Ligji që miratoi Edi Rama ligjëron vjedhjen dhe grabit tokën në mes të Tiranës për të ndërtuar 6 kulla betoni dhe nuk ka lidhje me kulturën e as me teatrin

Qëllimi kryesor i projektit është pastrimi dhe qarkullimi i parave të pista të drogës, krimit dhe korrupsionit

Edi Rama kreu një akt barbar, me një urrejtje për kulturën që nuk guxuan ta bëjnë as komunistët. Edi Rama nuk ka për tu ndalur me kaq. Ai duhet ndalur! Ne i bëjmë thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjërimin e  vjedhjes

Ju bëj thirrje ambasadorëve, ja ku keni një projekt të pastrimit të parave të pista të krimit, ja ku keni një krim që dhunon haptazi sundimin e ligjit

Parlamenti i kthyer në noter të akteve kriminale korruptive të Edi Ramës, do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar

Deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha

Përshëndetje të nderuar përfaqësues të medias, bashkëqytetarë!

Akti i djeshëm është një ligj që ligjëron vjedhjen. I vetmi qëllim është grabitja e tokës në mes të Tiranës për të ndërtuar 6 kulla masive betoni. Nuk ka pra asnjë lidhej me artin e kulturën. Nuk bëhet për Teatrin.

Qëllimi kryesor i projektit është pastrimi dhe qarkullimi i parave të pista të drogës, krimit dhe korrupsionit.

Siç ka raportuar OSBE para disa vitesh, vetëm nga korrupsioni i lejeve të ndërtimit Edi Rama ka përfituar mbi 200 milionë euro.

Imagjino sa ka fituar këto vite nga trafiku i drogës!

Këto para nuk mbahen dot në thasë dhe nuk futen dot të gjitha në bankë. Ndaj Edi Rama ka planifikuar kulla dhe projekte betoni për të pastruar këto para së bashku me të gjitha ato të trafikantëve dhe qeveritarëve të inkriminuar.

Ligji që ka miratuar dje Kuvendi është antikushtetues dhe shkatërrim i shtetit ligjor.

Dje Kuvendi ka votuar për të ligjëruar plaçkitjen dhe krimin. Në këtë mënyrë dje Kuvendi ka konsumuar krimin më të rëndë në historinë e tij 27 vjeçare.

Deri dje krimi dhe korrupsioni ishin antiligjor, sot krimi dhe korrupsioni është ligji i këtij vendi me votën e 75 hajdutëve dhe kryehajdutit Edi Rama.

I ftoj të gjithë shqiptarët të shohin pamjet e mbremshme të Kuvendit, të shikojnë se si i urdhëronte kapobanda deputetët e tij dhe si ata i bindeshin si ushtarë hajdutë të vegjël, patur, pa dinjitet.

Projekti i Edi Ramës është një akt barbar, plot urrejtje  ndaj kulturës, identitetit dhe qytetarisë.

Është nëj akt të cilin nuk guxuan ta bëjnë dot as komunistët.

Edi Rama është një shkatërrues serial i pamëshirshëm i çdo vlerë të ndërtuar në historinë e Tiranës; shkatërroi kinema 17 Nëntori për të bërë një pallat të shëmtuar betoni në mes të Tiranës, shkatërroi fushat dhe terrenet sportive për ti mbushur me  beton shkatërroi stadiumin “Qemal Stafa” për ta zëvendësuar me kullën e tij të betonit. Tani po kërkon shkatërrimin e Teatrit dhe shkatërrimin total të çdo monumenti kujtese që ka mbetur në qendër të Tiranës.

Edi Rama është njeriu që fushat dhe kodrat përreth Tiranës i ktheu në fusha të  shëmtuara betoni për para e për pushtet.

Është njeriu që e ktheu Tiranën në një lavatriçe të pastrimit të parave me lejet e ndërtimit, por tani po e kthen gjithë Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës.

Edi Rama nuk ka për tu ndalur me kaq. Ai duhet ndalur!

Ne i bëjmë thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjërimin e  vjedhjes.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen artistëve, aktivistëve dhe të gjithë atyre që kanë protestuar me kurajo prej muajsh. Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenca dhe mosveprimi.

Bashkë nuk ka njeri që ta shembë Teatrin!

Ju bëj thirrje ambasadorëve të vendeve tona partnere, ja ku keni një projekt të pastrimit të parave të pista të krimit, ja ku keni një krim që dhunon haptazi sundimin e ligjit, ja ku keni një akt që bie ndesh me detyrimet e integrimit europian, ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj.

Nëse nuk flisni sot nuk ka për t’ju besuar askush kur të flisni nesër.

Babëzia dhe hajdutëria e Edi Ramës kanë konsumuar dje aktin më të rëndë të ligjërimit të vjedhjes dhe pastrimit të parave të drogës. Por beteja vazhdon dhe do të vazhdojë derisa ta ndalim, derisa ta mundim këtë taleban të kulturës dhe narkoman, që në fakt janë e njëjta gjë.

Ne do të përballemi në rrugë dhe në sheshe. Ne do të mbështesim pa asnjë hezitim çdo akti të paralajëmruar nga arsitët në ambientet e Teatrit e kudo .

Por po e them sot para jush, le ta dëgjojë mirë çdokush, kryehajduti dhe banda e tij posaçërisht:  Parlamenti i kthyer në noter të akteve kriminale korruptive të Edi Ramës e aq më tepër kur ai ka asgjësuar të gjitha institucionet e drejtësisë do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar që janë më shumë dhe më të fortë se 75 hajdutët.

Faleminderit!

Pyetje: Z.Basha, dje në mënyrë simbolike PD dhe deputetët e opozitës hodhën kartonët e votimit në drejtim të qeverisë. Ju folët në fakt për një betejë që vazhdon dhe Parlament që do të zhbëhet. Gjatë paradites keni thirrur edhe mbledhjen e grupit parlamentar a është diskutuar për masa ekstreme siç është bojkoti apo edhe djegia e mandateve të deputetëve të opozitës? A  mund të na thoni zyrtarisht cilat janë arsyet e mungesës tuaj dje në organizimin e lamtumirës së ambasadorëve?

Basha: Pyetja e dytë është fare e thjeshtë. Me përjashtim të qenieve mbinatyrore, qeniet njerëzore nuk kanë aftësinë të jenë në dy vende në të njëjtën kohë, ne ishim në Parlament. Për pyetjen e parë, ajo që sapo thash është e qartë. Mjetet dhe kalendarin nuk kam ndërmend t’i bëj subjekt të sensacionve mediatike. ​Të jeni të sigurt se jemi të vendosur t’i ndjekim hap pas hapi të gjitha etapat dhe të gjitha opsionet; ku djegia e mandatave është opsioni më i lehtë, përballja dhe çlirimi i parlamentit, çlirimi i Shqipërisë nga krimi është objektivi ynë dhe ne do ta arrijmë së bashku me të gjithë qytetarët.

Faleminderit!