• E vërteta është se Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE. Nuk ka as vendim për hapjen e negociatave, as datë për hapjen e negociatave. 
  • Këshilli Europian nuk do ta shqyrtojë fare çështjen e hapjes së negociatave dhe e ka shtyrë këtë vendimmarrje të paktën për një vit, në qershor 2019, nëse Shqipëria do të plotësojë kushtet. 
  • Moshapja e negociatave është refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit të qeverisë Rama, refuzim i politikës së kapur nga krimi, i ekonomisë të kontrolluar nga paratë e drogës dhe të krimit.
  •  Krimi i organizuar, lidhjet e krimit të organizuar me politikën, janë problem unik i Shqipërisë që na mbyll derën e negociatave. 
  • Ndryshimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë është se prej 5 vjetësh me Ramën kryeministër, kushtet e Shqipërisë sa vijnë e rëndohen, ndërsa për Maqedoninë, me qeveri të re, rekomandimi është më i lehtë. 
  • Mënyra sesi Edi Rama po e trajton këtë dështim politik të paralajmëruar tregon fare qartë se, nëse nuk bëjmë një kthesë të madhe, i njëjti refuzim na pret edhe pas një viti.   
  • Zgjedhja e Ramës nuk është Europa, por krimi, korrupsioni dhe droga. Ai është pengesa që na mban larg Europës. Ne do të bëjmë gjithçka për ta çliruar vendin nga kjo e keqe.

Deklarata e plotë e Kryetarit të PD, Lulzim Basha

Të dashur bashkëqytetarë!

Të nderuar gazetarë!

Më duhet ta nis këtë konferencë për shtyp për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën duke u shpjeguar diçka të thjeshtë që nuk duhet të kishte nevojë për shpjegim: Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE. Nuk ka as vendim për hapjen e negociatave, as datë për hapjen e negociatave.

Këshilli Europian, që ëhstë vendimarrës, nuk do ta shqyrtojë fare nesër cështjen e hapjes së negociatave dhe Këshilli I Përgjithshëm, I mbledhur të hënën e të martën, e ka shtyrë këtë vendimmarrje të paktën për një vit deri në qershor 2019.

Për të mbërritur deri tek vendimarrja qershor 2019, do të ndiqet nga fillimi e njëjta procedurë si deri tani:

  1. Do të ketë një tjetër raport nga Komisioni për përmbushjen apo jo të kushteve që i janë vënë Shqipërisë.
  1. Do të ketë një tjetër diskutim nga fillimi nga parlamentet e atyre vendeve që e kërkojnë proceduren e autorizimit apo këshillimit të qeverive përkatëse, sic ëhstë rasti i Bundestagut apo I parlamentit hollandez.
  1. Dhe vetëm nëse vendet anëtare konsiderojnë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet, vetëm atëherë do të futet në axhendën e vendmimmarrjes në Këshillin Europian në qershor 2019. Kjo është e vërteta.

E vërteta pra është se negociatat nuk janë hapur, por  është thënë që Shqipëria ka mundësi për hapjen në qershor 2019, nëse plotësohen kushtet dhe nëse kjo verifikohet nga vendet anëtare, në disa rastet nga parlamentet dhe nga Këshilli Europian.

Vetë  Këshilli Europain, që mblidhet nesër dhe pasnesër nuk e shqyrton fare çështjen e negociatave. Kjo është e vërteta.

Qeveria dhe makina e saj e propagandës, siç e keni parë, ka zgjedhur t’i mashtrojë shqiptarët edhe këtë herë duke u thënë që “janë hapur negociatat”. Edhe këtu nuk ka asgjë të re, mashtrimi dhe gënjeshtra janë e vetmja gjë që Edi ram dhe kjo qeveri dinë të bëjnë.

Moshapja e negociatave është një lajm i keq dhe një realitet i hidhur për të gjithë shqiptarët dhe perspektivën Europiane të vendit.

Në javët e muajt e ardhshëm do të na duhet së bashku të reflektojmë thellë për hapat që duhen hedhur, për të ndryshuar thellësisht, për të marrë një kthesë themelore politikën dhe qeverisjen, për t’iu rikthyer në mënyrë të sigurtë perspektivës europiane.

Mbi të gjitha, sot ne kemi nevojë të kuptojmë disa të vërteta të thjeshta.

Gjuha që përdori Këshilli Europian konfirmoi edhe një herë se moshapja e negociatave nuk është refuzim as i shqiptarëve dhe as i perspektivës Europiane të Shqipërisë.

Përkundrazi, sikundër deklarohet, rruga e shqiptarëve dhe Shqipërisë drejt BE-së është e hapur dhe është plotësisht në dorën tone, të përparojmë në këtë rrugë për t’u bërë pjesë e BE-së.

Moshapja e negociatave:

  • Është refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit që ka pushtuar Shqipërinë nën qeverisjen Rama.,
  • Është refuzim i politikës së kapur nga krimi
  • Është refuzim i ekonomisë të kontrolluar nga paratë e drogës dhe të krimit.

Ky fakt është bërë i qartë dhe drejtpërdrejt nga disa qeveri Europiane dhe është qendrim i prerë dhe i panegociushëm.

Moshapja e negociatave është refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminuar që sundojnë mbi shqiptarët. Është refuzim i Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit, dhe kupolës politike të PS, pothuajse e gjitha e lidhur me krimin dhe me drogën.

Moshapja e negociatave është refuzim i pushtetit autokratik dhe personal të Edi Ramës, refuzim i manipulimit të zgjedhjeve, refuzim i kapjes së drejtësisë dhe të gjitha pushteteve prej tij, refuzim i politizimit të administratës publike, refuzim i shkatërrimit të shtetit ligjor dhe zëvendësimit të ligjit dhe institucioneve me vullnetin personal të Edi Ramës.

Moshapja e negociatave është rrëzim përfundimtar i politikës së fasadave, të propagandës, të gënjeshtrave dhe manipulimit sistematik të opinionit për të fshehur keqqeverisjen, krimin dhe korrupsionin.

Në vend të luftës kundër trafikut të drogës, në vend të luftës kundër organizatave të shumta kriminale në vend, në vend të luftës kundër korrupsionit, Edi Rama investoi në propagandë, në mashtrim dhe në fasadë. Sot është e qartë se në BE nuk hyhet duke mashtruar.

Sot shqiptarët janë të turpëruar me Edi Ramën, i cili sulmoi në mënyrë skandaloze dhe rrugaçërore deputetët gjermanë, përfshi Kryetarin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, deputetët hollandeze, deputetët austriakë, vetë Francën, të gjithë ata politikanë europianë që kritikuan qeverisjen e tij, të shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk ishin sulme perosnale, ishin kritika të bazuara në të vërtetat e dhimbshme të Shqipërisë, kritika të cilat i bëniin mirë Shqipërisë.

Vendimi tegon se ata kishin të drjetë. Vendimi tregon se pot ë kishim ndjekur që në fillim këshillat e Gunther Krischbaum, sot Shqipërisë do t’i ishin hapur negociatat.

Tani është e qartë se e ardhmja e Shqipërisë nuk ka qënë kurrë dhe nuk është prioritet për Edi Ramën.

 

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të politikanëve europianë, pavarësisht përpjekjeve dhe presionit të jashtëzakonshëm të opozitës këto pesë vite për shkëputjen e politikës nga krimi, për luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, Edi Rama zgjodhi gjithmonë, pa asnjë përjashtim, në mënyrë të vetëdijshme, të mbronte interesat e krimit, interesat e korrupsionit, interesat e drogës dhe politikanëve të lidhur me drogën dhe jo interesat e Shqipërisë.

 

Sjellja e tij tani pas refuzimit për hapjen e negociatave, mashtrimi pa turp për shqiptarët tregon qartë një të vërtetë të dhimbshme, se Edi Rama nuk ka për të përmbushur asnjë kusht për t’i hapur negociatat as në vitin 2019.

 

Sot shqiptarët po vuajnë pasojat e zgjedhjes së tij. Zgjedhja e tij janë krimi, korrupsioni, jo Europa

 

Sot shqiptarët janë në këtë gjendje, kokëulur  të izoluar për shkak të tij.

Megjithatë, në çdo orë të keqe, ka përherë shpresë dhe zgjidhje për ata që duan lirinë, demokracinë dhe Europën.

 

Sot më shumë se kurrë ne e dimë se ka vetëm një rrugë për të marrë vendin që kemi aspiruar përherë në zemër të Europës! Të përballemi me të vërtetën: se është qeveria e Edi Ramës ajo që na mban larg Europës.

 

Në emër të Partisë Demokratike, siguroj shqiptarët se opozita do të bëjë gjithçka për t’u çliruar nga kjo e keqe e madhe, në mënyrë që të realizojmë së bashku anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

 

Ju faleminderit!

 

 

Pyetje: Zoti Basha, në qershorin e vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhje lokalet, pikërisht atëherë kur pritet që ne të amrrim një vendim nga vendet anëtare. Duke patur parasysh që reforma zgjedhore dhe zgjedhjet janë kusht [ër negociatat, a mendoni ju se do të jetë e pafavorshme situata për t’u hapaur negociatat në qershorin e 2019-ës? Dhe pyetja e dytë. Në konkluzionet e Këshillit ka një paragraph, ku këshilli vë re me shqetësim tendencat për të bojkotuar Parlamentin de thekson nevojën për dialog. Nga ana jua, për të bërë pjesën tuaj për integrimin a garantoni ju se nuk do të bojkotoni gjatë këtij viti Parlamentin dhe se do të përpiqeni për dialog për reformat që kanë lidhje me BE, për aq sa ju përket ju?

Basha: Shqetësimi kryesor nga Bashkimi Europian dhe nga vendet që kanë bllokuar hapjen e negociatave, është krimi dhe korrupsioni tashmë të ngritura në sistem nga qeveria e Edi Ramës. Ministri i parë i Brendshëm I lidhur me drogën, Ministri i dytë i Brendshëm I lidhur me drogë, Kryetari i grupit parlamentar i lidhur me pastrimin e parave të drogës., ekonomia e kapur nga paratë e drogës, ky është shqetësimi kryesor. Jua kanë thënë me zë dhe me figurë, gjermanët, hollandezët, francezët. Është shpalosur, për fat keq, në mediat kryesore të vendeve europiane arsyeja se pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Sepse nuk lufton krimin  dhe korrupsionin, sepse nuk ndëshkon politikanët e lidhur me krimin e korrupsionin dhe politikanët e korruptuar. Pa zgjidhur këtë problem, Shqipërisë do të vazhdojë t’i mbetet e mbyllur dera e Europës. Sot është më e qartë se kurrë se ky problem nuk mund dhe nuk do të  zgjidhet nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Ndaj prioriteti kombëtar, prioriteti popullor, prioriteti i çdo shqiptari që do vendin e tij, familjen e tij, që do të jetojë e të ndërtojë jeten e tij këtu, është që së bashku të gjejmë e të vëmë në jetë zgjidhjen e duhur që Shqipërisë t’i hapet drita jeshile për në Europë. Kjo nuk mund të vijë kurrsesi përmes qeverisë së bërë njësh me krimin dhe korrupsionin, pengesës dhe shkakatares së vendimit të djeshëm.

 

Ndërhyrje pa mikrofon për pyetjen e dytë.

 

Basha: Unë I kam lexuar konkluzionet me shumë kujdes. Ju ftojnedhe ju t’I lexoni. Bëhet fjalë që për të ecur përpara duhet bashkëpunim politik. Absolutisht që vetëm bashkëpunimi politik nuk ka munguar nga opozita…

 

Ndërhyrje pa mikrofon për të shpjeguar që nuk bëhet fjalë për Shqipërinë, por është konkluzion i përgjithshëm.

 

Basha: Nuk marr përsipër të diskutoj gjendjen në Maqedoni apo vende të tjera. Në rajon, siç e dini, ka disa probleme në disa vende të tjera që nuk kanë të bëjnë me problemet e Shqipërisë. Pra, ajo që lexoni ju nuk ka lidhje me problemet e Shqipërisë. Në Shqipëri nuk është problem konfrontimi politik, përkundrazi është konfrontimi që opozita po i bën të vërtetave të dhimbshme të Shqipërisë. Është e vetmja shpresë për të dalë nga llumi i krimit dhe korrupsionit që po na mban larg Europës. Prandaj që të jeni të qartë të gjithë ju: opozita do të intensifikojë në të gjitha format dhe mënyrat, luftën e saj ndaj krimit dhe korrupsionit, për transparencë, llogaridhënie dhe shtet të së drejtës, për Demokraci dhe zgjedhje të lira e të drejta. Problemi kryesor i vendit, ai që po na mban larg Europës janë krimi dhe korrupsioni. Bashkë me qytetarët ne do të marrim të gjithë hapat e nevojshëm, siç ju garantova sot në fund të deklaratës sime, për ta larguar këtë të keqe që po na mban larg Europës. Këtu po na mban larg Europës, ndërkohë që qytetarët po i nxjerr azilantë dhe errefugjatë në Europë. Kjo duhet dhe do të marrë fund. Kjo do të marrë fund, kur të kemi një qeverisje europiane, që sillet si europiane, që harton dhe zbaton politika europiane për qytetarët e saj dhe kjo nuk është qeverisja që kemi sot.

 

Pyetje: A keni prova për të paraqitur për akuzat ndaj Taulant Ballës dhe a jeni ju I shqetësuar për kundërakuzën e tij për lidhjet e bandës së 3.5 milionë eurove me ju?

Basha: Përgjigjen e morët dje nga Edi Paloka për këtë çeshtje.

 

Pyetje: Fakti që Maqedonia dhe Shqipëria   kanë të njëjtin dokument, rokomandim, njësoj pas 1 viti, pse ju thoni shuplakë për Ramën? A nuk tregon krize të BE,  siç thotë Macron?

Basha: Duhet të jeni të saktë kur citoni. Shqipërisë nuk i hapen negociatat për pamjaftueshmëri në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit është prioritet edhe në Maqedoni. Krimi I organizuar, lidhjet e krimit të organizuar me politikën, janë problem unik i Shqipërisë që na mbyll derën e negociatave. Ka pesë vjet Edi Rama kryeministër dhe kushtet e Shqipërisë sa vijnë e rëndohen, një vit ka qeveria në Maqedoni dhe rekomandimi është shumë më pozitiv, shumë më i lehtë për Maqedoninë. Pra, të tjerat janë pjesë e propagandës qeveritare. Natyrisht BE ka patur që prej ditës së parë të tij dhe do të ketë sa të jetë jeta reforma të brendëshme, sfida të brendshme për të kapërcyer. Refuzimi për hapjen e negociatave ka të bëjë vetëm faktin se vendet anëtare kanë gjykuar se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri janë në nivele alarmante dhe se kjo qeveri jo vetëm nuk i lufton , por është pjesë e krimit të organizuar dhe është e zhytur në korrupsion. Kjo është arsyeja pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat. As nuk shqyrtohet fare ditën e nesërme çeshtja e hapjes së negociatave. Këto janë të vërtetat.

 

Pyetje: Zoti Basha, ju folët për intensifikim të aksionit opozitar. A është bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës pjesë e këtij aksioni?

Basha: Unë e di që ju doni të nxirrni një lajm tjetër sot.  Por unë po ju them edhe njëherë se lajmi sot është ky, jo ai që kanë porositur qeveritarët në ekranet e kapura e të fashuara me paratë e krimit e të drogës, të korrupsionit dhe të lejeve të ndërtimit, pra është ky: Që Shqipërisë nuk i hapen negociatat se nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Edi Rama ka gënjyer, nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Përkundrazi, krimi dhe korrupsioni janë shqetësime, të cilat i kanë mbyllur edhe kësaj rradhe për herë të dytë, pas dhjetorit 2016-të, derën e Europës dhe do t’ia mbyllin përsëri në qershor 2019, nëse vazhdojmë kështu, nëse vazhdojmë të pranojmë dhe të hamë gënjeshtrat e Edi Ramës. Prandaj ky është momenti për një kthesë të madhe. Opozita patjetër që do të bëjë detyrën e saj, Partia Demokratike patjetër që do ta bëjë detyrën e saj, por është një detyrë që i takon çdo qytetetari, duke përfshirë edhe median .

 

Pyetje:  Kanë nisur kundërakuzat nga qeveria, se perfaqësues të PD- së kanë lobuar kundër hapjes së negociatave, kjo u tha edhe nga Ministri i Jashtëm Bushati. Keni ndonjë koment?

Basha: Çfarë prisni?!  Fajin do ta kenë të gjithë; të parët fajin do ta kemi ne, të dytët do ta keni ju, të tretët fajin e ka Franca, Gjermania, Holanda, Krichbaum. I vetmi që nuk ka faj është Edi Rama, Agron Xhafaj, Saimir Tahiri, Habilajt, Balilajt. Këta nuk kanë faj, Elvis Roshi, këta nuk kanë faj. Këta kanë bërë gabime rinore, në të tjerët kemi faj që nuk hapen negociatat.

 

Pyetje: Si i komentoni deklaratat e ambasadorëve që përshëndesin procesin, ndërkohë që ju flisni për dështim.

Basha: Nuk komentoj fare deklaratat e diplomatëve në Tiranë.

Dështimi i sotëm është dështimi edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme, u bënë njësh me propagadën e Edi Ramës, nuk panë drogën, nuk panë krimin, nuk panë korrupsionin. Por siç e kemi thënë në Europë nuk hyhet me mashtrime, nuk hyhet me gënjeshtra, nuk hyhet me fasada dhe ky është realiteti me të cilin përballemi sot. Kjo është fatura e gënjeshtrave, mashtrimeve, pavarësisht se nga vijnë e kush i bën.

 

Pyetje: Ju flisni për luftën kindër krimit dhe korrupsionit. Pse nuk përmendni edhe kushtin tjetër për të cilin opozita duhet të gëzohet, si reforma zgjedhore dhe realizimi i zgjedhjeve të lira?

Basha: Absolutisht e thashë edhe në fjalën time që një nga arsyet e refuzimit është manipulimi i zgjedhjeve. Nuk është përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it ajo që zgjidh problemin, nuk është as vetëm një reformë e thellë zgjedhore në letër. Në qoftë se me një “Toyota Yaris” të hyjnë 3 milionë euro të drogës të politikanëve shqiptarë, siç shkruante përditshmja franceze “Liberation” sot, e keni parë apo jo  “paratë e drogës janë paratë e politikanëve shqiptarë”, çfarë zgjedhjesh mund të bëhen në një vend të tillë, në qoftë se vendi drejtohet nga një narko qeveri?!

 

Pyetje: Që kur u kthyet nga vizita juaj në Gjermani pas raportimit dhe në Bundestag ishit pesimistë për hapjen e negociatave. Ndëkohë që koha kalonte dhe situata në BE ndërlikohej, a ndërtuat ju një plan për kthesë  e madhe që ju folët dhe mbrëmë dhe sot?

Basha: Plani i parë është të përballemi me të vërtetën, unë, ju në këtë sallë, Partia Demokratike, partitë e tjera opozitare, qytetarët shqiptarë, të përballemi me të vërtetën. Pse na thanë jo? Pse nuk hapen negociatat? A hyn dot në Europë një vend që nuk bën dot zgjedhje të ndershme? A hyn dot në Europë një vend që i ka ministrat e Brendshëm njëri pas tjetrit të lidhur me drogën dhe me baronët e drogës ? A hyn dot në BE një vend ku politika është e lidhur me krimin dhe ky pushtet i lidhur me krimin ka kapur edhe drejtësinë; Prokurorin e Përgjithshëm, Prokurorin e Krimeve të Rënda, ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese? Praktikisht, ka shkatërruar, stopuar procesin e reformës në drejtësi? A hyn dot në Europë një vend që eksporton drogë dhe importon paratë e pista të drogës për të investuar për pastrim parash në flluska ndërtimi, në incenerator për të djegur plehrat e Europës? A hyn dot në Europë një vend që harxhon çdo vit e më pak për brezin e vet të ri dhe çdo vit e më shumë për fasada, PPP dhe projekte korruptive me të cilat majmen qeveritarët?

 

Këto janë pyetjet.

 

Nuk është një proces teknik ku duhet të korrigjojmë pak shënjestrën e t’i themi Edi Ramës, ndrysho pak ngjyrën e atleteve. Ky është një dështim politik i paralajmëruar. Mënyra sesi Edi Rama po e trajton këtë dështim politik tregon fare qartë se në qoftë se nuk bëjmë një kthesë të madhe, e njëjta gjë na pret edhe pas një viti, i njëjti refuzim na pret edhe pas një viti.  Ndaj së bashku duhet të vendosim për këtë kthesë të madhe dhe t’i japim formë kësaj kthese të madhe. Sa na takon ne, sa i takon opozitës, ne do të bëjmë gjithçka, ju garantoj se ne do të bëjmë gjithçka për ta larguar këtë të keqe të madhe si rruga e sigurt për t’i kthyer perspektives europiane për vendin.

 

Faleminderit!