuese prapa të cilës fshihet projekti kriminal i pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit. Kjo është faza me e avancuar e sundimit kriminal në vend sepse ndikon drejtpërdrejt tek ekonimia shqiptare. Sot Shqipëria nuk prodhon nuk rinovon nuk ka teknologji të re nuk konkurron as brenda vendit asme rajonin dhe jo më tej.

Si mund të konkurrohet në një ekonomi ku me nje kontenier bananesh fiton 180 milion euro.

Cilat kompani, cilët sipërmarrës, cilat biznese mund të konkurojnë në një ambient ku milionat e eurove të drogës përdoren nga mëngjesi në darkë, për tëblerë dhe zhvendosur biznese të ligjshme, në ndërtim, në turizëm, në trajtimin e mbetjeve dhe në çdo sektor tjetër të ekonomisë.
Nuk ka investime të huaja.

Dy investimet e huaja të kontraktuara nga qeveria demokratike po shkojnë drejt fundit. Me mbarimin e këtyre dy investimeve siç u paralajmërua edhe nga FMN ekonomia futet në një cikël reçesioni. Investime të huaja nuk ka. Investime të brendshme nuk ka, përkundrazi! Vetëm vititn e kaluar, 800 milionë euro janë larguar nga vendi sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

I vetmi investim që ecën në Shqipërinë e Edi Ramës është investimi në krim, investimi në drogë.

Këto janë të pamjaftueshme për të krijuar mundësi për shqiptarët.

Kjo është arsyeja që teatri banal i Edi Ramës u demaskua me shifrat zyrtare që publikuam javën e kaluar, ku nga njëra anë, me një të goditur të lapsit largon 30 mijë familje nga ndihma ekonomike dhe nga ana tjetër tregon se zyrat e punësimin kanë 454 vende të lira pune.

Ekonomia në kolaps është dështimi më spektakolar i Edi Ramës në këto pesë vite.

Është shqetësimi ynë më madhor.

Rezultatet e kësaj gjendjeje i njohim të gjithë. Pa mundësi, pa shpresë. Emigracioni ka arritur përsëri nivele rekord. Me Edi Ramën Shqipëria prodhon dhe eksporton vetëm krim, drogë dhe emigrantë.

Ky është gogoli që tremb Europën dhe jo përrallat që tregon Edi Rama. Të mos flasim për aspekte të tjera që kanë të bëjnë me reformën në administratë e cila është katandisur pikërisht ashtu siç e paralajmëroi. Në tepsinë personale të Edi Ramës ku njerëzit hiqen nga puna dhe vihen në punë, jo për atë që përfaqësojnë në vlera, por për atë që përfaqësojnë, në ushtarë të bindur të bandës në pushtet.

Rezultate të tmerrshme për qytetarët, drejtorë shkollash, mësues, personel shëndetësor të pakualifikuar, shpeshherë me rekorde të dyshimta madje edhe me rekorde penale, pretendojnë të kujdesen për fëmijët tanë, nëpër shkolla dhe në sistemin shëndetësor shqiptar.

Kapitulli i fundit; të drejtat e njeriut.

E drejta themelore e njeriut është, të zgjedhë i lirë.

Kjo është asgjesuar në mënyrë të përsëritur nga Edi Rama duke kulmuar me zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar, ku vetë BE, përmes studimit të financuar, ka vërtetuar se 20% e shqiptarëve kanë pranuar shitblerjen e votës. Një parlament ilegjitim, një qeveri ilegjitime dhe ka lidhur fatin e saj me paratë e pista të drogës, është kërcënimi dhe problemi kryesor për Shqipërinë europiane.

Ne si opozitë, kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë me emër dhe mbiemër, me fakte dhe shifra “Corpus-Delict”-in, tërësinë e aferave korruptive dhe kriminale, por ne po kështu jemi të vendosur t’i japim Shqipërisë rrugën e daljes nga kjo krizë e gjithanshme. Ajo fillon me unifikimin e qëndresës sonë për hapjen e negociatave, hapjes së ekonomisë nga kthetrat e klientëve të Edi Ramës që po shkatërrojnë ditë për ditë mijëra vende pune dhe po mbyllin mijëra biznese.

Jo është axhenda jonë politike, por kjo nuk do të ndodhë thjeshtë dhe vetëm në hapësirën institucionale, e cila sabotohet ditë për ditë nga narko-qeveria. Nuk e kam fjalën për mikrofonat e kam fjalën për shkeljen flagrante të ligjit, të Kushtetutës, të Rregullores së Kuvendit, edhe për gjërat më elementare që është detyrimi i qeverisë t’i përgjigjet kërkesave të opozitës, për llogaridhënie në Komisionet parlamentare.

Ndaj, dua të përsëris sot nga kjo mbledhje e përbashkët e opozitës parlamentare, thirrjen dhe ftesën për të gjithë qytetarët shqiptarë, e në veçanti për elitën e vendit, për intelektualët, për akademikët, për artistët, për profesionistët, të bashkohemi në këtë përpjekje të madhe që ka një dhe vetëm një qëllim. 3 milionë shqiptarët dhe fati ynë europian, të mos mbetet në dorë të një bande prej 10 politikanësh të korruptuar, të inkriminuar, kriminelësh dhe oligarkësh.

Jam besimplotë se ajo që së bashku nisëm, në aksionin popullor të 27 janarit, e kombinuar me një zhdërvjellësim dhe intensifikim të opozitës parlamentare, në Tiranë dhe kudo në Shqipëri, do të bëjë të mundur, së bashku me partnerët tanë europianë, të mbyllim një orë e më parë këtë kapitull të errët, këtë ëndërr dhe ankth të keq, të sundimit kleptokratik dhe kriminal të Edi Ramës, dhe t’u kthejmë shqiptarëve autoritetin mbi fatin e tyre dhe të fëmijëve të tyre, që shqiptarët të kenë në dorë në vendin e tyre, fatin e tyre, zgjedhjet, institucionet, vendimet kryesore.

Natyrisht ne kemi alternativën tonë për luftën kundër krimit, për ekonominë, për shëndetësinë dhe arsimin.

Nuk do të ngurojmë ta shpallim këtë publikisht, jo vetëm para mediave, por kudo me qytetarët shqiptarë. Sot prioriteti numër një është t’u kthejmë njerëzve shpresën dhe besimin se kjo betejë nuk është as për ardhjen në pushtet të opozitës, as për ardhjen në pushtet të një partie, apo një partie tjetër. Kjo është një betejë ekzistenciale për të shpëtuar Shqipërinë.

Ndaj ftojmë të gjithë shqiptarët e ndershëm, u bëjmë thirrje të bëhen pjesë e kësaj beteje!

Falemnderit!