Delegacioni i Forumit Rinor të Partisë Demokratike kryesuar nga Belind Këlliçi, mori pjesë në Kongresin e XII të Forumit të Forumit Rinor të Partisë Popullore Europiane YEPP me temë: “Revolucioni digital: Detyrë e Europës për ta udhëhequr atë”.
Në kete kongres u zgjodh edhe bordi i ri drejtues i YEPP si dhe Presidentja e re e kësaj organizate, Lidia Pereira e cila pranoi me shumë kënaqësi ftesën e kryetarit të FRPD për të vizituar Shqipërinë në muajt në vijim.
Në lidhje me situatën aktuale të të rinjve në Shqipëri, z. Këlliçi u shpreh se rritja e tarifave të studimit ka pamundësuar ndjekjen e studimeve për shumë të rinj me rezultate te larta. Tarifat e edukimit janë rritur nga 6 deri në 10 herë ndërsa varfëria dhe mjerimi janë shtuar. 110 mijë të rinj janë larguar në shifra zyrtare. Mijëra të tjerë janë larguar në 2017, në atë që njihet si emigrimi i heshtur. Ikin por nuk regjistrohen si azilkërkues.
Mbi 50% e të rinjve në Shqipëri shohin si të ardhme vetëm emigrimin. Largimi i trurit është një këmbanë alarmi. Mbi 1000 infermierë e 600 mjekë janë larguar nga vendi në vetëm 3 vite.
Shqiperia ndodhet sot ne nje krize politike, institucionale dhe ekonomike per shkak te kapjes nga qeveria te te gjitha institucioneve ne menyre te vecane te prokurorise, lidhjes se politikes me krimin dhe perdorimit te krimit per shitblerje votash. Rasti i kryebashkiakut te Durresit Vangjush Dako i kapur ne pergjimet e prokurorise duke komunikuar me trafikante per vota ka zbuluar skemen mafioze te Edi Rames per blerje votash. Dy ish ministra te brendshem te lidhur me trafikante jane larguar fale presionit dhe vendosmerise se opozites. Cdo dite faktohen lidhje te mazhorances me kriminele duke u dhene atyre dhe tendera publike siç eshte rasti i kreut te grupit parlamentar Taulant Balla. PD ka propozuar nismen e vetingut ne politike e cila mbeshtet nga cdo i ri qe kerkon nje Shqiperi si e gjithe Europa ku vendimarrja i takon qytetareve dhe krimit. Ne kete kuader z. Kellici kerkoi dhe mori mbeshtetjen e drejtuesve te rinj te YEPP por dhe te EPP per betejen e opozites shqiptare per ndarjen e politikes nga krimi, per zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Përpos takimeve me drejtues të forumeve dhe organizatave rinore europiane, z. Këlliçi pati mundësinë të takojë edhe kryetarin e grupit parlamentar të EPP dhe kandidatin për President të Komisionit Europian, z. Manfred Weber. Ashtu si sot në krye të grupit më të madh në Parlamentin Europian dhe nesër Weber tha se do të mbështesë të ardhmen europiane të Shqipërisë e cila do të avancojë vetëm me drejtimin e vendit nga PD, siç ka ndodhur deri më sot.
YEPP, ku bën pjesë edhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e zhvilloi në Athinë Kongresin e saj të XII, duke u fokusuar tek revolucioni digital, roli parësor i Europës për të udhëhequr këtë nismë, demokracia në epokën digitale, rëndësia e projekteve start up si dhe zgjedhjet parlamentare europiane.