Të dashur bashkëqytetarë, gjatë gjithë ditës ju dhe fëmijët tuaj keni përjetuar dhe keni parë përmes ekraneve ngjarje tronditëse që janë zhvilluar në Jal; dhunimin barbar të banorëve, të të rinjve dhe madje edhe të fëmijëve, të cilët u ngritën në mbrojtje të banesave të tyre dhe objekteve të tjera, të shkatërruara barbarisht nën dhunë policore dhe bandideske nga banditët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Prania policore në Jal ka një dhe vetëm një qëllim; për të grabitur trojet e çmuara të Jalës.
Kjo ndërhyrje ka qenë e dhunshme, e paligjshme dhe me akte të rënda si arestimi dhe shoqërimi i të miturve.
Dëshmitarët dhe banorët kanë dëshmuar sot në media se toka do t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shndërruar më pas në pasuri të miqve të Edi Ramës. Është e njëjta skemë mafioze grabitje si Teatri Kombëtar.
Banorët vunë në dukje se shembja e banesave të tyre është bërë pa asnjë lajmërim, me pretendimin se janë pa leje, ndërsa kompleksin e Alban Xhillarit, një prej financuesve të pasurisë së pasurisë prej 200 milionë eurosh që OSBE-ja ka deklaruar se Edi Rama posedon tash sa vite, mirëbërësit dhe donatorit të Edi Ramës, që ka zaptuar të gjithë bregun e Jalit, nuk e preku fare ky operacion i banditëve me uniformë
Deputetët tanë, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj u nisën menjëherë pasi shpërtheu konflikti me veprimtarinë tinzare që nisi në orët e para të mëngjesit pa asnjë njoftim dhe dhunimit të banorëve nga Policia.
Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë me banorët dhe me përfaqësuesit tanë, deputetët e opozitës.
Kryeinspektori Fatmir Meta, Fatmiri i Nasibesë siç njihet ndryshe, kërcënoi deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ndërsa ai bënte detyrën në krah të njerëzve, duke i kërkuar llogari kryeinspektorit dhe banditëve të tij për veprimet e tij antiligjore.
Për ata që nuk e njohin, sepse janë tepër të rinj ose dhe e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmiri Nasibesë, Fatmir Meta, është ish-shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët.
Me makinën e shefit të komisariatit të Tropojës, pra të Fatmir Metës, udhëtoi me 12 Shtator 1998 për në Tiranë, banda që ekzekutoi heroin e demokracisë, Azem Hajdari. Po atë natë, me makinën e shefit të tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformën e policisë u kthye në Tropojë e pandaluar nga askush.
Nën përgjegjësinë e plotë të Fatmir Metës, komisariati i Tropojës veshi nën uniformë bandat dhe banditët që terrorizuan të gjithë veriun e Shqipërisë.
Gjatë kësaj periudhe në territorin ku drejtonte rendin dhe sigurinë publike së bashku me bandat, u vodh 3 herë Banka e Kursimeve të Tropojës dhe u vranë 86 qytetarë, një prej të cilëve oficer i Policisë së Shtetit, brenda ambjenteve të komisariatit.
Këto janë bëmat e Fatmir Metës i cili u emërua në krye të komisariatit të Tropojës si shpërblim për anëtarësinë e tij në bandën kriminale të Zani Çaushit. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, i shërben bandës së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Rama dhe Xhafaj e kanë hedhur policinë në sulm kundër popullit për të mbrojtur grabitjen, për të mbrojtur oligarkët, për të mbrojtur kriminelët, me të cilët ndajnë paratë.
Nga Kukësi, në Tiranë, në Lushnjë, në Jal e në gjithë Shqipërinë banditët e Edi Ramës me uniformë si Fatmir Meta me shokë po ushtrojnë dhunë dhe terror mbi qytetarët.
Kur policia arrin të dhunojë një deputet, është e qartë se ajo është kthyer në një bandë pa tru në shërbim të kryesundimtarit.
Nuk ka më siguri për askënd me përjashtim të kriminelëve. Sot në Shqipëri janë të sigurtë vetëm kriminelët të cilët bëjnë ligjin me bekimin dhe ndihmën e Edi Ramës.
Sot duhet t’i drejtoj këtij banditi dhe kryebanditit një mesazh të drejtpërdrejtë.
Partia Demokratike do të depozitojë sot një kallëzim penal për kryebanditin Fatmir Metën. Drejtësia e ka shpëtuar njëherë për vrasjen e Azem Hajdarit. Kamikazët e Edi Ramës në Prokurori dhe në Gjykata mund tia bëjnë të lehtë për pak muaj, por rrota e drejtësisë do të kapë për bishti.
Ndërsa padrionit të tij, Edi Ramës, po i jap këtë paralajmërim:
Një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës, nga banditi yt Fatmir Meta apo banditët e tjerë, që ke lëshuar si zagarë në të gjithë Shqipërinë, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama, në kokën tënde.