- Vangjush Dako i ka shpërblyer kriminelët me pasuri dhe pushtet në Durrës për blerjene votave për llogari të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.
- Krimi elektoral, blerja e votave nga bandat dhe shpërblimi me pasuri të tyre nga Vangjush Dako duhet të ndëshkohet! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë!
- Në Shqipëri nuk ka për të patur proces normal politik derisa krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës, të mos ndëshkohet!
ERVIN SALIANJI, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE
Nën drejtimin e bashkisë nga Vangjush Dako, Durrësi është ndarë në parcela të krimit me një qëllim të vetëm: blerjen dhe sigurimin e votave për pushtetin e Edi Ramës.
Përgjimet në dosjen 339 faktojnë se Vangjush Dako pasi i ka shpërndarë kriminelët për të kërcënuar votuesit dhe për të blerë vota, i ka shpërblyer ata me pasuri dhe pushtet në Durrës.
Vangjush Dako, njësoj si Edi Rama, është peng i krimit.
I vetmi ndryshim mes tyre është se për Edi Ramën nuk kanë dalë akoma përgjimet me kriminelët, ndërsa për Vangjush Dakon, tani e kemi të provuar se i lutet kreut të bandës së Avdylajve për takim falenderues pas zgjedhjeve, ushtarët me të cilët Dako komunikon refuzojnë ta shqetësojnë bosin.
Vangjush Dako u betua se nuk u ka bërë bandave asnjë favor, por Partia Demokratike provoi se Avdyljat kishin plazh privat në Durrës.
Vangjush Dako, përveç përpëlitjeve qesharake, nuk tha cili është roli i tij në zgjerimin e biznesit të Avdylajve.
A e ka takuar Gjushi Cinen, një nga anëtar e bandës, për t’i siguruar ndërtimin e Avdylajve në det?
Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh Peposhët e Durrësit, që terrorizuan zonën e shkozetit gjatë zgjedhjeve, kanë marrë parkimin tek sheshi i Stacionit të Trenit.
Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh emëroi administrator në Sukth Bert Hoxhën person me precedentë të rëndë kriminale bashkë me vëllain e tij Gëzim Dankshi/Hoxha i cili u shpall në kërkim, pasi sulmoi me armë përfaqësuesit e PD në fushatën e Dakos 3 vjet më parë.
Po persona të tjerë të lidhur me bandat e Durrësit apo të dënuar vetë për krime, që kanë mbledhur vota për Edi Ramën në zgjedhje, si:
Rud Taullai me linjat e transportit urban ka përfituar privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës?
Kep Arapi me ndërtime në mijëra metra katrorë tek Gjiri i Lalzit ?
Ron Shqopa, Drejtor i rëndësishëm në Durrës?
Mbi çfarë kriteresh i kanë përfituar ata privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës?
Për këtë ka vetëm një përgjigje. Krimi elektoral i lidh të gjithë këta bashkë.
Krimi elektoral, blerja e votave nga bandat dhe shpërblimi me pasuri të tyre nga Vangjush Dako duhet të ndëshkohet!
Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë!
Në Shqipëri nuk ka për të patur proces normal politik derisa krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës, të mos ndëshkohet!