• Do të bashkëpunoj me prokurorinë, megjithë mungesën e besimit, për të mos i lënë asnjë alibi që të mbyllë çështjen për Agron Xhafajn, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, i përfshirë në trafik droge.
  • Prokurorisë i dorëzova një material për ta nxitur të bëjë detyrën me paanshmëri dhe të marrë në pyetje persona që janë deklaruar se kanë dijeni për çështjen, Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe Taulant Balla. 

ERVIN SALIANJI, DEPUTET PD

Pyetje: Çfarë u pyetët nga Prokuroria?

Salianji: Në kuptimin e provës, dorëzova në prokurori në mënyrë proceduriale dhe me procesverbal, një material të cilin e kam dhe, besoj, se do ta bëj publik edhe për ju, pak më vonë, për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes. Edhe unë isha sot në prokurori me këtë cilësi, si person që kam dijeni për rrethanat e çështjes.

Qëndrova gjatë për të dhënë çdo përgjigje dhe për t’i shkuar deri në fund të vërtetës dhe për të mos i lënë asnjë alibi prokurorisë për të shmangur apo për të mos çuar deri në fund hetimin për Agron Xhafën, vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa, i cili drejtonte trafikun e drogës në Vlorë.

Është e qartë që Fatmir Xhafa nuk mund ta hetojë vetë veten, ai sot drejton hetimet për vëllain e vet, të kapur në trafik droge. Bashkë me Ramën po përdorin gjithë infrastrukturën shtetërore dhe pushtetin politik që kanë të dy, për të varrosur çështjen e Fatmir Xhafajt. Për këtë arsye, unë nuk kam besim tek prokuroria, ashtu si gjithë publiku tanimë, dhe kam arsye të forta për këtë.

Së pari, ka 5 muaj që vetëm zvarritet çështja nga ana e prokurorisë, një çështje shumë e thjeshtë, për t’i lënë mundësi Ramës dhe Xhafës si Ministër i Brendshëm për të sajuar prova, për të shantazhuar dhe blerë dëshmitarë apo për të kërcënuar personat e përfshirë në këtë çështje.

Së dyti, siç e thashë, Prokuroria dhe qeveria, Ministri i Brendshëm lejoi që personi kryesor i përfshirë në këtë çështje, Agron Xhafaj, të largohej në Itali për të vuajtur një dënim të vjetër dhe për të mos u dënuar për veprën penale të re që është trafikimi I lëndëve narkotike me ndihmën e vëllait të vet ministër i brendshëm.

Së treti, prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryeministrin Edi Rama i cili deklaron nga mëngjesi deri në darkë se ka aktekspertizën.

Pyetje: Ekspertiza e ardhur nga Britania e Madhe rrëzon versionin e bërë publik nga Partia Demokratike. A u njohët ju zyrtarisht me këtë ekspertizë dhe a ju bënë pyetje rreth kësaj ekspertize të ardhur? 

Salianji: Janë broçkulla. Siç edhe e thashë, janë broçkulla të cilat i broçkullit kryeministri nga mëngjesi deri në darkë dhe i pompojnë mediat rrotull kryeministrit. Nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk janë thirrur si persona që kanë dijeni për rrethanat e çështjes Edi Rama dhe Fatmir Xhafa që deklaron nga mëngjesi në darkë që ka prova, dhe Taulant Balla që është i përfshirë po aq dhe deklaron për para dhe dëshmitarë.

Pyetje: Çfarë do të ndryshonte për çështjen thirrja e këtyre 3 personave?

Salianji: ja, po jua them se çfarë do të ndryshonte thirrja e këtyre 3 personave që I bëjnë presion prokurorisë dhe broçkullisin për qytetarët mashtrime, përfshirë edhe mashtrime të këtij lloji.

Pyetje: Zoti Salianji, ku është materiali origjinal, pse nuk e keni dorëzuar? 

Salianji: Unë nuk jam prokurori i çështjes, unë jam deputet i Partisë Demokratike që kam publikuar një material investigativ të bërë publik nga gazetarët. Ne kemi paraqitur të gjitha provat konkrete dhe po ju them se kam çmontuar për dy orë të gjithë të pavërtetat që qarkullojnë në media, të cilat nuk mund t’i bëj publike këtu, sepse janë pjesë e sekretit hetimor, por që prokurorinë dhe shteti i gjithë, përfshirë edhe ministrin e brendshëm që drejton hetimet për vëllain dhe heton vetveten, nuk kam asnjë provë dhe asnjë alibi se pse nuk e ka arrestuar dhe nuk vuan sot dënimin si gjithë qytetarët e tjerë vëllai i vet Agron Xhafa.

Pyetje: Z.Salianji, ju na thatë që do të vini në dispozicion disa pamje filmike. A mund të na shpjegoni se çfarë përmbajnë këto pamje?

Salianji: Përmbajnë provën për personat e tjerë që kanë dijeni për rrethanat e kësaj çështje për të treguar dy standardet që Prokuroria e kapur nga Edi Rama për të thirrur, unë do të jem sa herë që të jetë e nevojshme për të mos i lënë asnjë alibi as Edi Ramës, as Partisë Socialiste as Fatmir Xhafajt që kjo çështje po pengohet për shkak të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj, por që t’i shkohet çështjes deri në fund, duhet të thirren si persona që kanë dijeni për rrethanat e çështjes, tre personat që ju thash pak më sipër.

Pyetje: I druheni një arrestimi për këtë situatë? Ju jeni sot një person si deklarues, por keni dijeni shumë, dy orë keni dëshmuar, ka dëshmuar edhe gazetari Jetmir Olldashi ditë me radhë.

Salianji: Këto janë, e ritheksoj, broçkulla të cilat thuhen nga Fatmiri ose Rama, nuk po them tek gazetarët, por tek mediat e kontrolluara prej tij, nuk ka asnjë element të veprave penale të kryera nga asnjë prej nesh. Personat që duhet të kenë frikë janë Edi Rama, Fatmir Xhafaj, pa diskutim në lidhje në këtë rast me vëllain e tij dhe ofrimit të të gjithë infrastrukturës së nevojshme për të ushtruar veprimtarinë e vetë kriminale në qytetin e Vlorës.

Pyetje: A keni pasur njohje të përparshme me Albert Veliun?

Salianji: Të gjithë të tjerat janë pjesë e sekretit hetimor dhe unë nuk kam njohje me Albert Veliun, as s’e kam shok, as vëlla. Nuk kam asnjë njohje që mos të ketë asnjë keqkuptim. E gjithë tymnaja publike është bërë për të shpëtuar Agron Xhafajn. Sot Agron Xhafaj është në burg, vëllai i tij vazhdon të jetë Ministër për turp të vet!