Nga TVSH për biznesin e vogël përfitojnë oligarkët dhe vëllai i kryeministrit.
Filozofia e bandës qeverisëse është, merri shumicës për t’ia dhënë pakicës.
Edi Rama nuk e mban dot peng Shqipërinë, po të ngrihemi të gjithë bashkë!
***
Në Kavajë tregtarët e vegjël janë të vendosur të mos e pranojnë përfshirjen e tyre në tvsh, të bindur se kjo është një skemë falimentuese për ta. Kryetari Lulzim Basha, i cili u takua me ta në Kavajë, dëgjoi prej tregtarëve të vegjël të vërtetën e ekonomisë së rrënuar të shumicës ë shqiptarëve.
Tregtarët tregojnë në sinkron se bëjnë 160 mijë lekë të vjetra xhiro në muaj, se konsumi është ulur dhe se me futjen e tvsh do të falimentojnë.
Kreu i opozitës tha se 50 biznese që mbyllen çdo ditë, do të thotë se 50 familje mbeten pa punë çdo ditë, situatë që do të rëndohet edhe më shumë me futjen e tvsh-së, skemë e cila I shërben oligarkëve dhe konçesionit të vëllait të kryeministrit.
Ç’do të thotë? Do të ketë shkatërrim të biznesit, shkatërrim të ekonomisë, shkatërrim të vendeve të punës, ulje të konsumit, ulje të fuqisë blerëse. Të gjithë humbasin, madje edhe arka e shtetit do të humbasë. Të vetmit që do të fitojnë, janë një grusht oligarkësh që do t’i ju shkojë xhiroja që nuk do të vijë tek ju por tek ata dhe qeveria dhe kryeministri që do ta japë me konçencion për vëllanë e vet.
Në takimin me biznesin e vogël, Lulzim Basha tha se kjo është koha që shqiptarët t’I japin fund qeverisë së padrejtësive, e cila punon kundër interesave të shumicës.
Filozofia e kësaj bande grabitqare është reduktuar në dy fjali: Merri shumicës dhe jepi pakicës. Edhe sot Edi Rama, me pesë kriminelë dhe pesë oligarkë, kërkon të mbajë peng gjithë Kavajen e gjithë Shqipërinë. Nuk e mban dot peng po të çohemi të gjithë bashkë. Dhe kjo është sot thirrja që kam sot ndaj jush: të ngrihet Kavaja, të ngrihet Shqipëria mos ta lemë peng të kësaj bande.